Udhëzimet e përdoruesit – Samsung BN68-01528B-02 User Manual

Page 344

Advertising
background image

Shqip - 

Udhëzimet e Përdoruesit

Ruajtja e Imazhit në Ekran

Mos shfaqni një imazh të palëvizshëm (të tillë si në një lojë video ose kur lidhni një PC (Kompjuter)

me këtë PDP) në monitorin plazmë për më shumë se 2 orë, pasi mund të shkaktojë ruajtje të imazhit

në ekran. Kjo ruajtje e imazhit njihet gjithashtu si “screen burn” (djegje e ekranit). Për të shmangur

një ruajtje të tillë të imazhit, zvogëloni shkallën e shkëlqimit dhe kontrastit të ekranit kur shfaqni një

imazh të palëvizshëm.

Lartësia

PDP mund të funksionojë normalisht vetëm nën 2000m lartësi. Ai mund të mosfunksionojë normalisht

në një vend me lartësi mbi 2000m, kështu që mos e instaloni dhe mos e vini në funksionim atje.

Nxehtësia në pjesën e sipërme të TV PDP

Pjesa e sipërme e produktit mund të jetë e nxehtë pas periudhave të gjata të përdorimit, pasi

nxehtësia shpërndahet nga paneli nëpërmjet vrimës së ajrimit në pjesën e lartme të produktit. Kjo

është normale dhe nuk sinjalizon ndonjë të metë ose mosfunksionim të produktit. Megjithatë, fëmijët

nuk duhet të lejohen të prekin pjesën e lartme të produktit.

Produkti është duke bërë një zhumë ‘cracking’ (kërcitëse).

Një zhurmë ‘cracking’ (kërcitëse) mund të ndodhë kur produkti tkurret ose bymehet për shkak të një

ndryshimi në mjedisin rrethues, si p.sh. temperatura ose lagështira. Kjo është normale dhe jo e metë

e njësisë.

Të meta të Elementëve

PDP përdor një panel të përbërë nga 1,230,000 piksela (të nivelit SD) deri në 3,150,000 piksela (të

nivelit HD), të cilat kërkojnë një teknologji të sofistikuar për t’u prodhuar. Megjithatë, mund të jenë

disa piksela të shkëlqyeshme ose të errëta në ekran. Këto piksela nuk do të kenë asnjë ndikim në

funksionimin e produktit.

Shmangi përdorimin e TV në temperaturat nën 5°C(41°F)

Një imazh i palëvizshëm i shfaqur për një kohë të gjatë mund të shkaktojë dëmtim të

përhershëm në panelin PDP.

Shikimi i TV PDP në formatin 4:3 për një periudhë të gjatë kohe mund të

lërë gjurmë të kufinjve që shfaqen në të majtë, të djathtë dhe në qendër të

ekranit, të shkaktuar nga ndryshimi i nxjerrjes së dritës në ekran. Përdorimi i

një pajisje DVD ose të lojrave mund të shkaktojë një ndikim të ngjashëm në

ekran. Dëmtimet e shkaktuara nga ndikimi i mësipërm nuk janë të mbuluara nga

Garancia.

Imazhi mbetës në Ekran.

Shfaqja e imazheve të palëvizshme nga lojra Video dhe PC (Kompjuter) për më shumë se një

periudhë kohe e caktuar mund të prodhojë imazhe mbetës të pjesshëm. Për të parandaluar këtë

efekt, zvogëloni ‘brightness’ (shkëlqimi) dhe ‘contrast” (kontrasti) kur shfaqni imazhet e palëvizshme.

Garancia

- Garancia nuk mbulon ndonjë dëmtim të shkaktuar nga ruajtja e imazhit.

- Burn-in (Djegja e ekranit) nuk është e mbuluar nga garancia.

Instalimi

Sigurohuni që të kontaktoni një qendër të shërbimit të autorizuar kur të instaloni sistemin tuaj në një

vend me shumë pluhur, temperatura të larta ose të ulta, lagështirë të lartë, substanca kimike dhe ku

ai funksionon në mënyrë të vazhdueshme, të tilla si aeroportë, stacionë treni, etj. Moskryerja e kësaj

mund të shkaktojë një dëm të rëndë në sistemin tuaj.

© 2008 Samsung Electronics Co., Ltd. All rights reserved.

Kontaktoni SAMSUNG WORLDWIDE

Nëse keni ndonjë pyetje ose komente në lidhje me produktet Samsung, ju lutemi kontaktoni qendrën

për kujdesin ndaj klientëve të SAMSUNG. (Shihni kopertinën e pasme për më shumë informacion.)

BN68-01528B-02Alb_0529.indd 2

2008-5-29 14:53:34

Advertising