Përdorimi, Këshillë për përdorimin, Mirëmbajtja / shërbimi – Skil 7450 AA User Manual

Page 100: Mjedisi

Advertising
background image

100

PËRDORIMI

• Mbështetëset

- mos e përdorni kurrë pajisjen pa fletën mbështetëse A

! zëvendësoni menjëherë mbështetëset (lironi/

shtrëngoni 4 vidat e fletës B)

! hiqeni veglën nga spina para se të hiqni/montoni

fletat mbështetëse

• Montimi i disqeve smeriluese

- thjesht shtypni diskun smerilues C në fletën

mbështetës me vrimën në diskun smerilues që

përputhet me vrimën në fletën mbështetës

- nëse është e nevojshme, pastroni fillimisht fletën

mbështetës

! thithja e pluhurave kërkon përdorimin e disqeve

smeriluese me vrima

• Thithja e pluhurave4

- boshatisni rregullisht kutinë e pluhurave D për një

rendiment optimal në mbledhjen e pluhurave

- hiqni kutinë e pluhurave D duke shtyrë çelësin J në të

majtë dhe mbajeni në atë pozicion ndërsa tërhiqni

prapa kutinë e pluhurave D

- montoni kutinë e pluhurave D duke e rrëshqitur prapa

deri sa të zërë vend

! mos përdorni kutinë e pluhurave fshesën me

korrent kur smeriloni metale

• Kontrolli i trysnisë 5 (7450/7460)

Paralajmëron përdoruesin kur ushtrohet shumë trysni mbi

pajisje gjatë punës (trysni e madhe zvogëlon rendimentin

e smerilimit)

- drita jeshile 1 ndizet në rast trysnie

- drita jeshile 2/3 ndizet në rast trysnie të rritur

- drita e kuqe 4 ndizet kur trysnia është shumë e lartë

SHËNIME:

! veçoria e kontrollit të trysnisë fillon të punojë si

duhet vetëm pasi pajisja të ketë punuar për afro

një minutë

- veçoria e kontrollit të trysnisë është e projektuar

veçanërisht për smerilimin e shpejtë me shpejtësi

maksimale të smerilimit (përcaktimi i kontrollit të

shpejtësisë 7), pasi është nevoja për smerilimin të

shpejtë që nxit ushtrimin e trysnisë së lartë

! kini paraysh se funksionimi i veçorisë së

kontrollit të trysnisë nuk është i garantuar kur

smeriloni me përcaktime të ulta të shpejtësisë

(1-6)

• Ndezje/Fikje

- para se të ndizni pajisjen, ju duhet ta vendosni atë me

të gjithë sipërfaqen e smerilimit mbi materialin e punës

- kur ta ndizni, mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje

- ndizeni/fikeni pajisjen duke tërhequr/lëshuar çelësin F

! kini kujdes për goditje të papritura kur ndizni

pajisjen

! para se ta fikni veglën, ju duhet ta ngrini atë nga

materiali i punës

• Bllokimi i çelësit

- tërhiqni çelësin F 2

- shtypni kapësen G 2 me gishtin e madh

- lëshoni çelësin

- zhbllokoni çelësin duke tërhequr përsëri çelësin F 2

dhe më pas lëshojeni atë

• Kontrolli i shpejtësisë 7 (7460)

Për rezultate optimale smerilimi në materiale të ndryshme

- me anë të rrotës 2 mund të vendosësh shpejtësinë e

dëshiruar të smerilimit

- rregulloni gjithmonë shpejtësinë sipas madhësisë së

rërës së përdorur

- para se të filloni punën, gjeni shpejtësinë dhe rërën

optimale duke provuar në materiale rezervë

• Mbajtja dhe drejtimi i veglës 8

! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në

zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri

- rrëshqisni veglën paralel me sipërfaqen e punës dhe

lëvizeni në mënyrë rrethore ose kryq

! mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni

sipërfaqen e smerilimit që të punojë për ju

- mos e anoni veglën për të shmangur shenja të

padëshiruara nga smerilimi

- mbajini të çarat e ajrimit K 2 të pambuluara

• Smerilimi

- sasia e materialit që hiqet përcaktohet nga shpejtësia

e diskut të smerilimit

- shpejtësia e diskut smerilues ulet në raport me

trysninë e ushtruar mbi vegël

- ndizeni/fikeni pajisjen duke tërhequr/lëshuar çelësin F

2

kËSHIllË PËR PËRDORIMIN

• Për të përcaktuar ashpërsinë e duhur (dhe shpejtësinë),

tabela 9 mund të përdoret si referencë

! gjithmonë provojeni në fillim në një material të

padobishëm

• Për më shumë këshilla, vizitoni www.skil.com

MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI

• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional

• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër

(veçanërisht të çarat e ajrosjes K 2)

- hiqni pluhurin e smerilimit që ngjitet me anë të një furçe

! shkëputni spinën para pastrimit

• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim

dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga një

qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të SKIL

- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin

e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit

e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës

janë të paraqitura në www.skil.com)

MJEDISI

Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe

paketimin së bashku me materialet e mbeturinave

familjare (vetëm për vendet e BE-së)

- në respektim të Direktivës evropiane 2002/96/EC për

pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe

zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare,

pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të

jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të

kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me

mjedisin.

- simboli 0 do t’ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja

për t’i hedhur

Advertising