Paralajmërimet dhe këshilla, Përdorimi, Mirëmbajtja – AEG X59143MD0 User Manual

Page 87

Advertising
background image

87

ALBANIAN

1. PARALAJMËRIMET DHE

KËSHILLA

• Ky libërth me udhëzime për përdorim është

parashikuar për disa versione të aparatit. Ka

mundësi që të jenë përshkruar pjesë të posaçme

të pajisjeve, që nuk i përkasin aparatit tuaj.

• Prodhuesi nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi

për dëmet e shkaktuara nga instalimi i pasaktë

ose jo në përputhje me rregullat përkatëse.

• Largësia minimale e sigurisë midis Platformës së

gatimit dhe Aspiratorit duhet të jetë prej 650 mm,

(disa modele mund të instalohen në një largësi

më të vogël, referojuni paragrafëve ambalazhi

dhe instalimi).

• Kontrolloni që tensioni i rrymës elektrike të jetë

i njëjtë me atë të shënuar në targën e vogël

brenda Aspiratorit.

• Për Aparate të Klasit I sigurohuni që impianti

elektrik i shtëpisë të garantojë tokëzimin e duhur.

• Lidheni Aspiratorin në dalje të ajrit të thithur me

tuba me diametër baras ose më shumë se

120 mm. Kalimi i tubave duhet të jetë sa më i

shkurtër që të jetë i mundur.

• Mos e lidhni Aspiratorin me kanale shkarkimi

të tymrave të shkaktuara nga djegia (kaldaje,

oxhaqe, etj.)

• Në rast se në dhomë përdoren si Aspiratori ash-

tu edhe aparate që nuk funksionojnë me energji

elektrike (për shembull aparate që përdorin

gaz), mjedisi duhet ajrosur në mënyrë të duhur.

Në rast se kuzhina nuk është e pajisur, krijoni

një hapje që të komunikojë me jashtë, për të

siguruar futjen e ajrit të pastër. Përdorimi i duhur

e pa rreziqe përftohet kur depresioni maksimal i

lokalit nuk e kalon masën 0,04 mBar.

• Në rast se teli ushqyes dëmtohet, duhet

zëvendësuar nga prodhuesi ose nga shërbimi

i asistencës teknike, në mënyrë që të paran-

dalohen rreziqet.

• Lidheni individualitet në rrjeta përmes një switch

dy pole me një hendek kontakti prej së paku 3

mm.

• Nëse udhëzimet e instalimit të aparatit të

gatimit me gaz thonë se është e nevojshme një

distancë më e madhe se ajo e treguar më sipër,

duhet mbajtur parasysh. Duhen respektuar të

gjitha rregullat për shkarkimin e ajrit.

2. PËRDORIMI

• Aspiratori është prodhuar vetëm për përdorim

shtëpiak, për të hequr erërat e kuzhinës.

• Mos e përdorni kurrë Aspiratorin në mënyrë të

parregullt.

• Mos lini flakë të lira me intensitet të madh poshtë

Aspiratorit në funksionim.

• Rregullojeni gjithnjë flakën në mënyrë që ta sh-

mangni daljen anash të saj në lidhje me pjesën

fundore të tiganëve.

• Kontrolloni fërgueset gjatë përdorimit: vaji i

mbinxehur mund të marrë zjarr.

• Mos përgatisni ushqime flambe poshtë aspirato-

rit të kuzhinës; ka rrezik zjarri.

• Ky aparat nuk duhet përdorur nga persona

(përfshi fëmijët) me aftësi të reduktuara psikike,

shqisore ose mendore, apo nga persona pa

përvojë e njohuri, përveç rasteve kur kontrollo-

hen ose udhëzohen për përdorimin e aparatit

nga persona përgjegjës për sigurinë e tyre.

• Fëmijët duhet të kontrollohen me shumë kujdes

që të mos luajnë me aparatin.

• “KUJDES: Pjesët që mund të preken mund të

bëhen shumë të nxehta në rast se përdoren me

aparatura pjekëse.”

3. MIRËMBAJTJA

• Para se të filloni me çfarëdo veprim mirëmbajtës,

fikeni Aspiratorin duke hequr spinën elektrike ose

duke fikur çelësin e përgjithshëm të korrentit.

• Bëjini Filtrave një mirëmbajtje të përpiktë e të

menjëhershme, sipas intervaleve të këshilluara

(Rrezik zjarri).

- Filtra kundër erës së keqe me Karbon aktiv

W: Filtri kundër erës së keqe me Karbon

aktiv nuk mund të lahet dhe nuk është i

rigjenerueshëm, duhet zëvendësuar rreth

çdo 4 muaj përdorimi ose më shpesh, për një

përdorim veçanërisht intensiv.

- Filtra kundër yndyrës

Z: mund të lahen edhe

në makinë enëlarëse, e duhen larë të paktën

rreth çdo 2 muaj përdorimi ose më shpesh,

për një përdorim veçanërisht intensiv.

- Llamba të vogla të komandimit atje ku janë të

pranishme

• Për pastrimin e sipërfaqeve të Aspiratorit mjafton

të përdorni një cohë të lagur dhe detergjent të

lëngshëm neutral.

W

Z

Advertising