LG 47LM960V User Manual

Page 361

Advertising
background image

11

ENG

SHQIP

UDHËzIMEt MBI SIgURINË

Mosha e shikimit

y

y

Foshnjat/Fëmijët

Përdorimi/Shikimi i përmbajtjeve 3D për fëmijët nën moshën 5 vjeç është i ndaluar.
Fëmijët nën moshën 10 vjeç mund të mbireagojnë dhe mund të emocionohen së tepërmi sepse
shikimi i tyre është në zhvillim e sipër (për shembull: mund të përpiqen të prekin ekranin ose të
hidhen mbi të). Kërkohet mbikëqyrje e veçantë dhe kujdesi i duhur për fëmijët që shikojnë përmbajtje
3D.
Fëmijët kanë një diferencë binokulare më të madhe në krahasim me të rriturit për sa i përket shikimit
të 3D-së sepse distanca ndërmjet syve tek ata është më e shkurtër se tek të rriturit. Prandaj dhe ata
dallojnë një thellësi më steriotipike krahasuar me të rriturit për të njëjtin imazh 3D.

y

y

Adoleshentët

Adoleshentët nën moshën 19 vjeç mund të reagojnë me ndjeshmëri për shkak stimulimit të dritës në
përmbajtjet 3D. Këshillojini ata të kufizojnë shikimin e përmbajtjeve 3D për një kohë të gjatë kur janë
të lodhur.

y

y

të moshuarit

Të moshuarit m und të shikojnë më pak efekte 3D krahasuar me të rinjtë. Mos u ulni më afër TV-së
se sa distanca e rekomanduar.

Kujdes kur përdorni Syzet 3D

y

y

Sigurohuni që të përdorni syze LG 3D. Në të kundërt, mund të mos jeni në gjendje të shikoni siç
duhet videot 3D.

y

y

Mos përdorni syze 3D në vend të syzeve tuaja normale, syzeve të diellit ose syzeve mbrojtëse.

y

y

Përdorimi i syzeve 3D të modifikuara mund të shkaktojë tension të syve ose deformim të imazhit.

y

y

Mos i mbani syzet 3D në temperatura tepër të larta ose të ulëta. Kjo shkakton deformim.

y

y

Syzet 3D janë të brishta dhe mund të gërvishten lehtësisht. Përdorni gjithmonë një copë lecke të butë
dhe të pastër kur të pastroni lentet. Mos i gërvishtni lentet e syzeve 3D me objekte të mprehta ose t’i
pastroni me kimikate.

Ambienti i shikimit

y

y

Distanca e shikimit

Ruani një distancë prej të paktën sa dyfishi i gjatësisë së ekranit kur të shikoni përmbajtje 3D. Nëse
nuk ndiheni komod gjatë shikimit të përmbajtjeve 3D, largohuni më shumë nga TV-ja.

KUJDES

Advertising
This manual is related to the following products: