LG 55LB700V User Manual

Page 458

Advertising
background image

8

SHQIP

UDHËZIMET MBI SIGURINË

y

Ju lutemi, ndiqni udhëzimet e mëposhtme për instalim për të parandaluar

mbinxehjen e produktit.

- Distanca ndërmjet produktit dhe murit duhet të jetë më e madhe se

10 cm.

- Mos e instaloni produktin në një vend pa ventilim (p.sh., në një raft

librash ose në dollap).

- Mos e instaloni produktin mbi tapet ose jastëk.

- Sigurohuni që vrima e ventilimit të mos jetë e bllokuar nga një mbulesë

tavoline ose perde.

Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr.

y

Kujdesuni që të mos i prekni vrimat e ventilimit kur jeni duke parë TV

për një kohë të gjatë pasi ato mund të nxehen. Kjo gjë nuk ndikon te

funksionimi apo performanca e produktit.

y

Kontrolloni vazhdimisht kabllon e pajisjes suaj, dhe nëse pamja e saj tregon dëmtim ose

përkeqësim, shkëputeni atë, mos e përdorni më pajisjen dhe ndërrojeni kabllon me një pjesë

këmbimi të njëjtë nga një riparues i autorizuar.

y

Parandaloni mbledhjen e pluhurit mbi kunjat e spinës ose mbi prizë.

Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri.

y

Mbrojeni kordonin elektrik nga keqpërdorimi fizik ose mekanin, si p.sh. nga

përdredhja, përkulja, pickimi, mbyllja e derës mbi të ose nga shkelja. Bëni

kujdes të veçantë ndaj spinave, prizave në mur dhe pikës nga ku kablloja

del nga pajisja.

y

Mos e shtypni fort me dorën tuaj ose mos e gërvishtni ekranin me një objekt

të mprehtë, si p.sh. me thonj, laps ose stilolaps.

y

Shmangni prekjen e ekranit ose mbajtjen e gishtit (gishtave) mbi të për

periudha të gjata kohore. Kjo mund të prodhojë disa efekte të përkohshme

shtrembërimi në ekran.

y

Kur të pastroni produktin dhe komponentët e tij, fillimisht hiqeni nga priza

dhe pastrojeni me një leckë të butë. Ushtrimi i forcës së tepërt mbi të

mund të shkaktojë gërvishtje ose çngjyrim. Mos spërkatni ujë mbi të dhe

mos e pastroni me leckë të njomë. Mos përdorni kurrë pastrues xhamash,

shkëlqyes makine ose industrial, gërryes ose dyll, benzen, alkool, etj. i cili

mund të dëmtojë produktin dhe panelin e tij.

Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike ose dëmtim të

produktit (deformim, gërryerje ose thyerje).

y

Për sa kohë që kjo njësi është lidhur te priza AC në mur, ajo nuk shkëputet nga burimi i ushqimit

AC madje edhe nëse e fikni këtë pajisje me ÇELËS.

y

Kur ta hiqni kabllon nga priza, kapeni nga spina dhe hiqeni.

Nëse telat brenda kabllos së energjisë janë të shkëputur, kjo gjë mund të

shkaktojë zjarr.

y

Kur të zhvendosni produktin, fillimisht sigurohuni që të jetë i fikur. Më pas,

hiqini nga priza kabllot e energjisë, kabllot e antenës dhe të gjithë kabllot e

lidhjes.

TV-ja ose kordoni i energjisë mund të jenë dëmtuar, gjë që mund të përbëjë

rrezik zjarri ose mund të shkaktojë goditje elektrike.

Advertising
This manual is related to the following products: