Lidhja me rrjetin, Lidhja e rrjetit - me valë, Masat paraprake për rrjetin me valë – Samsung UE46F5570SS User Manual

Page 211: Protokollet e sigurisë në rrjet

Advertising
background image

Shqip - 11

Shqip

Konfigurimi i rrjetit

Lidhja me rrjetin

Lidhja e Smart TV me rrjetin jep akses në shërbimet në internet, si Smart Hub, si dhe në përditësimet e
softuerëve.

Lidhja e rrjetit - Me valë

Lidhni televizorin me internetin me anë të një rrugëzuesi ose modemi standard.

Rrugëzuesi IP me valë ose

modem i cili ka server DHCP

Kablloja LAN (nuk jepet)

Foleja LAN në mur

Masat paraprake për rrjetin me valë

• Ky Smart TV mbështet protokollet e komunikimit IEEE 802.11a/b/g /n. Samsung-u rekomandon

përdorimin e IEEE 802.11n. Në të kundërt, kur luani video përmes një lidhjeje rrjeti, videoja mund të
mos luajë shtruar.

• Për të përdorur rrjetin me valë, televizori duhet të lidhet me një rrugëzues ose modem me valë. Nëse

rrugëzuesi me valë mbështet DHCP-në, televizori mund të përdorë adresë DHCP ose statike për t'u
lidhur me rrjetin me valë.

• Zgjidhni një kanal për rrugëzuesin me valë që nuk është aktualisht në përdorim. Nëse kanali i caktuar

për rrugëzuesin me valë po përdoret aktualisht nga një pajisje tjetër, kjo rezulton në interferencë dhe/
ose ndërprerje të komunikimit.

• Shumica e rrjeteve me valë kanë sistem opsional sigurie. Duhet të krijoni një kod sigurie me anë të

karaktereve dhe numrave për të aktivizuar sistemin e sigurisë të rrjetit me valë. Më pas ky kod sigurie
nevojitet për t'u lidhur me rrjetin me valë.

Protokollet e sigurisë në rrjet

Televizori mbështet vetëm protokollet e mëposhtme të sigurisë në rrjetin me valë dhe nuk mund të lidhet
me rrugëzuesit me valë të pacertifikuar:

• Modalitetet e autentikimit: WEP, WPAPSK, WPA2PSK

• Llojet e enkriptimit: WEP, TKIP, AES

Nëse rrugëzuesi me valë është caktuar në modalitetin Pure High-throughput (Greenfield) 802.11n dhe
lloji i enkriptimit në WEP ose TKIP, Samsung Smart TV nuk do të mbështesë lidhjen në përputhje me
specifikimet e reja të certifikimit Wi-Fi.
Nëse rrugëzuesi me valë mbështet WPS-në (konfigurim i mbrojtur Wi-Fi), është e mundur të lidheni me
rrjetin nëpërmjet PBC-së (konfigurim me shtypje butoni) ose PIN-it (numër personal identifikimi). WPS-ja i
konfiguron automatikisht cilësimet e kodit SSDI dhe WPA.

[UF5570-ZH]BN68-04878H-02L16.indb 11

2013-11-15 8:48:54

Advertising