Kujdes – Samsung GT-I9506 User Manual

Page 24

Advertising
background image

Shqip

23

Kujdes

Mosrespektimi i lajmërimeve dhe rregullave të

sigurisë mund të shkaktojë lëndime ose dëmtime

të pronës

Mos e përdorni pajisjen tuaj pranë pajisjeve të tjera elektronike
• Pjesa më e madhe e pajisjeve elektronike përdorin sinjale në

frekuenca radioje. Pajisja juaj mund të ndërhyjë në funksionimin

normal të pajisjeve të tjera elektronike.

• Përdorimi i lidhjes LTE për të dhënat mund të shkaktojë ndërhyrje me

pajisje të tjera, si pajisjet audio dhe telefonat.

Mos e përdorni pajisjen në një spital, ose në aeroplan, ose në pajisje

me motor të cilat mund të interferohen nga frekuencat e radios
• Nëse është e mundur shmangni përdorimin e pajisjes tuaj brenda

një rrezeje 15 cm pranë stimuluesve kardiakë, pasi pajisja mund të

ndërhyjë në funksionimin normal të stimuluesit.

• Për të minimizuar mundësinë e interferencës me një peismeikër,

përdoreni pajisjen tuaj vetëm në anën e trupit tuaj që është në të

kundërt me peismeikërin.

• Nëse përdorni pajisje mjekësore, kontaktoni me prodhuesin e pajisjes

para se të përcaktoni nëse pajisja do të ndikohet ose jo nga frekuencat

e radios të lëshuara nga pajisja.

• Në aeroplan, përdorimi i pajisjeve elektronike mund të interferojë me

instrumentet elektronike të navigimit. Sigurohuni që pajisja është

e fikur gjatë nisjes nga toka dhe zbritjes. Pas shkëputjes, mund ta

përdorni pajisjen në modalitetin fluturim nëse lejohet nga personeli

i aeroplanit.

• Pajisjet elektronike në makinën tuaj mund të keqfunksionojnë,

për shkak të interferencës radio nga pajisja juaj. Kontaktoni me

prodhuesin për më shumë informacione.

Advertising
This manual is related to the following products: