AEG DL 6250 User Manual

Page 53

Advertising
background image

53

Zhvendosja etë panelit të komandave
Fig. 2a
Paneli i komandave mund të zhvendoset në një vend tjetër!
(për shembull në balloren e oxhakut të varur)
Për këtë veprim duhet të çmontohet filtri i yndyrërave dhe
korniza mbajtëse.
1. Hiqni dy vidat dhe nxirreni panelin e komandave nga

vendndodhja e vet

Hiqni ushqyesin nga priza.

Kujdes: Kovajo e ushqyesit mjafton për një largësi prej

vetëm 40 cm.

2. Hapeni rrugën e kavos në anën e sipërme të oxhakut dhe

futeni kavon e njësisë së komandës tek gryka. Pas kësaj
vendosni sërisht pajisjen bllokuese.

3. Montoni kapakun me të gjitha pajimet tek hapja e njësisë

së komandës.

4. Bëni një kutizë prej 104 x 25 mm për vendosjen e panelit

të komandave dhe fiksojeni në vendin e ri.

Funksionimi
Oxhaku është i pajisur me një panel komandimi me kontroll të
shpejtësisë së thithjes dhe kontroll të ndjezjes së dritës për
ndriçimin e pllakës së gatimit.
Përdorni shpejtësinë maksimale në rast përqëndrimi të
veçantë të avujve të gatimit. Ju këshillojmë ta ndizni thithësin
5 minuta para se të filloni të gatuani dhe ta lini të punojë për
rreth 15 minuta pas përfundimit të gatimit.

Mirëmbajtja
Kujdes! Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje,
shkëputeni oxhakun nga rryma elektrike duke hequr
spinën ose duke ulur siguresës e përgjithshme të
banesës.
Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here (të paktën me të
njëjtën kohëzgjatje që kryehet mirëmbajtja e filtrave të
yndyrës), si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Për pastrimin
përdorni një leckë të njomë me ilaç larës të lëngët jogërryes.
Mos përdorni produkte që përmbajnë gërryese. MOS
PËRDORNI ALKOL!
Kujdes:
Mosrespektimi i rregullave të pastërtisë së pajisjes
dhe të zëvendësimit të filtrave përbën rrezik zjarri. Bëni kujdes
që të zbatoni udhëzimet e dhëna.
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për dëme të mundshme tek
motorri, për zjarre të shkaktuara nga mosmirëmbajtja apo nga
moszbatimi i vërejtjeve të mësipërme.

Filtri antiyndyrë
Fig. 1-13
Filtri antiyndyrë metalik
duhet të pastrohet një herë në muaj
me detergjentë jo gërryes, me dorë ose me makinë larëse me
temperaturë të ulët dhe me cikël të shkurtër.
Kur lahet në makinë larëse, filtri antiyndyrë metalik mund të
çngjyroset, por karakteristikat e tij të filtrimit nuk ndryshojnë
aspak.

Filtri prej karboni aktiv (Vetëm për Llojin Fitrues)
Fig. 11

Type 150 LONG LIFE – Filtër prej karboni aktiv që mund të

lahet

Filtri prej karboni mund të lahet çdo dy muaj me ujë të
ngrohtë dhe detergjentë të përshtatshëm ose në makinë
larëse në
65°C (në rastin kur lahet në makinë larëse përdor
ciklin e plotë të larjes pa enë brenda).
Hiqeni ujin e tepërt pa e dëmtuar filtrin, më pas hiqeni
dyshekun e vogël të vendosur në brendësi të shasisë prej
plastike dhe vendoseni në furrë për 10 minuta në 100 ˚C për
ta tharë përfundimisht.
Zëvendësojeni dyshekun e vogël çdo 3 vjet dhe sa herë që
lecka të jetë dëmtuar.

Type 150 - Filtër prej karboni aktiv që NUK lahet
Bllokimi i filtrit të karbonit vërehet pas një përdorimi pak a
shumë të gjatë sipas llojit të kuzhinës dhe rregullsisë së
pastrimit të filtrit të yndyrës. Sidoqoftë është e nevojshme të
zëvendësohet të paktën çdo katër muaj.

NUK mund të lahet dhe të rivendoset.

Zëvendësimi i Llambave
Fig. 14
Shkëputeni pajisjen nga rryma elektrike.
Kujdes! Përpara se t’i prekni llambat sigurohuni që të jenë
ftohur.
Zëvendësojeni llambën e djegur vetëm me llamba PL prej
11W (G23)

Advertising