Njoftim për televizorë dixhitalë, Udhëzimet e përdorimit – Samsung PS51E6500ES User Manual

Page 222

Advertising
background image

Shqip - 2

Për më shumë informacion se si mund të shfaqni manualin elektronik (f. 15)

Shifrat dhe ilustrimet në këtë manual përdorimi jepen vetëm për referencë dhe mund të ndryshojnë nga pamja e produktit aktual. Modeli i produktit

dhe specifikimet mund të ndryshohen pa njoftuar.
Gjuhët e shteteve në CIS (rusisht, ukrainisht, kazakisht) nuk disponohen për këtë produkt sepse ai është prodhuar për klientët në rajonin e BE-së.

Njoftim për televizorë dixhitalë

1. Funksionet në lidhje me televizion dixhital (DVB) disponohen vetëm në vendet/zonat ku transmetohen sinjalet dixhitale tokësore DVB-T (MPEG2 dhe

MPEG4 AVC) ose aty ku mund të keni akses në shërbim televiziv kabllor DVB-C (MPEG2 dhe MPEG4 AAC). Konsultohuni me shitësin tuaj vendor

për mundësinë e marrjes së sinjalit DVB-T ose DVB-C.

2. DVB-T është konsorciumi standard evropian DVB për transmetimin e televizionit tokësor dixhital dhe DVB-C është për transmetimin e televizionit

dixhital në atë kabllor. Megjithatë, disa veçori të dukshme si EPG (Guida elektronike e programeve), VOD (Video sipas kërkesës) dhe kështu me

radhë, nuk përfshihen në këto specifikime. Kështu që, për momentin nuk funksionojnë.

3. Megjithëse ky televizor përmbush standardet më të fundit DVB-T dhe DVB-C, duke filluar nga [gushti 2008], përputhshmëria me transmetimet e

ardhshme tokësore dixhitale DVB-T dhe me ato dixhitale kabllore DVB-C nuk mund të garantohet.

4. Në varësi të vendeve/zonave ku përdoret ky televizor, disa ofrues të shërbimit televiziv kabllor mund të kërkojnë një tarifë shtesë për këtë shërbim dhe

mund t'u kërkohet të pranojnë kushtet e biznesit të tyre.

5. Disa funksione të televizionit dixhital mund të mos disponohen në disa vende ose rajone dhe DVB-C mund të mos funksionojë siç duhet me disa

ofrues të shërbimit kabllor.

6. Për më shumë informacione, kontaktoni qendrën lokale të kujdesit për klientin të Samsung-ut.

Cilësia e marrjes së televizorit mund të ndikohet nga ndryshimet në metodën e transmetimit nga njëri vend në tjetrin. Kontrolloni

performancën e televizorit te shitësi vendor i autorizuar i SAMSUNG-ut, ose kontaktoni qendrën telefonike të Samsung-ut nëse mund të

përmirësohet apo jo duke rikonfiguruar televizorin.

Udhëzimet e përdorimit

• Ruajtja e imazhit në ekran

Mos shfaqni imazh të palëvizshëm (si imazhet në lojërat me video) në panelin e ekranit plazma për më shumë se disa minuta sepse mund të

shkaktojë mbetje të imazhit në ekran. Kjo mbetje e imazhit njihet gjithashtu si "djegie e ekranit". Për të shmangur një mbetje të tillë të imazhit,

zvogëloni shkallën e ndriçimit dhe kontrastit të ekranit kur shfaqni një imazh të palëvizshëm.

• Nxehtësia në pjesën e sipërme të TV Plazma

Pjesa e sipërme e produktit mund të jetë e nxehtë pas një periudhe të gjatë përdorimi, pasi nxehtësia shpërndahet nga paneli nëpërmjet vrimës së

ajrimit në pjesën e sipërme të produktit.
Kjo është normale dhe nuk sinjalizon ndonjë të metë ose mosfunksionim të produktit.
Megjithatë, fëmijët nuk duhet të lejohen të prekin pjesën e sipërme të produktit.

• Produkti bën një zhurmë "kërcitëse".

Zhurma "kërcitëse" mund të ndodhë kur produkti tkurret ose bymehet për shkak të një ndryshimi në mjedisin rrethues, si p.sh. temperatura ose

lagështira. Kjo është normale dhe jo një e metë e njësisë.

• Të metat e elementeve

PDP përdor një panel të përbërë nga 2 360 000 pikëza (të nivelit HD) deri në 6 221 000 pikëza (të nivelit FHD), të cilat kërkojnë një teknologji të

sofistikuar për t'u prodhuar. Megjithatë, mund të jenë disa pikëza me shkëlqim ose të errëta në ekran. Këto pikëza nuk do të kenë asnjë ndikim në

funksionimin e produktit.

• Shmangni përdorimin e televizorit në temperaturat nën 41°F (5°C)

• Një imazh i palëvizshëm i shfaqur për një kohë të gjatë mund të shkaktojë dëmtim të përhershëm në panelin PDP.

Shikimi i televizorit plazma me format 4:3 për një periudhë të gjatë kohe mund të lërë gjurmë të kufijve që shfaqen në të majtë, në

të djathtë dhe në qendër të ekranit, të shkaktuar nga ndryshimi i nxjerrjes së dritës në ekran. Luajtja e një pajisjeje DVD ose një

konsolë lojërash mund të shkaktojë ndikime të ngjashme në ekran.
Dëmtimet e shkaktuara nga ndikimet e mësipërme nuk mbulohen nga Garancia.

• Mbetja e figurës në ekran.

Shfaqja e imazheve të palëvizshme nga lojërat video dhe kompjuteri për më gjatë se një periudhë e caktuar kohe mund të prodhojë mbetje të

pjesshme të imazhit.
Për të parandaluar këtë efekt, zvogëloni "shkëlqimin" dhe "kontrastin" kur shfaqni figurat e palëvizshme për një kohë të gjatë.

• Garancia

Garancia nuk mbulon asnjë dëmtim të shkaktuar nga mbetja e imazhit.
Djegia e ekranit nuk është e mbuluar nga garancia.

Eliminimi i këtij produkti në mënyrën e duhur (Hedhja e pajisjeve elektrike dhe elektronike)
(Zbatohet në shtete me sisteme të ndara grumbullimi)
Kjo shenjë në produkt, pajisjet ndihmëse ose literatura tregojnë se produkti dhe pajisjet e tij ndihmëse elektronike (p.sh. ngarkuesi

me energji, kufjet, kablloja USB) pasi e kanë mbaruar funksionin e tyre, nuk duhen hedhur bashkë me mbeturinat e tjera të

shtëpisë. Për të parandaluar një dëm të mundshëm ndaj mjedisit ose shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave,

ju lutemi ndajini këto pajisje nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini ato në mënyrë të përgjegjshme për të nxitur ripërdorimin

e qëndrueshëm të burimeve materiale. Përdoruesit në shtëpi duhet të kontaktojnë ose shitësin me pakicë ku e blenë këtë

produkt ose zyrën e pushtetit vendor të tyre për hollësi se ku dhe si mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor.

Përdoruesit e biznesit duhet të kontaktojnë furnitorin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet dhe afatet e kontratës së blerjes. Ky

produkt dhe pajisjet e tjera ndihmëse nuk duhet të përzihen me mbeturina të tjera tregtare për eliminim.
Eliminimi në mënyrën e duhur i baterive të këtij produkti
(Zbatohet në shtete me sisteme të ndara grumbullimi)
Ky shënim mbi bateri, mbi manual ose mbi ambalazh tregon që bateritë në këtë produkt, pasi kanë mbaruar funksionin e tyre, nuk

duhet të hidhen bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Aty ku shënohen, simbolet kimike Hg, Cd ose Pb tregojnë se bateria

përmban merkur, kadmium ose plumb mbi nivelet e referuara në Direktivën e KE-së 2006/66. Nëse bateritë nuk eliminohen siç

duhet, këto substanca mund të dëmtojnë shëndetin e njeriut ose ambientin. Për të mbrojtur burimet natyrore dhe për të nxitur

ripërdorimin e materialeve, ju lutemi ndajini bateritë nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini nëpërmjet sistemit vendas dhe

falas të kthimit të baterisë.

[PE6500-XH]BN68-04092E-02L15.indb 2

2013-01-26 12:35:03

Advertising
This manual is related to the following products: