LG 50PB560V User Manual

Page 297

Advertising
background image

6

SHQIP

UDHËZIMET MBI SIGURINË

y

y

Mos e instaloni produktin në vende si p.sh. në rafte të paqëndrueshme ose në

sipërfaqe të pjerrëta. Gjithashtu, shmangni vendet ku ka dridhje ose aty ku produkti

nuk mund të mbështetet plotësisht.

Në të kundërt, produkti mund të bjerë ose të rrëshqasë, gjë që mund t'ju shkaktojë

lëndim ose mund të dëmtojë produktin.

y

y

Nëse e instaloni TV-në mbi një mbështetëse, duhet të merrni masa që të shmangni

përmbysjen e produktit. Në të kundërt, TV-ja mund të bjerë, gjë që mund të shkaktojë

lëndim.

y

y

Nëse keni ndërmend që ta montoni pajisjen në mur, lidhni ndërfaqen e montimit në mur VESA (pjesët

fakultative) në pjesën e pasme të pajisjes. Kur e instaloni TV-në për montim në mur (pjesë fakultative),

bashkojeni me kujdes në mënyrë që të mos bjerë.

y

y

Përdorni vetëm pjesët shtesë / aksesorët që specifikohen nga prodhuesi.

y

y

Kur të instaloni antenën, konsultohuni me një punonjës shërbimi të kualifikuar.

Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.

y

y

Ne rekomandojmë që të mbani një distancë prej të paktën sa 2 ose 7-fishi i

madhësisë së ekranit kur shikoni TV.

Nëse shikoni TV për një kohë të gjatë, kjo mund të shkaktojë turbullim në shikim.

y

y

Përdorni vetëm llojin e specifikuar të baterisë.

Kjo mund të shkaktojë dëmtim të telekomandës.

y

y

Mos i përzieni bateritë e reja me bateritë e vjetra.

Kjo mund të shkaktojnë mbinxehjen e baterive dhe rrjedhjen e tyre.

y

y

Bateritë nuk duhet të ekspozohen ndaj nxehtësisë së tepërt, p.sh. mbajini larg dritës së drejtpërdrejtë të

diellit, vatrave të hapura të zjarrit dhe ngrohësve elektrikë.

y

y

MOS i vendosni bateritë e paringarkueshme në pajisjen e ngarkimit.

y

y

Sigurohuni që të mos ketë objekte ndërmjet telekomandës dhe sensorit të saj.

y

y

Sinjali nga telekomanda mund të ndërpritet nga drita e diellit ose nga një dritë tjetër

e fortë. Në këtë rast, errësojeni dhomën.

y

y

Kur të lidhni pajisjet e jashtme, të tilla si konsolat e videolojërave, sigurohuni që

kabllot e lidhjes të jenë mjaftueshëm larg.

Në të kundërt, produkti mund të bjerë, gjë që mund t'ju shkaktojë lëndim ose mund

të dëmtojë produktin.

y

y

Mos e ndizni/fikni produktin duke vënë ose hequr spinën nga priza. (Mos e përdorni

prizën elektrike si çelës.)

Kjo mund të shkaktojë defekt mekanik ose mund të japë goditje elektrike.

Advertising
This manual is related to the following products: