Aralajmërimet dhe këshilla, Përdorimi, Mirëmbajtja – Zanussi ZHC6131X User Manual

Page 59

Advertising
background image

59

Aralajmërimet dhe këshilla

• ky libërth me udhëzime për përdorim është parashikuar

për disa versione të aparatit. ka mundësi që të jenë

përshkruar pjesë të posaçme të pajisjeve, që nuk i

përkasin aparatit tuaj.

• Prodhuesi nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për

dëmet e shkaktuara nga instalimi i pasaktë ose jo në

përputhje me rregullat përkatëse.

• Largësia minimale e sigurisë midis Platformës së gatimit

dhe Aspiratorit duhet të jetë prej 650 mm, (disa modele

mund të instalohen në një largësi më të vogël, referojuni

paragrafëve ambalazhi dhe instalimi).

• kontrolloni që tensioni i rrymës elektrike të jetë i njëjtë

me atë të shënuar në targën e vogël brenda Aspiratorit.

• Për Aparate të klasit I sigurohuni që impianti elektrik i

shtëpisë të garantojë tokëzimin e duhur.

• Lidheni Aspiratorin në dalje të ajrit të thithur me tuba

me diametër baras ose më shumë se 120 mm. kalimi

i tubave duhet të jetë sa më i shkurtër që të jetë i

mundur.

• Mos e lidhni Aspiratorin me kanale shkarkimi të tymrave

të shkaktuara nga djegia (kaldaje, oxhaqe, etj.)

• Në rast se në dhomë përdoren si Aspiratori ashtu

edhe aparate që nuk funksionojnë me energji elektrike

(për shembull aparate që përdorin gaz), mjedisi duhet

ajrosur në mënyrë të duhur. Në rast se kuzhina nuk

është e pajisur, krijoni një hapje që të komunikojë me

jashtë, për të siguruar futjen e ajrit të pastër. Përdorimi

i duhur e pa rreziqe përftohet kur depresioni maksimal i

lokalit nuk e kalon masën 0,04 mBar.

• Në rast se teli ushqyes dëmtohet, duhet zëvendësuar

nga prodhuesi ose nga shërbimi i asistencës teknike, në

mënyrë që të parandalohen rreziqet.

• Lidheni Aspiratorin me rrjetin ushqyes me energji duke

ndërvendosur një çelës bipolar me hapje të kontakteve

të paktën 3 mm.

Përdorimi

• Aspiratori është prodhuar vetëm për përdorim shtëpiak,

për të hequr erërat e kuzhinës.

• Mos e përdorni kurrë Aspiratorin në mënyrë të

parregullt.

• mos lini flakë të lira me intensitet të madh poshtë

Aspiratorit në funksionim.

• Rregullojeni gjithnjë flakën në mënyrë që ta shmangni

daljen anash të saj në lidhje me pjesën fundore të

tiganëve.

• kontrolloni fërgueset gjatë përdorimit: vaji i mbinxehur

mund të marrë zjarr.

• mos përgatisni ushqime flambe poshtë aspiratorit të

kuzhinës; ka rrezik zjarri.

• ky aparat nuk duhet përdorur nga persona (përfshi

fëmijët) me aftësi të reduktuara psikike, shqisore ose

mendore, apo nga persona pa përvojë e njohuri, përveç

rasteve kur kontrollohen ose udhëzohen për përdorimin

e aparatit nga persona përgjegjës për sigurinë e tyre.

• Fëmijët duhet të kontrollohen me shumë kujdes që të

mos luajnë me aparatin.

• “kUJdeS: Pjesët që mund të preken mund të bëhen

shumë të nxehta në rast se përdoren me aparatura

pjekëse.”

Mirëmbajtja

• Simboli tek artikulli ose mbi ambalazh tregon se

produkti nuk duhet konsideruar si mbeturinë shtëpiake

normale, por duhet çuar në pikën e posaçme të

mbledhjes për riciklimin e aparaturave elektrike dhe

elektronike. duke e përpunuar këtë produkt në mënyrë

të duhur, kontribuojmë për shmangien e pasojave

potenciale negative ndaj mjedisit e shëndetit, që mund

të rrjedhin nga përpunimi i papërshtatshëm i produktit.

Për informacione më të detajuara për riciklimin këtij

produkti, kontaktoni zyrën komunale, shërbimin vendor

për përpunimin e mbeturinave ose dyqanin ku produkti

është blerë.

• Para se të filloni me çfarëdo veprim mirëmbajtës, fikeni

Aspiratorin duke hequr spinën elektrike ose duke fikur

çelësin e përgjithshëm të korrentit.

• Bëjini Filtrave një mirëmbajtje të përpiktë e të

menjëhershme, sipas intervaleve të këshilluara (rrezik

zjarri).

- Filtra kundër erës së keqe me karbon aktiv W: Filtri

kundër erës së keqe me karbon aktiv nuk mund

të lahet dhe nuk është i rigjenerueshëm, duhet

zëvendësuar rreth çdo 4 muaj përdorimi ose më

shpesh, për një përdorim veçanërisht intensiv.

W

- Filtra kundër yndyrës Z: mund të lahen edhe në

makinë enëlarëse, e duhen larë të paktën rreth çdo

2 muaj përdorimi ose më shpesh, për një përdorim

veçanërisht intensiv.

Z

Llamba të vogla të komandimit atje ku janë të

pranishme

• Për pastrimin e sipërfaqeve të Aspiratorit mjafton të

përdorni një cohë të lagur dhe detergjent të lëngshëm

neutral.

SQ

Advertising