Imetec DOLCEVITA TS7 User Manual

Page 22

Advertising
background image

UDHEZIME DHE KESHILLA PER NJE PERDORIM TE RREGULLT DHE TE SIGURTE

INSTRUKSIONE TE RENDESISHME TE RUHEN PER PERDORIM NE TE ARDHMEN. ATO JAPIN
KESHILLA TE RENDESISHME PERSA I PERKET FUNKSIONIMIT DHE SIGURISE NE INSTALIM, NE
PERDORIM DHE NE MIREMBAJTJEN E PAJISJES.

1. Pasi të keni hequr amballazhimin, sigurohuni që pajisja të paraqitet e plotë, pa dëme të dukshme të cilat mund të jenë shkaktuar

nga transporti. Në rast dyshimi, mos e përdorni pajisjen dhe drejtohuni në Qëndrat e Asistencës Teknike të autorizuara nga IMETEC.

2. Para se të lidhni pajisjen me rrjetin elektrik, verifikoni që të dhënat në targë të përputhen me ato të rrjetit të furnizimit me energji

elektrike. Targa është në fund të aparaturës.

3. Mos përdoni adoptues, dopiopriza dhe/ose zgjatës. Në rast se priza dhe spina e pajisjes nuk janë kompatibël, zëvendësoni

prizën me një tjetër tip të përshtatshëm nga persona profesionalisht të kualifikuara.

4. Kjo pajisje duhet të përdoret saktësisht vetëm për ato qëllime për të cilat është projektuar, pra si thekëse buke. Çdo lloj përdorimi

tjetër duhet të konsiderohet si i papërshtatshëm dhe, si rrjedhojë, i rrezikshëm. Prodhuesi nuk mund të konsiderohet i
përgjegjshëm për dëme eventuale që rrjedhin nga përdorimi jo i rregullt dhe i gabuar.

5. Përdorimi i çfarëdolloj aparature elektrike është i lidhur me zbatimin e disa rregullave thelbësore. Në mënyrë të veçantë:

- mos e prekni kurrë pajisjen me duar apo këmbë të lagura apo me lagështirë;
- mos e tërhiqni kavon e ushqimit ose vetë pajisjen për të hequr spinën nga priza e korrentit;
- mos e lini pajisjen të ekspozuar ndaj vepruesve atmosferikë (shiu, dielli, etj);
- mos e vini kurrë trupin e pajisjes të zhytur ose nën rrjedhën e ujit të rrjedhshëm;
- mos lejoni që pajisja të përdoret nga fëmijët apo persona të pa-aftë pa qënë të mbikqyrur;
- stakoni gjithmonë pajisjen nga ushqimi në rast se lihet e pa ruajtur;
- aparatura nuk është e destinuar për t’u përdorur me tajmer të jashtëm ose me sistem telekomandimi të veçantë me distancë,
ose me aparatura të ngjashme.

6. Kujdes, buka mund të djegi. Thekëset e bukës nuk duhet të përdoren nën ose pranë materjalesh që mund të digjen, për shembull

perde. Duhet të mbikëqyren.

7. Përpara se të kryhet çfarëdolloj operacioni pastrimi apo mirëmbajtjeje duhet stakuar pajisja nga rrjeti ushqyes elektrik, duke

hequr prizën.

8. Në rast difekti dhe/ose funksionimi jo të rregullt të pajisjes, kjo e fundit duhet fikur dhe nuk duhet hapur. Për një riparim eventual

drejtohuni në Qëndrat e Asistencës Teknike të autorizuara nga IMETEC.

9. Kavoja e ushqimit të kësaj pajisjeje nuk duhet të zëvendësohet nga përdoruesi. Në rast dëmtimi të kavos, ose për zëvendësimin

e saj, drejtohuni në Qëndrat e Asistencës Teknike të autorizuara nga IMETEC.

10. Në rast se vendosni të mos e përdorni më një pajisje të këtij lloji, rekomandohet që të bëhet e papërdorueshme duke prerë kavon

e ushqimit, pasi të keni hequr spinën nga priza e korentit. Rekomandohet gjithashtu që të bëhen të padëmshme ato pjesë të
pajisjes të cilat lehtësisht mund të përbëjnë rrezik, veçanërisht për fëmijët të cilët mund të përdorin këtë pajisje tashmë jashtë
përdorimit për lodrat e tyre.

11. Kjo pajisje nuk është e destinuar për përdorim nga ana e fëmijëve apo personave me kapacitet të kufizuar fizik, sensorial apo

mendor dhe në çdo rast nuk mund të përdoret në mungesë të një njohjeje dhe eksperience specifike, pa mbikqyrje ose
instruksionet e përdorimit të dhëna nga një person i përgjegjshëm.

12. Pajisja nuk mund të përdoret si lojë fëmijësh.

Në bazë të normës evropjane 2002/96/CE, aparatura që nuk përdoret duhet të tretet në mënyrë besnike me normën. Materjalet
e riciklueshëm që aparatura përmban duhet të rimerren për të shmangur degradimin e ambientit. Për informacione të mëtejshme,
drejtohuni pranë entit lokal të tretjes ose shitësit të aparaturës.

20

K U J D E S

K E S H I L L A T E P E R G J I T H E S H M E

IMETEC ju falenderon që keni zgjedhur një prodhim të saj. Jemi të sigurt që do të vlerësoni cilësinë, sigurinë dhe rrespektin për
përdoruesin me të cilin e kemi projektuar dhe prodhuar.

Advertising