Samsung UE32D5500RW User Manual

Page 219

Advertising
background image

Shqip - 19

Sigurimi i TV-së në mur

Kujdes: Tërheqja, shtyrja ose ngjitja mbi TV mund të bëjë që TV-ja të rrëzohet. Në veçanti,
sigurohuni që fëmijët tuaj të mos varen ose të mos trazojnë TV-në; kjo mund të bëjë që TV-ja
të rrëzohet, duke shkaktuar dëmtime të rënda ose vdekje. Ndiqni të gjitha masat e sigurisë që
paraqiten në broshurën e sigurisë të përfshirë. Për të rritur stabilitetin dhe sigurinë, instaloni pajisjen
kundër rënies, si më poshtë.

Për të shmangur rrëzimin e TV-së

1. Vendosni vidat në morseta dhe shtrëngojini fort në mur. Sigurohuni që

vidat të jenë instaluar fort në mur.

Mund të keni nevojë për materiale shtesë, si mbajtëse, në varësi të
llojit murit.

Meqenëse morsetat, vidat dhe kabllot e nevojshme nuk përfshihen,
duhet t’i blini veçmas.

2. Hiqni vidat nga pjesa e pasme në qendër të TV-së, vendosini në morseta

dhe shtrëngojini mbi TV.

Vidat mund të mos jepen me këtë produkt. Në rast të tillë duhet t’i
blini veçmas sipas specifikimeve të mëposhtme.

Specifikimet e vidave

x

Për 19 ~ 27 inç: M4

x

Për 32 ~ 65 inç: M8

3. Lidhni morsetat e vendosura në TV dhe ato të fiksuara në mur me një kabllo të fortë dhe më pas shtrëngojeni

fort.

VINI RE

x

Instaloni TV-në pranë murit në mënyrë që të mos bjerë mbrapsht.

x

Një mënyrë e sigurt është lidhja e kabllos në mënyrë të atillë që morsetat e fiksuara në mur të jenë në
një nivel apo më poshtë se morsetat e fiksuara në TV.

x

Zgjidheni kabllon para se të lëvizni TV-në.

4. Verifikoni që të gjitha lidhjet janë siguruar siç duhet. Kontrolloni herë pas here lidhjet për shenja problemi ose

dëmtimi të mundshëm. Nëse keni ndonjë dyshim në lidhje me sigurinë e lidhjeve, kontaktoni një instalues
profesionist.

Ruajtja dhe mirëmbajtja

Nëse keni ngjitur etiketa në ekranin e TV-së, pas heqjes së etiketave mbeten disa papastërti. Ju lutemi,
pastrojini që të shikoni TV.

Mos përdorni ujë apo solucion larës drejtpërdrejt te
produkti. Çdo lloj lëngu që futet brenda në produkt
mund të shkaktojë prishje, flakë ose goditje elektrike.

Pastrojeni produktin me një leckë të butë të njomur me
pak ujë.

Muri

[UD5500-XH]BN68-03404E-00L17.indb 19

2011-03-08 오전 1:22:22

Advertising
This manual is related to the following products: