Zgjidhja e problemeve, Licenca – Samsung UE46D8000YS User Manual

Page 221

Advertising
background image

Shqip - 19

Zgjidhja e problemeve

Nëse asnjë nga këto këshilla nuk zgjidh punë, vizitoni “www.samsung.com” dhe klikoni te Mbështetje, ose
kontaktoni numrin e qendrës telefonike që ndodhet në kapakun e pasmë të këtij manuali.

Problemet

Zgjidhjet dhe shpjegimet

TV-ja nuk ndizet.

• Sigurohuni që kablloja e rrymës AC është futur siç duhet në prizë dhe në folenë e TV-së.
• Sigurohuni që priza elektrike në mur funksionon.
• Provoni të shtypni butonin

POWER

në TV për t’u siguruar që problemi nuk vjen nga telekomanda.

Nëse TV-ja ndizet, referojuni “Telekomanda nuk punon” poshtë.

Nuk ka figurë/video.

• Kontrolloni lidhjet e kabllove (hiqni dhe vendosni përsëri të gjitha kabllot e lidhura me TV-në dhe

pajisjet e jashtme).

• Vendosini daljet e videove të pajisjeve të jashtme (kuti kabllori/satelitori, DVD, Blu-ray etj.) për të

përputhur lidhjet me hyrjen e TV-së. Për shembull, nëse një dalje e pajisjes së jashtme është HDMI,
duhet të lidhet me një hyrje HDMI në TV.

• Sigurohuni që pajisjet e lidhura të jenë të ndezura.
• Sigurohuni të zgjidhni burimin e duhur të TV-së duke shtypur butonin

SOURCE

te telekomanda.

• Rindizeni pajisjen e lidhur duke rilidhur kabllon e rrymës së pajisjes.

Telekomanda nuk punon.

• Ndërroni bateritë e telekomandës me polet (+/–) në drejtimin e duhur.
• Pastroni dritaren e transmetimit të sensorit në telekomandë.
• Përpiquni ta drejtoni telekomandën te TV-ja në largësi 5~6 këmbë.

Telekomanda e kabllorit/dekoduesit nuk
ndez apo fik TV-në dhe nuk rregullon
volumin.

• Programoni telekomandën e kabllorit/marrësit që të komandojë TV-në. Referojuni manualit të marrësit/

dekoduesit për kodin e TV SAMSUNG.

Ky panel TFT LED përdor një panel që përbëhet nga pikëza të vogla që kërkojnë teknologji të sofistikuar për
t’u prodhuar. Megjithatë, mund të jenë disa pikëza me shkëlqim ose të errëta në ekran. Këto pikëza nuk do
të kenë asnjë ndikim në funksionimin e produktit.

Mund ta mbani TV-në tuaj në kushte optimale për të përditësuar firmueret më të fundit në faqen e internetit
(samsung.com

→ Mbështet → shkarkime) me USB.

Licenca

[UD8000-XH]BN68-03442D-03L17.indb 19

2011-05-11 오후 4:49:24

Advertising
This manual is related to the following products: