Pjesa e dytë: funksionet dhe opsionet – Electrolux EJF4440AOW User Manual

Page 69

Advertising
background image

AL -67-

PJESA E DYTË: FUNKSIONET DHE OPSIONET

Rregullimi i termostatit

Termostati i ngrirësit.

Termostati i frigoriferit.

Termostatet e ngrirësit dhe frigoriferit mundësojnë rregullimin automatik të temperaturës së
brendëshme të pjesëve të posaçme. Me rrotullimin e pullës dhe rregullimin në pozicione prej 1
deri më 5 mund të rregulloni temperatura të ulëta. Gjatë periudhave të ftohta të stinëve vjetore,
termostatin mund të rregulloni në rregullime më të ulëta, që të ulni shpenzimin e energjisë.

Rregullimi i termostatit të ngrirësit:
1 – 2: Ruajtja afatshkurte e ushqimit në ngrirës; pullën e rregulloni ndërmjet të rregullimit
minimal dhe mesatar.
3 – 4: Për ruajtjen afatgjate të ushqimit në ngrirës rregullojeni pullën e termostatit në pozicionin
mesatar.
5: Për ngrirjen e ushqimit të freskët aparati do të funksionojë më gjatë kohë. Pasiqë aparati
ftohet mjaft, resp. kur ngrin ushqimi, kthejeni termostatin në pozicionin fillestar.

Rregullimi i termostatit të frigoriferit:
1 – 2: Kushtet, të cilat kërkojnë më pak ftohje.
3 – 4: Kushtet normale.
5: Për temperaturat më të ulëta.

Jeni të kujdesshëm në këto: temperatura e rrethit, temperatura e artikujve të freskët

ushqimorë posa të futura në frigorifer dhe shpeshtësia e hapjes së derës ndikojnë në
temperaturën në frigorifer dhe ngrirës.
Nëqoftëse është e nevojshme, përshtatni rregullimin e
termostatit.

Kur e kyçni aparatin së pari herë, ai le të punojë pandërprerë së paku 24 orë, që të ftohet deri

në temperaturën e ulët të ftohët.

Në ndërkohë të mos hapni derën shpesh herë dhe se në frigorifer të mos futni shum ushqim.
Nëqoftëse aparati është i shkyçur ose i nxjerët nga rrjeta elektrike, para kyçjes së sërishme

ose aderimin në rrjetën elektrike pritni së paku 5 minuta; në të kundërtën mund të vijë deri te
dëmtimi i kompresorit.

Advertising