Përdorimi, Këshillë për përdorimin – Skil 1766 AK User Manual

Page 104

Advertising
background image

104

• Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni

menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën

• SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të

veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë

• Përdorni vetëm aksesorë me një shpejtësi të lejuar që

përshtatet të paktën me shpejtësinë më të lartë pa

ngarkesë të pajisjes

• Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën

moshën 16 vjeç

• Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e

fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë

lokale të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat

elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike;

dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim;

shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose

një goditje elektrike)

• Mbajeni veglën e punës nga sipërfaqet e izoluara e

kapjes kur kryeni një veprim ku aksesori i prerjes

mund të bjerë në kontakt me tela të fshehur ose

kordoni e tij (një aksesor i prerjes që bie në kontakt me

një tel elektrik mund të bëjë që pjesët metalike të

ekspozuara të pajisjes të transmetojnë elektricitetin dhe

të shkaktojnë goditjen elektrike të përdoruesit)

• Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest

(asbesti konsiderohet kancerogjen)

• Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje

drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të

dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund të

shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje

respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani

një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje

për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet

• Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene (si

pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me

lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një

maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për

heqjen e pluhurave kur mund të lidhet

• Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për

materialet me të cilat dëshironi të punoni

• Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e

prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën

• Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar;

zëvendësojeni nga një person i kualifikuar

• Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë si

voltazhi që tregohet në etiketën e veglës (veglat me

klasfikimin 230 V ose 240 V mund të lidhen po ashtu me

një burim 220 V)

• Nëse puntoja bllokohet papritur (duke shkaktuar një

reagim të papritur dhe të rrezikshëm), fikeni menjëherë

pajisjen.

• Kini parasysh forcat që ndodhin si rezultat i bllokimit

(veçanërisht kur shponi në metale); përdorni gjithmonë

doreza ndihmëse G 2 dhe mbani një pozicionim të

sigurt

• Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë

para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të

aksesorëve

PËRdORiMi

• Ndezje/Fikje 4

• Kontrolli i shpejtësisë maksimale 5

Me anë të rrotës B shpejtësia maksimale mund të

ndryshohet nga e ulët në e lartë (1-6)

• Zgjedhja e modalitetit të veprimit 6

! zgjidhni modalitetin e punës vetëm kur pajisja të

jetë e fikur dhe spina e shkëputur

- shtypni butonin C për të zhbllokuar çelësin D

- në fillim rrotulloni çelësin D në modalitetin e dëshiruar

të funksionimit deri sa të bllokohet me kërcitje

- më pas rrotulloni çelësin E në modalitetin e dëshiruar

të funksionimit

1 = shpim normal/vidhosje

2 = shpim me goditje

3 = gërryerjeje

! filloni të punoni vetëm kur çelësi d të jetë i

bllokuar

- për shpime në dru, metal dhe plastikë si dhe për

vidhosje, duhet të përdorni përshtatësin përkatës

(shikoni: Këshilla për përdorimin)

- mekanizmi i goditjes çekiç aktivizohet duke ushtruar

pak trysni mbi pajisje kur puntoja e shpimit është në

kontakt me materialin e punës

- kërkon pak kohë që mekanizmi i çekiçit të arrijë fuqinë

e impaktit të plotë

- mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni pajisjen

që të punojë për ju

• Ndërrimi i puntove 7

! pastroni dhe lubrifikoni pak aksesorin sds+ para

lidhjes

- tërhiqni këmishën bllokuese F 2 dhe futni aksesorin

në mandrinën SDS+ duke e rrotulluar dhe shtyrë deri

sa të vendoset; aksesori do të bllokohet automakisht

në pozicionin përkatës

- tërhiqeni aksesorin për të kontrolluar që është bllokuar

si duhet

- hiqeni aksesorin duke tërhequr këmishën bllokuese F

! aksesori sds+ kërkon liri veprimi gjë që shkakton

rrotullim jashtë qendrës kur pajisja është pa

ngarkesë; sidoqoftë aksesori centrohet

automatikisht vetë gjatë përdorimit pa ndikuar në

saktësinë e shpimit

! mos përdorni punto/dalta me bosht të dëmtuar

• Freksioni i sigurisë

Nëse aksesori bllokohet, shtytja në bosht do të ndërpritet

- fikni menjëherë pajisjen

- hiqni aksesorin e bllokuar

- ndizni përsëri pajisjen

• Rregullimi i thellësisë së shpimit 8

• Mbajtja dhe drejtimi i veglës 9

! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në

zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri

- përdorni gjithmonë dorezën ndihmëse G 2 (mund

të rregullohet sipas ilustrimit)

- mbajini të çarat e ajrimit H 2 të pambuluara

kËsHillË PËR PËRdORiMin

• Përdorni puntot e duhura 0

! përdorni vetëm punto/dalta të mprehta

Advertising