Samsung PS51E550D1W User Manual

Page 236

Advertising
background image

Instalimi i montuesit në mur

Instalimi i pajisjes për montim në mur

Pajisja për montimin në mur (e shitur veçmas) ju lejon që të vendosni televizorin në mur.
Për informacion të hollësishëm në lidhje me instalimin e montuesit në mur, shihni udhëzimet që jepen me
montuesin në mur. Kontaktoni një teknik për ndihmë kur të instaloni mbërthyesen e montuesit në mur. Nuk
këshillojmë që këtë ta bëni vetë.
Samsung Electronics nuk është përgjegjës për ndonjë dëmtim të produktit ose dëmtimin tuaj apo të të
tjerëve nëse zgjidhni ta instaloni televizorin vetë.

Specifikimet e pajisjes për montim në mur (VESA)

Pajisja për montimin në mur nuk disponohet por shitet veçmas.

Instaloni montuesin në mur, në një mur të fortë vertikal me dyshemenë. Kur e vendosni në materiale të
tjera ndërtimi, ju lutemi kontaktoni shitësin tuaj më të afërt. Nëse instalohet në një tavan ose në një mur të
pjerrët, mund të bjerë dhe të shkaktojë dëmtime të rënda personale.

SHËNIM

• Përmasat standarde për pajisjet e montimit në mur tregohen në tabelën më poshtë.

• Kur blini pajisjen tonë të montimit në mur, ju jepet një manual i hollësishëm i instalimit dhe të gjitha

pjesët e nevojshme për vendosjen.

• Mos përdorni vidha që nuk janë në përputhje me specifikimet e vidhës standarde VESA.

• Mos përdorni vidha që janë më të gjata se përmasat standarde ose që nuk përputhen me

specifikimet për vidhën standarde VESA. Vidhat që janë më të gjata mund të shkaktojnë dëmtim në
brendësi të televizorit.

• Për montuesit në mur që nuk janë në përputhje me specifikimet e vidhës standarde VESA, gjatësia

e vidhave mund të ndryshojë në varësi të specifikimeve të tyre.

• Mos i shtrëngoni vidhat shumë, pasi kjo mund të dëmtojë produktin ose të shkaktojë që produkti të

bjerë, duke sjellë dëmtim personal. Samsung nuk është përgjegjës për këto lloj aksidentesh.

• Samsung nuk është përgjegjës për dëmtimin e produktit ose dëmtimin personal kur përdoret një

montues në mur i paspecifikuar nga VESA ose nëse konsumatori nuk arrin të ndjekë udhëzimet e
instalimit të produktit.

• Mos e montoni televizorin në kënd më të madh se 15 gradë.

Familja e produktit

inç

Specifikimet VESA

(A * B)

Vidhë standarde

Sasia

TV PDP

43~51

400 X 400

M8

4

60~64

600 X 400

Mos instaloni pajisjen tuaj të montimit në mur ndërkohë që televizori juaj është i ndezur.
Mund të rezultojë në dëmtimin tuaj për shkak të goditjes elektrike.

Shqip - 16

[PE550-XH]BN68-04057E-01L17.indb 16

2012-07-10 �� 10:32:59

Advertising
This manual is related to the following products: