Krasitëse bari/ shkurresh me bateri 0755 hyrje, Të dhënat teknike 1 elementet e pajisjes 2, Siguria – Skil 0755 RA User Manual

Page 130

Advertising
background image

130

- кога алатот е исклучен или кога алатот е вклучен

но не врши некаква работа, може да дојде до

значително намалување на нивото а изложеност

! заштитете се од ефектите на вибрациите

преку одржување на алатот и неговите

делови, одржување на топлината во вашите

раце, и организирање на вашата работа



Krasitëse bari/

shkurresh me bateri

0755

HYrJe

• Kjo pajisje është e projektuar për prerjen e barit,

gardheve dhe shkurreve dhe është e projektuar vetëm

për përdorim familjar

• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional

• Lexoni me kujdes këtë manual udhëzimesh para

përdorimit dhe ruajeni për t’iu referuar në të ardhmen 3

• Jini të vëmendshëm ndaj udhëzimeve të sigurisë

dhe paralajmërimeve; mosrespektimi mund të

shkaktojë dëmtime të rënda

• Kontrolloni nëse paketimi përfshin të gjitha pjesët siç janë

të ilustruara në skicë 2

• Kur pjesët mungojnë ose janë të dëmtuara, ju lutemi

kontaktoni me shitësin

TË dHËNAT TeKNIKe 1
ELEMENTET E PAJISJES 2

A Bateria e integruar

B Karikuesi

C Kontakti i ngarkuesit

d Drita e ngarkimit

e Çelësi i sigurisë

F Çelësi i aktivizimit

G Butoni i lëshimit të kapakut

H Kapaku mbrojtës

J Thika e prerjes së barit

K Thika e prerjes së shkurreve

l Shina e magazinimit (vidat nuk përfshihen)

M Mbrojtëset e thikës (2)

N Kapësja për magazinimin për thikën

sIGUrIA

UDHËZIMET E PËRGJITHSHME PËR SIGURINË

PARALAJMËRIM! Lexoni të gjitha paralajmërimet e

sigurisë dhe të gjitha udhëzimet. Mosrespektimi i

paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në

goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtime të rënda. Ruani të

gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet për referencë në

të ardhmen. Termi “pajisje elektrike” në paralajmërime i

referohet pajisjes elektrike që përdoret nga priza (me kabllo)

ose pajisjes elektrike me bateri (pa kabllo).

1) SIGURIA E ZONËS SË PUNËS

a) Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të ndriçuar

mirë. Zonat e çrregullta ose të errëta janë një ftesë për

aksidente.

b) Mos i përdorni pajisjet elektrike në situata me

mundësi shpërthimi, si në prani të lëngjeve, gazeve

ose pluhurave të djegshëm. Pajisjet elektrike

shkaktojnë shkëndija që mund të ndezin pluhurat ose

avujt.

c) Mbajini fëmijët dhe personat e tjerë larg gjatë

përdorimit të veglës së punës. Tërheqja e vëmendjes

mund të shkaktojë humbjen e kontrollit.

2) sIGUrIA eleKTrIKe

a) Spinat e veglës së punës duhet të përputhen me

prizën. Mos modifikoni kurrë spinën në asnjë

mënyrë. Mos përdorni asnjë spinë përshtatëse me

veglat e punës me tokëzim. Spinat e pamodifikuara

dhe prizat përshtatëse do të zvogëlojnë rrezikun e

goditjes elektrike.

b) Shmangni kontaktin trupor me sipërfaqe të

tokëzuara si tuba, radiatorë, soba dhe frigoriferë. Ka

një rrezik më të madh të goditjeve elektrike nëse trupi

është i tokëzuar.

c) Mos ekspozoni veglat e punës në shi ose në kushte

me lagështi. Uji që hyn në veglën e punës do të rritë

rrezikun e goditjes elektrike.

d) Mos abuzoni me kordonin. Mos e përdorni kurrë

kordonin për transportin, tërheqjen ose heqjen e

spinës së veglës së punës. Mbajeni kordonin larg

nga nxehtësia, vaji, anët e mprehta ose pjesët që

lëvizin. Kordonët e dëmtuar ose e bllokuar rrisin rrezikun

e goditjes elektrike.

e) Kur përdorni një vegël pune në mjedise të jashtme,

përdorni një kordon zgjatues të përshtatshëm për

përdorim në mjedise të jashtme. Përdorimi i një

kordoni të përshtatshëm për përdorime në mjedise të

jashtme zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike.

f) Nëse përdorimi i veglës së punës në një vend me

lagështi është i pashmangshëm, përdorni një

automat qarku me shkarkesë me tokëzim. Përdorimi i

një automati me shkarkesë me tokëzim zvogëlon rrezikun

e goditjes elektrike.

3) SIGURIA PERSONALE

a) Qëndroni në gatishmëri, shikoni se çfarë po bëni

dhe përdorni gjykimin kur përdorni një vegël pune.

Mos e përdorni një vegël pune kur jeni i lodhur ose

nën ndikimin e ilaçeve, alkoolit ose mjekimit. Një

moment humbje e vëmendjes gjatë përdorimit të veglave

të punës mund të shkaktojë dëmtime të rënda personale.

b) Përdorni pajisje personale mbrojtëse. Mbani

gjithmonë pajisje për mbrojtjen e syve. Pajisjet

mbrojtëse si maska kundër pluhurit, këpucët që nuk

rrëshqasin, kaskat ose pajisjet për mbrojtjen e veshëve

për kushtet përkatëse do të zvogëlojnë dëmtimet

personale.

c) Parandaloni ndezjen e rastësishme. Sigurohuni që

çelësi është në pozicionin fikur para se të lidhni

burimin e energjisë dhe/ose baterinë, para se të

merrni ose të transportoni pajisjen. Transportimi i

veglave të punës me gishtin në çelës ose aktivizimi i

veglave të punës që kanë çelësin të ndezur është një

ftesë për aksidente.

Advertising