Përdorimi – Skil 2016 AA User Manual

Page 113

Advertising
background image

113

udhëzuar ose mbikëqyrur në lidhje me përdorimin e

veglës/karikuesit nga një person përgjegjës për sigurinë

e tyre.

Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me veglën/

karikuesin

• Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar

me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë

më të sigurt se sa me dorë)

• Mbajeni veglën e punës nga sipërfaqet e izoluara të

kapjes, kur kryeni një veprim ku aksesori i prerjes

ose shtrënguesi mund të bien në kontakt me tela

të fshehur ose me kordonin e tij (kontakti i aksesorit

të prerjes dhe shtrënguesve me një tel elektrik mund

të bëjë që pjesët metalike të ekspozuara të veglës së

punës të përcjellin energjinë dhe mund të shkaktojnë

goditjen elektrike të operatorit)

• Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e

fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë

lokale të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat

elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike;

dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim;

shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose

një goditje elektrike)

• Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest

(asbesti konsiderohet kancerogjen)

Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje

drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të

dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund

të shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje

respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani

një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje

për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet

Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene

(si pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje

me lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një

maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për

heqjen e pluhurave kur mund të lidhet

Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat

për materialet me të cilat dëshironi të punoni

Sigurohuni që çelësi B ② të jetë në pozicionin e

mesit (bllokues) para se të bëni ndonjë rregullim ose

të ndërroni aksesorët, si dhe kur transportoni ose

magazinoni veglën

NDËRRIMI I BATERIVE

Ndërroni baterinë vetëm me karikuesin që është

siguruar me veglën

Mos i prekni kontaktet në karikues

Mos e ekspozoni veglën/karikuesin/baterinë në shi

Mos e karikoni baterinë në mjedise me lagështi ose të

njoma

Ruajeni veglën/karikuesin/baterinë në vende ku

temperatura nuk do të kalojë 40°C apo të bjerë nën 0°C

Mos e përdorni karikuesin nëse është i dëmtuar; çojeni

te një nga Qendrat zyrtarisht të regjistruara të shërbimit

të SKIL për një kontroll të sigurisë

Mos e përdorni karikuesin kur kordoni ose spina janë

të dëmtuara; kordoni ose spina duhet të zëvendësohen

menjëherë në një nga Qendrat zyrtarisht të regjistruara

të shërbimit të SKIL

Mos e përdorni baterinë nëse është e dëmtuar; ajo

duhet të zëvendësohet menjëherë

Mos e çmontoni karikuesin ose baterinë

Mos u përpiqni të karikoni bateri të pakarikueshme me

një karikues

SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË KARIKUES/BATERI

Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit

Përdoreni karikuesin vetëm në ambiente të brendshme

Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)

Transformatori izolues me siguresë ndaj defekteve

(burimi i energjsië ndahet automatikisht nga dalja e

transformatorit)

Fikje automatike kur karikuesi nxehet shumë (siguresa

termike shpërthen dhe karikuesi bëhet i papërdorshëm)

Polariteti i gabuar i lidhjes së karikuesit mund të

shkaktojë një rrezik (karikojeni baterinë vetëm me

karikuesin e përfshirë)

Mos e hidhni karikuesin bashkë me materialet e mbetjeve

familjare

Mos e hidhni baterinë bashkë me materialet e mbetjeve

familjare

PËRDORIMI

Karikimi i baterisë ⑪

- bateria e veglave të reja nuk është plotësisht e

karikuar

- lidhni karikuesin me burimin e energjisë si në ilustrim

- drita jeshile G do të ndizet duke treguar se karikuesi

është gati për përdorim

- futni baterinë në karikues

- drita e kuqe H do të ndizet duke treguar se bateria po

karikohet

- karikojeni baterinë për të paktën 5 orë, pas së cilave

bateria mund të përdoret edhe pse drita e kuqe

mund të jetë ende e ndezur (drita e kuqe mund të

kërkojë më shumë se 5 orë për t’u fikur)

! hiqeni baterinë nga karikuesi pasi të përfundojë

periudha e karikimit duke zgjatur kështu

jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë

E RËNDËSISHME:

- gjatë karikimit, karikuesi dhe bateria mund të bëhen të

ngrohta në prekje; kjo është normale dhe nuk tregon

një problem

- sigurohuni që sipërfaqja e jashtme e baterisë është e

pastër dhe e thatë para se ta futni në karikues

- mos karikoni në temperatura nën 0°C dhe mbi 40°C;

kjo gjë do të dëmtojë rëndë baterinë si dhe karikuesin

- mos e hiqni baterinë nga vegla kur ajo është në

përdorim

! një bateri që është e re ose nuk është përdorur

për një periudhë të gjatë nuk e zhvillon

kapacitetin e saj të plotë deri pas afro 5 ciklesh

karikimi/shkarikimi

- mos e karikoni vazhdimisht baterinë pas vetëm disa

minutash përdorim; kjo gjë mund të rezultojë në ulje të

kohës së përdorimit dhe të rendimentit të baterisë

- nëse parashikoni periudha të gjata mospërdorimi

të veglës, është më mirë që ta hiqni karikuesin nga

burimi i energjisë

Ndezje/Fikje ⑫

Kontrolli i shpejtësisë për ndezjen e butë ⑬

Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit⑭

- kur është vendosur si duhet në pozicionin majtas/

djathtas, çelësi A ② nuk mund të aktivizohet

! ndryshoni drejtimin e rrotullimit vetëm kur pajisja

të jetë plotësisht e ndaluar

Ndërrimi i puntove ⑮

- futeni punton sa më shumë në mandrinë

! mos i përdorni puntot me një bosht rrotullues të

dëmtuar

Advertising