Njoftim për tv dixhital, Paralajmërim për imazhet e palëvizshme, Sigurimi i hapësirës së instalimit – Samsung UE46D6000TW User Manual

Page 204

Advertising
background image

Shqip - 2

Për më shumë informacione se si mund të përdorni manualin elektronik (p. 14)

Shifrat dhe ilustrimet në këtë manual përdorimi jepen vetëm për referencë dhe mund të ndryshojnë nga pamja e produktit
aktual. Modeli i produktit dhe specifikimet mund të ndryshohen pa njoftuar.

Njoftim për TV dixhital

1. Funksionet që lidhen me TV dixhital (DVB) disponohen vetëm në vendet/zonat ku transmetohen sinjalet dixhitale tokësore DVB-T (MPEG2 dhe MPEG4 AVC)

ose aty ku mund të keni akses tek një shërbim TV kabllor DVB-C (MPEG2 dhe MPEG4 AAC). Ju lutemi konsultohuni me shitësin tuaj vendor për mundësinë e
marrjes së sinjalit DVB-T ose DVB-C.

2. DVB-T është konsorciumi standard evropian DVB për transmetimin e televizionit tokësor dixhital dhe DVB-C është për transmetimin e TV dixhital mbi atë

kabllor. Megjithatë, disa veçori të dukshme si EPG (Guida elektronike e programeve), VOD (Video sipas kërkesës) dhe kështu me radhë, nuk përfshihen në
këto specifikime. Kështu që, për momentin nuk funksionojnë.

3. Megjithëse ky TV përmbush standardet më të fundit DVB-T dhe DVB-C, duke filluar nga [gushti 2008], përputhshmëria me transmetimet e ardhshme tokësore

dixhitale DVB-T dhe me ato dixhitale kabllore DVB-C nuk mund të garantohet.

4. Në varësi të vendeve/zonave ku përdoret ky TV, disa ofrues të shërbimit TV kabllor mund të kërkojnë një tarifë shtesë për këtë shërbim dhe mund t'u kërkohet

të pranojnë kushtet e biznesit të tyre.

5. Disa funksione të TV dixhital mund të mos disponohen në disa vende ose rajone dhe DVB-C mund të mos funksionojë siç duhet me disa ofrues të shërbimit

kabllor.

6. Për më shumë informacione, ju lutemi kontaktoni qendrën lokale të kujdesit për klientin të Samsung-ut.

✎

Cilësia e marrjes së TV-së mund të ndikohet nga ndryshimet në metodën e transmetimit nga njëri vend në tjetrin. Kontrolloni performancën e TV-së
te shitësi vendor i autorizuar i SAMSUNG-ut, ose kontaktoni qendrën telefonike të Samsung-ut nëse mund të përmirësohet apo jo duke rikonfiguruar
vendosjen e TV-së.

Paralajmërim për imazhet e palëvizshme

Shmangni shfaqjen e imazheve të palëvizshme (siç janë skedarët me figura jpeg) ose elementët e imazheve të palëvizshme (siç janë logot e programeve televizive,
panoramat ose imazhet me format 4:3, shiritat e bursës dhe të lajmeve në fund të ekranit etj.) në ekran. Shfaqja e vazhdueshme e figurave të palëvizshme mund të
shkaktojnë krijimin e hijeve në ekranin LED, të cilat mund të ndikojnë te cilësia e imazhit. Për të ulur rrezikun e këtij efekti, ndiqni këto rekomandime:

• Shmangni shfaqjen e të njëjtit kanal televiziv për një kohë të gjatë.
• Mundohuni gjithmonë të shfaqni imazhe me ekran të plotë, përdorni menynë e formatit të figurës së TV-së për një përshtatje sa më të mirë.
• Ulni vlerat e ndriçimit dhe të kontrastit në minimumin e kërkuar për të arritur cilësinë e dëshiruar të figurës, pasi vlerat e tejkaluara mund të shpejtojnë procesin

e djegies.

• Përdorni shpesh të gjitha veçoritë e TV-së, të krijuara për të ulur ruajtjen e imazhit dhe djegien e ekranit, referojuni manualit elektronik për holllësi.

Sigurimi i hapësirës së instalimit

Ruani distancën e kërkuar ndërmjet produktit dhe objekteve të tjera (p.sh. muret) për të siguruar ajrimin e duhur.
Nëse nuk zbatohet kjo gjë, mund të shkaktohet zjarr ose probleme me produktin për shkak të rritjes së brendshme të temperaturës së produktit.

✎

Kur përdoret mbajtëse ose montues në mur, përdorni vetëm pjesët e ofruara nga Samsung Electronics.
• Nëse përdorni pjesë të ofruara nga prodhues të tjerë, kjo gjë mund të shkaktojë probleme të produktit ose lëndim për shkak të rrëzimit të produktit.

✎

Pamja mund të ndryshojë në varësi të produktit.
• Kujdes kur prekni TV-në sepse disa pjesë mund të jenë të nxehta.

Instalimi me mbajtëse.

Instalimi me montim në mur.

10 cm

10 cm

10 cm

10 cm

10 cm

10 cm

10 cm

[UD6000-XH]BN68-03469D-01L17.indb 2

2011-04-01 오후 4:38:05

Advertising
This manual is related to the following products: