LG 55LB700V User Manual

Page 469

Advertising
background image

19

SHQIP

MONTIMI DHE PËRGATITJA

Përdorimi i butonit të levës

Funksionet e televizorit mund t’i përdorni thjesht duke shtypur ose lëvizur butonin e levës lart, poshtë,

majtas ose djathtas.

Funksionet bazë

Ndezja

Kur televizori është i fikur, vendoseni gishtin mbi butonin e levës,

shtypeni një herë dhe lëshojeni.

Fikja

Kur televizori është i ndezur, vendoseni gishtin mbi butonin e

levës, shtypeni një herë për pak sekonda dhe lëshojeni.

Kontrolli i

volumit

Nëse e vendosni gishtin mbi butonin e levës dhe e shtyni majtas

ose djathtas, mund ta rregulloni nivelin e volumit sipas dëshirës.

Kontrolli i

programeve

Nëse e vendosni gishtin mbi butonin e levës dhe e shtypni për

lart ose poshtë, mund të lëvizni midis programeve të ruajtura që

dëshironi.

SHËNIM

y

Kur e keni gishtin mbi butonin e levës dhe e shtypni për lart, poshtë, majtas ose djathtas, bëni

kujdes që të mos shtypni butonin e levës. Nëse shtypni në fillim butonin e levës, nuk mund ta

rregulloni nivelin e volumit dhe programet e ruajtura.

Sistemimi i menysë

Kur televizori është i ndezur, shtypni një herë butonin e levës.

Zërat e menysë( , , ) mund t’i rregulloni duke e lëvizur butonin e levës majtas ose djathtas.

TV fikur

Fikni televizorin.

Mbyll

Spastron dritaret nga ekrani dhe kthehet në shikimin e
televizorit.

Hyrja

Ndryshon burimin e hyrjes.

Advertising
This manual is related to the following products: