Lidhja me rrjetin, Lidhja e rrjetit - me valë, Masat paraprake për rrjetin me valë – Samsung UE58H5203AW User Manual

Page 208

Advertising
background image

Shqip - 8

Lidhja me rrjetin

Lidhja e Smart TV me rrjetin mundëson përdorimin e shërbimeve në internet, si Smart Hub dhe të përditësimeve të softuerëve.

Lidhja e rrjetit - Me valë

Lidhni televizorin me internetin me anë të një rrugëzuesi ose modemi standard. Për t'u lidhur me valë duhet që fillimisht të
lidhni një "përshtatës LAN me valë të Samsung" (WIS12ABGNX - shitet veçmas) në folenë USB të televizorit. Shihni figurën më
poshtë.

Përshtatësi Samsung i

LAN-it me valë

(Nuk disponohet)

Ndarësi IP me valë

(Rrugëzues me server DHCP)

Kablloja LAN (Nuk disponohet)

Porta LAN në mur

Masat paraprake për rrjetin me valë

- Përshtatësi Samsung i LAN-it me valë mbështet protokollet e komunikimit IEEE 802.11a/b/g dhe n. Samsung-u

rekomandon përdorimin e IEEE 802.11n. Kur luani video në një lidhje IEEE 802.11b/g, videoja mund të mos luhet
rrjedhshëm.

- Për të përdorur rrjetin me valë, televizori duhet të lidhet me një rrugëzues ose modem me valë. Nëse rrugëzuesi me valë

mbështet DHCP-në, televizori mund të përdorë adresë DHCP ose statike për t'u lidhur me rrjetin me valë.

- Zgjidhni një kanal për rrugëzuesin me valë që nuk është aktualisht në përdorim. Nëse kanali i caktuar për rrugëzuesin me

valë po përdoret aktualisht nga një pajisje tjetër, kjo rezulton në interferencë dhe/ose ndërprerje të komunikimit.

- Shumica e rrjeteve me valë kanë sistem opsional sigurie. Duhet të krijoni një kod sigurie me anë të karaktereve dhe

numrave për të aktivizuar sistemin e sigurisë të rrjetit me valë. Më pas ky kod sigurie nevojitet për t'u lidhur me rrjetin me
valë.

[UH5203-XH]BN68-06373D-01L16.indb 8

2014-08-01 3:22:39

Advertising