Përdorimi, Këshillë për përdorimin, Mirëmbajtja / shërbimi – Skil 0700 RA (Weedbuster) User Manual

Page 89

Advertising
background image

89

PËRDORIMI

• Udhëzimet për montimin

! hiqeni gjithmonë spinën elektrike para montimit/

heqjes së furçës

- rrëshqiteni mbrojtësen A mbi mbajtësen e motorit si në

ilustrim deri sa të zërë vend !

- montoni diskun B në mbajtësen e motorit si në ilustrim

deri sa të zërë vend @

- shtypni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues C dhe

mbajeni kur të lironi dadon tub D me çelës E #

- montoni furçën F me qendrën e saj në linjë me

treguesin e furçës G

- shtrëngoni dadon tub D me çelës E ndërsa shtyni

butonin e bllokimit të boshtit C

! zëvendësojeni furçën kur të konsumohet (numri i

aksesorit nga SKIL 2610Z02973)

• Rregullimi i lartësisë $

- lironi këmishën bllokuese H duke e rrotulluar në

drejtimin orar

! kur ta përdorni pajisjen për herë të parë,

rrotulloni dorezën K 90° pasi të lironi manshetën

bllokuese H

- zgjatni tubin J në lartësinë e dëshiruar

- shtrëngoni këmishën bllokuese H duke e rrotulluar në

drejtimin anti-orar

! mos ushtroni forcë mbi pajisje kur të zgjasni/

tërhiqni tubin në lartësinë e dëshiruar

• Bllokuesi i kordonit %

- kaloni lakun e kordonit zgjatues mbi bllokues L si në

ilustrim

- tërhiqeni fort për të siguruar kordonin zgjatues

• Ndezje/Fikje ^

- ndizeni veglën duke shtypur çelësin e aktivizimit M

- fikeni veglën duke lëshuar çelësin e aktivizimit M

! pas fikjes së pajisjes, furça vazhdon të rrotullohet

për disa sekonda

- lëreni furçën të ndalojë së rrotulluari para se ta ndizni

përsëri

! mos e ndizni dhe fikni shumë shpejt

• Para përdorimit të veglës

- sigurohuni që furça F # të jetë e montuar si duhet dhe

që dadoja tub D # të jetë e shtrënguar mirë

- ndizeni veglën për provë për të paktën 30 sekonda me

shpejtësinë më të lartë pa ngarkesë në një pozicion të

sigurt

- ndalojeni menjëherë në rast të dridhjeve të shumta

ose defekteve të tjera dhe kontrolloni veglën për të

përcaktuar shkakun

• Heqja e barërave

! sigurohuni që zona e prerjes nuk ka gurë, copëra

të hedhura dhe objekte të tjera të huaja

- sigurohuni që ana e poshtme e pajisjes të mbahet në

një pozicion të rrafshët

- filloni të punoni vetëm kur motori është në punë

- filloini të punoni afër prizës së rrjetit elektrik dhe

largojini gjatë punës

- mbajeni pajisjen larg nga objektet dhe bimët e forta

- mos e përdorni pajisjen në një vend për një kohë të

gjatë

- mos e mbingarkoni veglën

• Mbajtja dhe drejtimi i veglës &

- mbajeni pajisjen fort me një dorë

- lëvizeni pajisjen me shpejtësi konstante mbi

sipërfaqen ku po punoni

- mbani një pozicion të qëndrueshëm të punës

- mbajeni veglën gjithmonë larg nga trupi

KËSHILLË PËR PËRDORIMIN

• Për rezultate më të mira, provojeni pajisjen në një pjesë

të vogël të sipërfaqes dhe kontrolloni që pllakat të mos

dëmtohen

• Heqja rregullisht e barërave shmang punën e përsëritur

për heqjen e tyre

• Për më shumë këshilla, vizitoni www.skil.com

MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI

• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional

• Mbajini gjithmonë të pastër pajisjen dhe kordonin

! shkëputni spinën para pastrimit

- pastroni rregullisht vrimat e ajrimit N 2 me një copë të

butë

- hiqni rregullisht papastërtitë nga mbrojtësja e prerjes A

2

me një copë të butë

• Magazinimi *

- magazinojeni pajisjen në ambiente të brendshme

në një vend të thatë dhe të mbyllur, larg nga fëmijët

- montoni mirë në mur shinën e magazinimit P me 4

vida (nuk përfshihet) dhe nivelojeni horizontalisht

• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim

dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga

një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të

SKIL

- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin

e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit

e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës

janë të paraqitura në www.skil.com)

ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

• Lista e mëposhtme tregon simptomat e problemeve,

shkaqet e mundshme dhe veprimet korrigjuese (nëse

këto nuk e identifikojnë dhe e zgjidhin problemin,

kontaktoni me shitësin tuaj ose pikën përkatëse të

shërbimit)

! fikni veglën dhe hiqeni spinën para se të

shqyrtoni problemin

★ Vegla nuk funksionon

- priza e furnizimit me energji me defekt -> përdorni një

prizë tjetër

- kordoni zgjatues i dëmtuar -> ndërroni kordonin

zgjatues

- furça e montuar gabim -> montoni përsëri furçën

★ Vegla punon me ndërprerje

- lidhjet e brendshme me defekt -> kontaktoni me

shitësin/pikën e shërbimit

- çelësi i ndezjes/fikjes me defekt -> kontaktoni me

shitësin/pikën e shërbimit

★ Barërat nuk janë hequr plotësisht

- furça e dëmtuar/e konsumuar -> zëvendësoni furçën

Advertising