Përdorimi – Skil 4900 AA User Manual

Page 102

Advertising
background image

102

• Përdorni vetëm aksesorë me një shpejtësi të lejuar që

përshtatet të paktën me shpejtësinë më të lartë pa

ngarkesë të pajisjes

• Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën

moshën 16 vjeç

• mos punoni me materiale që përmbajnë asbest

(asbesti konsiderohet kancerogjen)

• Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje

drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të

dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund të

shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje

respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani

një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje

për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet

• Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene (si

pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me

lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një

maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për

heqjen e pluhurave kur mund të lidhet

• Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për

materialet me të cilat dëshironi të punoni

• mbajini duart larg nga zona e prerjes dhe lama;

mbajeni dorën tjetër në kapësen e grykës H 2 (nëse

të dyja duart mbajnë sharrën, ato nuk mund të priten nga

lama)

• mos u zgjasni poshtë materialit të punës (afërsia e

lamës me dorën tuaj është e fshehur nga këndvështrimi

juaj)

• mos e mbani kurrë copën që po prisni në duar ose

mes këmbëve (është e rëndësishme që ta mbështesni

mirë materialin për të minimizuar ekspozimin e trupit,

ngecjen e lamës ose humbjen e kontrollit)

• Përdorni kllapa ose pajisje të tjera për të siguruar

dhe mbështetur materialin e punës (mbajtja e

materialit të punës në dorë ose mbështetur në trup mund

të shkaktojë humbje të kontrollit)

• mbajeni pajisjen nga sipërfaqet e izoluara të kapjes

kur kryeni një veprim ku pajisja prerëse mund të

bjerë në kontakt me tela të fshehur ose kordonin e

saj (kontakti me një tel elektrik mund të bëjë që pjesët

metalike të ekspozuara të pajisjes të transmetojnë

elektricitetin dhe të shkaktojnë goditjen elektrike të

përdoruesit)

• Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e

fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë

lokale të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat

elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike;

dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim;

shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose

një goditje elektrike)

• mos përdorni lama të topitura ose të dëmtuara

(lamat e përkulura mund të thyhen me lehtësi ose të

shkaktojnë goditjen e kthimit)

• mbajini duart larg nga pjesa mes kasës së pajisjes

dhe kapëses së lamës D 2 (kapësja e lamës mund të

kapë gishtat)

• Sigurohuni që kapësja e lamës D 2 të jetë e

shtrëguar para se të bëni një prerje (një kapëse e

liruar mund të bëë që pajisja ose lama të rrëshqasë dhe

të shkaktojë humbje të kontrollit)

• Mbani syze mbrojtëse dhe pajisje mbrojtëse për dëgjimin

4

• Përdorni doreza mbrojtëse kur hiqni lamën nga

pajisja (lama e sharrës mund të jetë e nxehtë pas një

përdorimi të gjatë)

PËRDORImI

• Ndezje/Fikje 5

• Kontrolli i shpejtësisë

Me anë të rrotës C 2 shpejtësia e sharrimit mund të

ndryshohet nga e ulët në e lartë (6 pozicione)

• Rregullimi i shpejtësisë së sharrimit për materialin e

përdorur 6

! nëse pajisja nuk funksionon me rrotën C 2 në

pozicionin 1, zgjidhni një shpejtësi më të lartë për

sharrën dhe uleni shpejtësinë e sharrimit kur

pajisja të jetë në punë

• Montimi i lamës së sharrës 7

! hiqni spinën

- shtypni përpara kapësen e lamës D dhe mbajeni në

atë pozicion

- futni lamën (me dhëmbët e drejtuar poshtë ose lart)

deri në fund

- lëshoni kapësen e lamës D

- tërhiqeni pak lamën deri sa kapësja D të kërcasë në

një pozicion të barabartë

- shtyjeni dhe tërhiqeni lamën për të kontrolluar nëse

është kapur si duhet

! sigurohuni që kapësja e lamës D 2 të jetë e

shtrënguar para se të bëni një prerje (një kapëse

e liruar mund të bëë që pajisja ose lama të

rrëshqasë dhe të shkaktojë humbje të kontrollit)

! sigurohuni që ana para e lamës të zgjatet përtej

pllakës mbështetëse E për të gjithë gjatësinë e

goditjes

• Heqja e lamës së sharrës 8

- shtypni përpara kapësen e lamës D dhe mbajeni në

atë pozicion

- nxirreni lamën

- lëshoni kapësen e lamës D

• Pllaka mbështetëse e rregullueshme9

- pllaka mbështetëse E anohet për të mbajtur sa më

shumë sipërfaqen e saj në kontakt me materialin e

punës

- rregulloni pllakën mbështetëse duke e mbajtur sharrën

fort dhe duke e kthyer pllakën mbështetëse në

pozicionin e dëshiruar

• Ndarja e mbajtjes së lamës0

- sigurohuni që ndarja e mbajtjes F të jetë e mbyllur për

të parandaluar rënien e lamave

• Funksionimi i veglës

! shtrëngoni mirë materialin e punës

- shënoni vijën e prerjes mbi materialin e punës

- zgjidhni shpejtësinë e dëshiruar të sharrimit me anë të

rrotës C 2

- lidhni spinën me burimin e energjisë (drita B do të

ndizet duke treguar se vegla po merr energji) !

- mbajeni pajisjen me një dorë mbi dorezë G 2 dhe

tjetrën mbi kapësen e izoluar të grykës H 2

- ndizni veglën

! pajisja duhet të arrijë shpejtësinë e plotë para se

lama të hyjë në materialin e punës

- drejtojeni pajisjen përgjatë vijës së shënuar të prerjes

Advertising