Skil 0705 RA User Manual

Page 118

Advertising
background image

118

g) Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot, etj.

në përputhje me këto udhëzime, duke marrë

parasysh kushtet e punës dhe punën që do të

kryhet. Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme

nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.

5) SHËRBIMI

a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një

person i kualifikuar për riparimet duke përdorur

vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë

ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.

UDHËZIMET E SIGURISË SPECIFIKE PËR KOSITËSET

E BARIT

SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
4

Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit

5

Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)

6

Mos e ekspozoni veglën në shi

7

Jini të vëmendshëm ndaj rrezikut për dëmtime nga

copat që fluturojnë përreth (mbajini personat e tjerë në

një distancë të sigurt nga zona e punës)

8

Kini kujdes nga thikat e mprehta

9

Mbajeni kordonin (zgjatues) larg nga thika rrotulluese e

prerjes

0

Thika e prerjes vazhdon të rrotullohet për pak kohë pas

fikjes së pajisjes (mos e prekni thikën në rrotullim)

!

Fikeni dhe hiqeni spinën para pastrimit/mirëmbajtjes ose

nëse kordoni (zgjatues) është i dëmtuar ose i ngatërruar

@

Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve

familjare

TË PËRGJITHSHME

• Shmangni përdorimin e kositëses në kopshte me lagështi

• Përdoruesi është përgjegjës për aksidentet ose rreziqet

ndaj personave të tjera ose pronës së tyre

• Mos e përdorni kurrë veglën me një mbrojtëse të pasme

me defekt ose kuti bari me defekt

• Kur përdorni veglën pa kutinë e barit, sigurohuni që

mbrojtësja e pasme të jetë në pozicionin e mbyllur

(rrezik dëmtimi nga thika prerëse që rrotullohet)

• Hiqeni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë

- sa herë që e lini veglën të pamonitoruar

- para pastrimit të materialeve të bllokuara

- para kontrollit, pastrimit ose punimeve në vegël

- pas goditjes së një objekti të huaj

- sa herë që vegla fillon të dridhet në mënyrë jo normale

SIGURIA ELEKTRIKE

• Kontrolloni periodikisht kordonin dhe zëvendësojeni me

ndihmën e një personi të kualifikuar, nëse dëmtohet

• Kur përdorni veglën, përdorni një pajisje ndërprerëse të

diferencuar (RCD) me korrent aktivizues maksimumi 30

mA

• Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,

me një kapacitet 16 amper

• Përdorni vetëm kordonë zgjatues të llojeve H05VV-F ose

H05RN-F, të projektuar për përdorim në ambiente të

jashtme dhe të pajisur me një bashkues prizë-spinë

kundër ujit

• Mos e shkelni, shtypni apo tërhiqni kordonin (zgjatues)

• Mbrojeni kordonin (zgjatues) nga nxehtësia, vaji dhe anët

e mprehta

• Kontrollojeni kordonin zgjatues periodikisht dhe

zëvendësojeni, nëse dëmtohet (kordonët zgjatues të

papërshtatshëm mund të jenë të rrezikshëm)

SIGURIA PERSONALE

• Mos e përdorni veglën kur jeni zbathur ose mbani

sandale të hapura; vishni gjithmonë këpucë të ashpra

dhe pantallona të gjata

• Familjarizohuni me komandat dhe përdorimin e saktë të

veglës

• Mos kositni kurrë shumë afër personave (veçanërisht

fëmijëve) dhe kafshëve

• Mbajini gjithmonë duart dhe këmbët larg nga pjesët

rrotulluese

• Qëndroni gjithmonë larg nga e çara e shkarkimit

• Ndizeni motorin sipas udhëzimeve dhe me këmbët mjaft

larg nga thika prerëse

Kjo pajisje nuk është projektuar për t’u përdorur nga

persona (përfshirë fëmijët) me kapacitete të

zvogëluara fizike, ndijore ose mendore, ose me

mungesë të përvojës dhe njohurive, nëse nuk janë

udhëzuar ose mbikëqyrur në lidhje me përdorimin e

pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e

tyre (rregullat lokale mund ta kufizojnë moshën e

përdoruesit)

• Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me pajisjen

• Përdoreni kositësen vetëm me shpejtësinë e ecjes (mos

vraponi)

• Vendosini mirë këmbët në vende të pjerrëta dhe mos

kositni në pjerrësi shumë të madhe

• Kini shumë kujdes kur lëvizni mbrapsht ose kur e tërhiqni

kositësen drejt vetes

PARA PËRDORIMIT

• Kontrolloni funksionimin e pajisjes para çdo përdorimi

dhe, në rast defekti, riparojeni nga një person i

kualifikuar; mos e hapni kurrë vetë pajisjen

• Kontrolloni plotësisht zonën ku do të përdoret kositësja

dhe hiqni të gjitha objektet e forta që mund të kapen dhe

të hidhen nga mekanizmi i prerjes

• Sigurohuni gjithmonë që mekanizmi i prerjes të jetë në

gjendje të mirë pune (pjesët e konsumuara ose të

dëmtuara janë zëvendësuar)

• Shikoni që të gjitha dadot, bulonat dhe vidat janë të

shtrënguara për të qenë të sigurt që kositësja është në

kushte të sigurta pune

GJATË PËRDORIMIT

• Kositni vetëm me dritë të mjaftueshme gjatë ditës ose me

një dritë të përshtatshme artificiale

• Mos e anoni veglën kur ndizni motorin ose filloni punën,

përveç se kur vegla duhet të anohet për të punuar në bar

të gjatë (në një rast të tillë mos e anoni më shumë nga sa

është absolutisht e nevojshme dhe anoni vetëm pjesën

që është larg përdoruesit); sigurohuni gjithmonë që të

dyja duart të jenë në pozicionin e punës para se ta ktheni

veglën në tokë

• Sigurohuni që thika prerëse të ketë ndaluar plotësisht kur

e anoni veglën kur kaloni mbi sipërfaqe jo me bar dhe kur

e transportoni në zonën që duhet të kositet

• Kositni përgjatë faqes së pjerrësise (asnjëherë larg dhe

poshtë)

• Kini shumë kujdes kur ndryshoni drejtimin në pjerrësi

• Mos e merrni apo transportoni kositësen kur motori është

në punë

• Fikeni gjithmonë veglën dhe hiqeni spinën nga burimi i

energjisë nëse kordoni elektrik ose kordoni zgjatues

është prerë, dëmtuar ose ngatërruar (mos e prekni

kordonin para se të hiqni spinën)

Advertising