Skil 0740 RT User Manual

Page 111

Advertising
background image

111

g) Nëse janë ofruar pajisje për lidhjen e pajisjeve të

mbledhjes dhe nxjerrjes së pluhurave, sigurohuni

që ato të jenë të lidhura dhe të përdoren si duhet.

Përdorimi i mbledhjes së pluhurave mund të zvogëlojë

rreziqet në lidhje me pluhurat.

4) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN E PUNËS

a) Mos ushtroni forcë mbi veglën e punës. Përdorni

veglën e punës të duhur për përdorimin tuaj. Vegla e

punës e duhur do të realizojë një punë më të mirë dhe

më të sigurt dhe me shpejtësinë që ajo është e

projektuar.

b) Mos përdorni veglën e punës nëse çelësi nuk e ndez

apo e fik. Çdo vegël pune që nuk mund të kontrollohet

me anë të çelësit është e rrezikshme dhe duhet të

riparohet.

c) Shkëputni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose

baterinë nga vegla e punës para se të bëni

rregullime të tjera, të ndryshoni aksesorët ose të

ruani veglat e punës. Këto masa parandaluese të

sigurisë ulin rrezikun e ndezjes aksidentale të veglës së

punës.

d) Mbani veglat e punës larg fëmijëve dhe mos lejoni

personat e pamësuar me veglën e punës ose këto

udhëzime për përdorimin e pajisjes. Veglat e punës

janë të rrezikshme në duart e përdoruesve të patrajnuar.

e) Mirëmbani veglat e punës. Kontrolloni për

mospërshtatje ose bllokim të pjesëve lëvizëse,

thyerje të pjesëve dhe gjendje të tjera që mund të

ndikojnë në funksionimin e veglës së punës. Nëse

dëmtohet, riparojeni veglën e punës para

përdorimit. Shumë aksidente shkaktohen nga veglat e

punës jo të mirëmbajtura si duhet.

f) Mbajini pajisjet prerëse të pastra dhe të mprehta.

Pajisjet e prerjes të mirëmbajtura dhe me anë të mprehta

kanë më pak mundësi për t’u bllokuar dhe janë më të

lehta për t’u kontrolluar.

g) Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot, etj.

në përputhje me këto udhëzime, duke marrë

parasysh kushtet e punës dhe punën që do të

kryhet. Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme

nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.

5) SHËRBIMI

a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një

person i kualifikuar për riparimet duke përdorur

vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë

ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.

UDHËZIMET E SIGURISË SPECIFIKE PËR PRERËSET E

SHKURREVE

PARA PËRDORIMIT

• Para se ta përdorni veglën për herë të parë,

rekomandohet që të merrni informacione praktike

• Kjo pajisje nuk është projektuar për t’u përdorur nga

persona (përfshirë fëmijët) me kapacitete të zvogëluara

fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë të përvojës

dhe njohurive, nëse nuk janë udhëzuar ose mbikëqyrur

në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person

përgjegjës për sigurinë e tyre.

• Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me pajisjen

• Mos e lini pajisjen të punojë pa e monitoruar

• Përdoreni veglën vetëm në dritë gjatë ditës ose me dritë

të përshtatshme artificiale

• Mos i prisni shkurret kur janë të lagura

• Mos e përdorni kurrë veglën me një mbrojtëse me defekt

• Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë si

voltazhi që tregohet në etiketën e veglës (veglat me

klasfikimin 230 V ose 240 V mund të lidhen po ashtu me

një burim 220 V)

• Kontrolloni funksionimin e pajisjes para çdo përdorimi

dhe, në rast defekti, riparojeni nga një person i

kualifikuar; mos e hapni kurrë vetë pajisjen

• Kontrolloni periodikisht kordonin dhe zëvendësojeni me

ndihmën e një personi të kualifikuar, nëse dëmtohet

• Përdorni vetëm një kordon zgjatues të krijuar për

përdorim në ambiente të jashtme me spinë kundër ujit

dhe prizë bashkuese

• Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,

me një kapacitet 16 amper

• Kontrollojeni kordonin zgjatues periodikisht dhe

zëvendësojeni, nëse dëmtohet (kordonët zgjatues të

papërshtatshëm mund të jenë të rrezikshëm)

• Kur përdorni veglën, përdorni një pajisje ndërprerëse të

diferencuar (RCD) me korrent aktivizues maksimumi 30

mA

• Para përdorimit, kontrollojeni plotësisht zonën e prerjes

dhe hiqni të gjitha objektet e huaja që mund të

ngatërrohen në thikat prerëse (si gurë, gozhdë, gardhe

me tela, shtylla metalike për bimët)

GJATË PËRDORIMIT

• Mbani doreza mbrojtëse, rroba të ngushta dhe këpucë të

forta

• Mos e përdorni pajisjen kur jeni zbathur apo me sandale

të hapura

• Vishni gjithmonë pantallona të gjata dhe mëngë të gjata

kur përdorni këtë pajisje

• Mbajini personat e tjerë dhe kafshët në një distancë prej

5 metrash gjatë përdorimit të veglës

• Mbani një qëndrim të sigurt gjatë punës (mos u zgjasni

shumë, veçanërisht kur përdorni ose jeni mbi shkallë)

Mbani të gjitha pjesët e trupit larg nga thikat

prerëse, mos hiqni materialin e prerë ose materialin

e mbajtur për prerje kur thikat janë në lëvizje, dhe

sigurohuni që çelësi të jetë i fikur kur pastroni

materialet e bllokuara (një moment mungese vëmendje

gjatë përdorimit të pajisjes mund të shkaktojë dëmtime të

rënda personale)

Mbajeni kordonin (zgjatues) larg nga zona e prerjes

(gjatë përdorimit kordoni mund të fshihet në shkurre dhe

mund të pritet aksidentalisht nga thikat)

Mbajeni veglën e punës vetëm nga pjesët e izoluara

të kapjes pasi thikat prerëse prerëse mund të bien

në kontakt me tela të fshehur ose kordonin (thikat e

prerjes që bien në kontakt me një tel elektrik mund të

bëjnë që pjesët metalike të ekspozuara të pajisjes të

transmetojnë elektricitetin dhe të shkaktojnë goditjen

elektrike të përdoruesit)

• Mos e shkelni, shtypni apo tërhiqni kordonin (zgjatues)

• Mbrojeni kordonin (zgjatues) nga nxehtësia, vaji dhe anët

e mprehta

• Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni

menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën

Advertising