Skil 5265 AA User Manual

Page 143

Advertising
background image

143

g) Përdorni gjithmonë lama me madhësinë e duhur dhe

formën (diamant dhe jo të rrumbullakëta) e vrimave

të boshtit rrotullues. Lamat që nuk përputhen me

pajisjen montuese të sharrës do të punojnë në mënyrë

josimetrike me qendrën, duke shkaktuar humbje të

kontrollit.

h) mos përdorni kurrë rondele ose bulona të dëmtuar

ose të pasaktë të lamës. Rondelet dhe buloni i lamës

janë projektuar posaçërisht për sharrën tuaj, për

rendiment optimal dhe siguri në përdorim.

2) SHkAQET E GODITJES SË kTHImIT DHE

PARALAJmËRImET PËRkATËSE

• Goditja e kthimit është një reagim i papritur i një lame të

shtrënguar, të bllokuar ose jo të ekuilibruar të sharrës, që

shkakton një sharrë të pakontrolluar që të ngrihet dhe të

dalë nga materiali i punës në drejtim të operatorit;

• Kur lama është e shtrënguar ose e bllokuar fort nga

gjerësia e prerjes, lama ndalon dhe reagimi i motorit e

drejton njësinë me shpejtësi në drejtim të operatorit

• Nëse lama ngatërrohet ose është e paekuilibruar në

prerjen përkatëse, dhëmbët në anën e pasme të lamës

mund të ngulen në sipërfaqen e sipërme të drurit duke

bërë që lama të dalë nga gjerësia e prerjes dhe të

kërcejë në drejtim të operatorit

• Goditja e kthimit është rezultat i keqpërdorimit të veglës

dhe/ose procedurave ose kushteve të papërshtatshme të

funksionimit dhe mund të shmanget duke ndërmarrë

masat paraprake të duhura si më poshtë.

a) Shtrëngojeni fort me të dy duart mbi sharrë dhe

poziciononi krahët për të përballuar forcat e

goditjes së kthimit. Poziciononi trupin tuaj në njërën

anë të lamës, por jo në një vijë me lamën. Goditja e

kthimit mund të bëjë që sharra të kërcejë prapa por forcat

e goditjes së kthimit mund të kontrollohen nga operatori

nëse merren masat paraprake të duhura.

b) kur lama është e bllokuar ose kur ndërprisni prerjen

për një arsye, lëshoni çelësin dhe mbajeni sharrën

pa lëvizur brenda materialit deri sa lama të ndalojë

plotësisht. mos u përpiqni kurrë që të hiqni sharrën

nga materiali ose të tërhiqni sharrën prapa kur lama

është në lëvizje pasi mund të sjellë një goditje të

kthimit. Kontrolloni dhe kryeni veprime korrigjuese për të

eliminuar shkakun e bllokimit të lamës. Shmangni prerjen

e gozhdëve ose të vidave.

c) kur rifilloni punën me sharrë në një material,

vendosni lamën e sharrës në qendër të gjerësisë së

prerjes dhe kontrolloni që dhëmbët e sharrës të

mos jenë aktiv në material. Nëse lama e sharrës është

e bllokuar, ajo mund të dalë ose të kthehet prapa nga

materiali kur rifilloni punën me sharrën.

d) mbështesni panelet e mëdha për të minimizuar

rrezikun e shtrëngimit ose goditjes së kthimit të

lamës. Panelet e mëdha kanë tendencën të epen nën

peshën e tyre. Mbështetëset duhet të vendosen poshtë

panelit në të dy krahët në afërsi të vijës së prerjes pranë

anës së panelit.

e) mos përdorni lama jo të mprehta ose të dëmtuara.

Lamat jo të mprehta ose të vendosura jo mirë krijojnë një

gjerësi të ngushtë të prerjes dhe shkaktojnë fërkim të

tepërt, bllokim të lamës dhe goditje të kthimit.

f) Levat bllokuese rregulluese të pjerrësisë dhe

thellësisë së lamës duhet të jenë të shtrënguara dhe

të sigurta para kryerjes së prerjes. Nëse rregullimi i

lamës lëviz gjatë prerjes, ai mund të shkaktojë bllokim

ose goditje të kthimit.

g) kini shumë kujdes kur sharroni në mure ekzistuese

ose zona të tjera të panjohura. Lama e futur mund të

presë objekte që mund të shkaktojnë goditje të kthimit.

3) FUNkSIONI I mBROJTËSES SË POSHTmE

a) kontrolloni mbrojtësen e poshtme për mbyllje të

përshtatshme para çdo përdorimi. mos e përdorni

sharrën nëse mbrojtësja e poshtme nuk lëviz lirisht

dhe nuk mbyllet menjëherë. mos e shtrëngoni apo

lidhni asnjëherë mbrojtësen e poshtme në

pozicionin e hapur. Nëse sharra bie aksidentalisht,

mbrojtësja e poshtme mund të përkulet. Hiqni spinën,

ngrini mbrojtësen e poshtme me dorezën e tërheqjes dhe

sigurohuni që lëviz lirisht dhe nuk prek me lamën ose

pjesë të tjera, në të gjitha këndet dhe thellësitë e prerjes.

b) kontrolloni funksionimin e sustës së mbrojtëses së

poshtme. Nëse mbrojtësja dhe susta nuk

funksionojnë si duhet, ato duhet të riparohen para

përdorimit. Mbrojtësja e poshtme mund të punojë

ngadalë për shkak të pjesëve të dëmtuara, depozitave

ngjitëse ose grumbullimit të copërave.

c) mbrojtësja e poshtme duhet të tërhiqet në mënyrë

manuale vetëm për prerje të veçanta si prerje me

zhytje dhe prerje të kombinuara. Ngrini mbrojtësen

e poshtme me anë të dorezës së tërheqjes dhe kur

lama të hyjë në material, mbrojtësja e poshtme

duhet të lëshohet. Për të gjitha sharrimet e tjera,

mbrojtësja e poshtme duhet të funksionojë automatikisht.

d) Shikoni gjithmonë që mbrojtësja e poshtme të

mbulojë lamën para vendosjes së sharrës mbi

tryezë ose dysheme. Lama e pambrojtur në lëvizje do

të bëjë që sharra të ecë prapa duke prerë çdo gjë në

rrugën e saj. Kini parasysh kohën që i duhet lamës për të

ndaluar pasi lëshohet çelësi.

PARALAJmËRImET SHTESË PËR SIGURINË

TË PËRGJITHSHmE

• Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën

moshën 16 vjeç

• Kjo vegël nuk është e përshtatshme për prerje në

lagështi

• Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë

para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të

aksesorëve

• Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar;

zëvendësojeni nga një person i kualifikuar

mos punoni me materiale që përmbajnë asbest

(asbesti konsiderohet kancerogjen)

• Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje

drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të

dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund të

shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje

respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani

një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje

për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet

• Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene (si

pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me

lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një

maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për

heqjen e pluhurave kur mund të lidhet

Advertising