Udhëzime dhe këshilla të nevojshme, Kujdesi dhe pastrimi – Zanussi ZFC623WAP User Manual

Page 7

Advertising
background image

Udhëzime dhe këshilla të nevojshme

Këshilla për ngrirjen

Për t'ju ndihmuar të kryeni pjesën më të

madhe të procesit të ngrirjes, ja tek keni

disa këshilla të rëndësishme:
• sasia maksimale e ushqimit që mund të

ngrihet në 24 orë. është shfaqur në

tabelën e vlerave;

• procesi i ngrirjes zgjat 24 orë. Nuk duhet

shtuar ushqim tjetër për t'u ngrirë gjatë

kësaj periudhe;

• ngrini vetëm ushqime të cilësisë më të

lartë, të freskëta dhe të pastruara mirë;

• përgatitni ushqimin në racione të vogla

për të mundësuar ngrirjen e tij të shpejtë

dhe të plotë si dhe për të bërë të mundur

si rrjedhojë shkrirjen e tij në sasinë e

dëshiruar;

• mbështilleni ushqimin me letër alumini

ose polietileni dhe sigurohuni që paketimi

të jetë hermetik;

• mos lejoni ushqimet e freskëta, të

pangrira, të prekin ushqimet që janë

tashmë të ngrira, në mënyrë që të

shmangni një rritje temperature të këtyre

të fundit;

• ushqimet pa dhjamë ruhen më mirë dhe

më gjatë se ushqimet e yndyrshme; kripa

redukton jetëgjatësinë e ruajtjes së

ushqimit;

• akujt e ujit, nëse konsumohen menjëherë

pas nxjerrjes nga dhomëza e ngrirjes,

mund të shkaktojnë djegie të lëkurës nga

ngrirja;

• është e këshillueshme të shënoni në çdo

pako ushqimi të ngrirë datën e ngrirjes,

për të pasur parasysh kohën e ruajtjes.

Këshilla për vendosjen e ushqimeve të

ngrira

Për të arritur një rendiment sa më të lartë

nga kjo pajisje, duhet:
• të siguroheni se ushqimet e ngrira që

keni blerë janë ruajtur siç duhet nga

shitësi;

• të siguroheni se ushqimet e ngrira të

transportohen nga dyqani në ngrirës, në

një kohë sa më të shkurtër;

• të mos e hapni shpesh kapakun apo ta

lini hapur më gjatë se ç'duhet.

• Pasi e keni shkrirë, ushqimi prishet shpejt

dhe nuk mund të ngrihet sërish.

• Mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes të

përcaktuar nga prodhuesi i ushqimit.

Kujdesi dhe pastrimi

Kujdes Shkëputeni nga korrenti

pajisjen përpara se të kryeni çdo

veprim mirëmbajtjeje.

Kjo pajisje përmban hidrokarbon në

njësinë e saj ftohëse; për këtë arsye,

mirëmbajtja dhe ringarkimi duhet të kryhen

vetëm nga teknikë të autorizuar.

Pastrimi periodik

1. Fikni pajisjen.
2. Shkëputeni pajisjen nga priza.
3. Pastrojeni rregullisht pajisjen dhe

aksesorët e saj me ujë të ngrohtë dhe

sapun neutral. Pastrojeni me kujdes

guarnicionin e kapakut.

4. Thajeni plotësisht pajisjen.
5. Futeni sërish në prizë pajisjen.
6. Ndizni pajisjen.

Kujdes Mos përdorni detergjentë,

produkte gërryes, produkte pastrues

me shumë parfum ose pastrues me

përmbajtje dylli për të pastruar pjesën e

brendshme të pajisjes.

Kujdesuni që të mos dëmtoni sistemin

ftohës.
E rëndësishme Nuk është nevoja të

pastroni zonën e kompresorit.

7

Advertising