Përdorimi i kamerës së integruar, Përdorimi i altoparlantit me shinë, Shënim – LG 65LA965V User Manual

Page 451

Advertising
background image

22

SQ

SHQIP

MONTIMI DHE PËRGATITJA

Përdorimi i kamerës së

integruar

(Në varësi të modelit)
Mund të bëni një videotelefonatë me Skype ose të
përdorni funksionin e njohjes së lëvizjeve me anë
të kamerës së integruar të televizorit. Ky televizor
nuk e mbështet përdorimin e kamerave të jashtme.

SHËNIM

y

Përpara se të përdorni kamerën e integruar
duhet të mbani parasysh faktin se keni
përgjegjësi ligjore për përdorimin ose
keqpërdorimin e kamerës sipas ligjeve
përkatëse shtetërore, ku përfshihet dhe
legjislacioni penal.

y

Ligjet përkatëse përfshijnë ligjin për mbrojtjen
e të dhënave personale, i cili rregullon
procesimin dhe transferimin e të dhënave
personale si dhe ligjin që rregullon
mbikëqyrjen me kamera në ambientin e
punës dhe në ambiente të tjera.

y

Kur përdorni kamerën e integruar, shmangni
situatat e dyshimta, të jashtëligjshme ose
imorale. Nëse nuk gjendeni në vende ose
evenimente publike, mund të kërkohet leje
për të fotografuar. Ju sugjerojmë të shmangni
situatat e mëposhtme :
(1) Përdorimin e kamerës në ambiente ku
përgjithësisht ndalohet me ligj, si p.sh.
dhoma pritjeje, dhoma zhveshjeje, dhoma
prove të veshjeve dhe zona sigurie.
(2) Përdorimin e kamerës në raste kur ka
shkelje të fshehtësisë.
(3) Përdorimin e kamerës kur ka shkelje të
rregulloreve apo të ligjeve përkatëse.

Përdorimi i altoparlantit me

shinë

(Vetëm LA97**)

1 Kur televizori ndizet, altoparlanti i fshehur del

nga televizori me anë të shinës.

2 Shkoni te Më

shumë Parametrat

TINGULLI Altoparlant rrëshqitës për të
konfiguruar Altoparlantin me shinë.

- Nëse e montoni televizorin në një tavolinë/

mobilie të posaçme, sigurohuni që të ketë
hapësirë të mjaftueshme midis jush dhe
objekteve të tjera për të lejuar funksionimin
e altoparlantit të brendshëm me shinë,
përndryshe mund të pësoni lëndim ose të
dëmtoni televizorin.

- Mos ushtroni forcë të tepërt gjatë

përdorimit të altoparlatit të brendshëm
me shinë, pasi kjo mund të shkaktojë
keqfunksionimin e tij.

- Sigurohuni që Altoparlanti të jetë në

pozicionin e HAPUR kur shikoni televizor,
përndryshe zëri do të dalë jonormal dhe i
shtrembëruar.

3 Kur ta transportoni televizorin, sigurohuni që

altoparlanti me shinë të jetë i mbyllur. Nëse
Altoparlanti me shinë hapet gjatë lëvizjes, mund
të dëmtohet dhe të rezultojë në keqfunksionim
gjatë operimit.

- Për të mbyllur Altoparlantin me shinë,

shkoni tek TINGULLI Altoparlant
rrëshqitës
, zgjidhni ‘Hape kur hapet

televizori.’ dhe shtypni butonin

ENERGJIA.

Altoparlant rrëshqitës

Advertising
This manual is related to the following products: