Këshillë për përdorimin, Mirëmbajtja / shërbimi, Mjedisi – Skil 1210 AA User Manual

Page 97: Deklarata e konformitetit

Advertising
background image

97

• Centrimi automatik i rripit (ABC)

- centron rripin automatikisht kur ndizni pajisjen

- mban rripin të centruar gjatë smerilimit

Në rast se rripi del nga pajisja (që shkaktohet kryesisht

nga një cilësi më e ulët e rripit), ju duhet

- ndizni veglën

- të rregulloni vidën E 2 deri sa rripi i smerilimit të

punojë në linjë me anë e rrafshët të pajisjes

- përdorni një rip të ri, nëse rripi del ende nga pajisja

• Thithja e pluhurave5

- boshatisni kutinë e pluhurave G/qesen e pluhurave F

rregullisht për një rendiment optimal të mbledhjen e

pluhurave

- kur përdorni pajisjen me fshesë më korrent, montoni

përshtatësin e fshesës me korrent H si në ilustrim (1215)

- kur është e nevojshme, pastroni gjithashtu edhe filtrin

si në ilustrim

! mos përdorni kutinë e pluhurave/qesen e

pluhurave/fshesën me korrent kur smeriloni metale

• Mbajtja dhe drejtimi i veglës 6

- lëizeni pajisjen paralel me sipërfaqen e punës

! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në

zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri

! mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni

sipërfaqen e smerilimit që të punojë për ju

- mos e anoni veglën për të shmangur shenja të

padëshiruara nga smerilimi

- mbajini të çarat e ajrimit J 2 të pambuluara

kËSHILLË PËR PËRDORImIN

• Për smerilimin e sipërfaqeve të thjeshta të drurit, lëvizeni

pajisjen me lëvizje të drejta në drejtimin e fibrës së drurit

• Për smerilimin e të gjitha sipërfaqeve të tjera, lëvizeni

pajisjen me lëvizje në formë vezake mbi material

• Montoni kornizën e smerilimit K (aksesori 2610398244

nga SKIL) për barazimin e sipërfaqeve pa gërvishtje ose

kanale, dhe sigurohuni që të jetë e vendosur fort 7

! korniza e smerilimit k nxehet gjatë përdorimit;

mos e prekni para se të jetë ftohur

• Mos përdorni kurrë të njëjtin rrip smerilimi për dru dhe për

metale

• Aftësitë gërryese të rekomanduara për rripin e smerilimit:

i ashpër - për heqjen e bojës; për smerilimin e drurit

jashtëzakonisht të ashpër

mesatar - për smerilimin e drurit të ashpër ose të thjeshtë

i imët - për zbutjen e drurit; për lustrimin e drurit të

zhveshur; për lustrimin e sipërfaqeve me bojë

të vjetër

• Përdorni nivele të ndryshme të aftësisë gërryese kur

sipërfaqja e punës është e ashpër:

- filloni smerilimin me aftësi gërryese të ashpër ose

mesatare

- lustroni me aftësi gërryese të imët

• Për më shumë këshilla, vizitoni www.skil.com

mIRËmBAJTJA / SHËRBImI

• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional

• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër

(veçanërisht të çarat e ajrosjes J 2)

- hiqni pluhurin e smerilimit që ngjitet me anë të një furçe

! shkëputni spinën para pastrimit

• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim

dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga një

qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të SKIL

- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin

e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit

e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës

janë të paraqitura në www.skil.com)

mJEDISI

mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe

paketimin së bashku me materialet e mbeturinave

familjare (vetëm për vendet e BE-së)

- në respektim të Direktivës evropiane 2002/96/EC për

pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin

e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike

që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të

mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi

në përputhje me mjedisin.

- simboli 8 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja

për t'i hedhur

DEkLARATA E kONFORmITETIT

• Ne deklarojmë me përgjegjësinë tonë të vetme se ky

produkt i përshkruar në “Të dhëat teknike” është në

përputhje me standardet ose dokumentet e

standardizimit si më poshtë: EN 60745, EN 61000, EN

55014 në përputhje me dispozitat e direktivave 2004/108/

EC, 2006/42/EC, 2011/65/EU

Dosja teknike në: SKIL Europe BV (PT-SEU/ENG1),

4825 BD Breda, Holandë

¹КБВЖО¹Ж¼½К ЗЗ¾¼½Ж

И½К¹МБЗЖЛŵ Ж¿БЖ½½КБЖ¿

 НКЗИ½Ɠˁ˅ʿ˂ ʽ¼¹Ɠ

Д¹¾ БВГ¿К¹¹¾

ИИКЗО¹Д¹Ж¹¿½К

07.08.2013

ZHURmA/VIBRImI

• E matur në përputhje me EN 60745, niveli i trysnisë së

tingullit i kësaj pajisje është 87 dB(A) dhe niveli i fuqisë

së tingullit 98 dB(A) (shmangia standarde: 3 dB) dhe

vibrimi 2,1 m/s² (metoda e krahut-dorës; pasiguria

K = 1,5 m/s²)

• Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me

një provë të standardizuar të dhënë në EN 60745; ajo

mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër

dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur

përdorni pajisjen për proceset e përmendura

- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me

aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund

të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit

- kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur

por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin

e ekspozimit

! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke

mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke i

mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar

mënyrën tuaj të punës

Advertising