Përdorimi, Mirëmbajtja / shërbimi – Skil 0710 RT User Manual

Page 121

Advertising
background image

121

PARA PËRDORIMIT

• Kontrolloni funksionimin e pajisjes para çdo përdorimi

dhe, në rast defekti, riparojeni nga një person i

kualifikuar; mos e hapni kurrë vetë pajisjen

• Kontrolloni plotësisht zonën ku do të përdoret kositësja

dhe hiqni të gjitha objektet e forta që mund të kapen dhe

të hidhen nga mekanizmi i prerjes

• Sigurohuni gjithmonë që mekanizmi i prerjes të jetë në

gjendje të mirë pune (pjesët e konsumuara ose të

dëmtuara janë zëvendësuar)

• Shikoni që të gjitha dadot, bulonat dhe vidat janë të

shtrënguara për të qenë të sigurt që kositësja është në

kushte të sigurta pune

GJATË PËRDORIMIT

• Kositni vetëm me dritë të mjaftueshme gjatë ditës ose me

një dritë të përshtatshme artificiale

• Mos e anoni veglën kur ndizni motorin ose filloni punën,

përveç se kur vegla duhet të anohet për të punuar në bar

të gjatë (në një rast të tillë mos e anoni më shumë nga sa

është absolutisht e nevojshme dhe anoni vetëm pjesën

që është larg përdoruesit); sigurohuni gjithmonë që të

dyja duart të jenë në pozicionin e punës para se ta ktheni

veglën në tokë

• Sigurohuni që thika prerëse të ketë ndaluar plotësisht kur

e anoni veglën kur kaloni mbi sipërfaqe jo me bar dhe kur

e transportoni në zonën që duhet të kositet

• Kositni përgjatë faqes së pjerrësise (asnjëherë larg dhe

poshtë)

• Kini shumë kujdes kur ndryshoni drejtimin në pjerrësi

• Mos e merrni apo transportoni kositësen kur motori është

në punë

• Fikeni gjithmonë veglën dhe hiqeni spinën nga burimi i

energjisë nëse kordoni elektrik ose kordoni zgjatues

është prerë, dëmtuar ose ngatërruar (mos e prekni

kordonin para se të hiqni spinën)

• Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar;

zëvendësojeni nga një person i kualifikuar

PËRDORIMI

• Bllokuesi i kordonit #

- kaloni lakun e kordonit zgjatues mbi bllokues B si në

ilustrim

- tërhiqeni fort për të siguruar kordonin zgjatues

• Rregullimi i lartësisë së prerjes (30-50-70 mm) $

! shkëputni spinën nga burimi i energjisë dhe

sigurohuni që thika prerëse ka ndaluar rrotullimin

- kthejeni përmbys kositësen

- përcaktoni aksin e rrotës së parë si dhe aksin e rrotës

prapa në pozicionin e dëshiruar të lartësisë së prerjes

(30, 50 ose 70 mm)

! sigurohuni që të katër rrotat të jenë të fiksuara në

të njëjtin pozicion të lartësisë së prerjes

• Çelësi i sigurisë i ndezjes/fikjes %

Parandalon ndezjen aksidentale të veglës

- ndizni veglën duke shtypur së pari çelësin e sigurisë F

dhe më pas tërhiqni çelësin e aktivizimit G

- fikeni veglën duke lëshuar çelësin e aktivizimit G

! pas fikjes së veglës, thika vazhdon të rrotullohet

për disa sekonda

• Udhëzimet për përdorimin

- mbajeni kositësen me të dyja duart

- vendoseni kositësen në anë të kopshtit dhe kositni në

drejtimin përpara

- kthehuni në fund të çdo radhe duke u mbivendosur

pak mbi rripin e prerjes së mëparshme

- përdoreni kositësen vetëm në bar të thatë

- mbajeni kositësen larg nga objektet dhe bimët e forta

- për kositjen e barit të gjatë, në fillim vendoseni

mekanizmin e prerjes në lartësinë maksimale të

prerjes dhe më pas në një lartësi më të ulët të prerjes

! përshtatni shpejtësinë e hapave tuaj kur kositni

bar të gjatë

• Magazinimi ^

- për të kursyer mjaft hapësirë gjatë magazinimit,

paloseni dorezën e veglës (duke përdorur dadon e

krahut H) dhe magazinojeni veglën si në ilustrim;

fillim boshatisni kutinë e barit

! sigurohuni që kordoni (zgjatues) nuk është

ngatërruar gjatë palosjes/hapjes së dorezës së

veglës (mos e hidhni dorezën)

- mos vendosni objekte të tjera mbi kositëse kur e

vendosni në magazinë

- magazinojeni kositësen në ambiente të mbyllura në

një vend të thatë

MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI

• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional

• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër

(veçanërisht të çarat e ajrosjesM 3)

• Pastrojeni kositësen pas çdo përdorimi me një furçë dore

dhe një copë të butë

! mos përdorni ujë (veçanërisht jo spërkatje me

presion të lartë)

- hiqni prerjet e forta të barit në zonën e thikës me anë

të një pajisje druri ose plastike

• Kontrolloni rregullisht kutinë e barit për konsum ose

dëmtime

• Kontrolloni rregullisht për konsum ose dëmtim të thikave

dhe bulonave dhe zëvendësojini si komplet për të ruajtur

ekuilibrin

• Zëvendësimi i thikës prerëse &

! hiqni spinën nga burimi i energjisë dhe hiqni

kutinë e barit J 3

! mbani doreza mbrojtëse

- kthejeni përmbys kositësen

- hiqni/montoni thikën prerëse me një çelës K si në

ilustrim

! përdorni vetëm thika prerëse të llojit HL 5121

- pastroni plotësisht zonën e boshtit dhe pjesën e

poshtme të veglës para se të montoni thikën prerëse

! gjatë montimit të thikës prerëse, sigurohuni që dy

vrimat X të përputhen plotësisht me dy kunjat Y

• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim

dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga

një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të

SKIL

- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin

e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit

e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës

janë të paraqitura në www.skil.com)

Advertising