Samsung PS51E550D1W User Manual

Page 237

Advertising
background image

Shqip

Sigurimi i televizorit në mur

Kujdes: Tërheqja, shtyrja ose ngjitja mbi televizor mund të bëje që
televizori të rrëzohet. Në veçanti, sigurohuni që fëmijët të mos varen
ose ta destabilizojnë televizorin. Nëse ndodh kjo, televizori mund të
bjerë, duke shkaktuar lëndime të rënda ose vdekje. Ndiqni të gjitha
masat e sigurisë që paraqiten në Broshurën e Sigurisë të përfshirë me
televizorin. Për të rritur stabilitetin dhe sigurinë, mund të blini dhe të
instaloni pajisjen kundër rënies, si më poshtë.

Për të shmangur rrëzimin e televizorit

1. Vendosni vidat në morseta dhe shtrëngojini fort në mur.

Sigurohuni që vidat të jenë instaluar fort në mur.

Mund të keni nevojë për materiale shtesë, si mbajtëse, në
varësi të llojit të murit.

Meqenëse kllapat, vidat dhe kabllot e nevojshme nuk
përfshihen, duhet t'i blini veçmas.

2. Hiqni vidat nga pjesa e pasme në qendër të televizorit,

vendosini në morseta dhe shtrëngojini mbi televizor.

Vidat mund të mos jepen me këtë produkt. Në rast të tillë
duhet t'i blini veçmas sipas specifikimeve të mëposhtme.

Specifikimet e vidave

• Për 43 ~ 64 inç: M8

3. Lidhni morsetat e vendosura në televizor dhe ato të fiksuara

në mur me një kabllo të fortë dhe më pas shtrëngojeni fort.

SHËNIM

• Instaloni televizorin pranë murit në mënyrë që të mos

bjerë mbrapsht.

• Një mënyrë e sigurt është lidhja e kabllos në mënyrë të atillë që kllapat e fiksuara në mur të jenë

në një nivel apo më poshtë se kllapat e fiksuara në televizor.

• Zgjidheni kabllon para se të lëvizni televizorin.

4.. Verifikoni që të gjitha lidhjet janë siguruar siç duhet. Kontrolloni herë pas here lidhjet për shenja problemi ose

dëmtimi të mundshëm. Nëse keni ndonjë dyshim në lidhje me sigurinë e lidhjeve, kontaktoni një instalues
profesionist.

Muri

Shqip - 17

[PE550-XH]BN68-04057E-01L17.indb 17

2012-07-10 �� 10:33:00

Advertising
This manual is related to the following products: