Përdorimi – Skil 1840 AD User Manual

Page 124

Advertising
background image

124

UDHËZIMET E SIGURISË PËR FREZAT E

SHKALLËZUARA

TË PËRGJITHSHME

• Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën

moshën 16 vjeç

• Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë

para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të

aksesorëve

AKSESORËT

• SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të

veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë

• Përdorni vetëm aksesorë me një shpejtësi të lejuar që

përshtatet të paktën me shpejtësinë më të lartë pa

ngarkesë të pajisjes

• Mos përdorni punto të dëmtuara ose të deformuara të

frezës

• Përdorni vetëm punto të mprehta për frezën

• Mbrojini aksesorët nga goditja, tronditja dhe grasoja

• Përdorni vetëm punto çeliku për shpejtësi të lartë (HSS)

ose me majë karbidi (CT) për këtë pajisje

PARA PËRDORIMIT

• Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat,

gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës;

hiqni ato para se të filloni punën

• Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë si

voltazhi që tregohet në etiketën e veglës (veglat me

klasfikimin 230 V ose 240 V mund të lidhen po ashtu me

një burim 220 V)

Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest

(asbesti konsiderohet kancerogjen)

Përdorni morsa ose mënyra të tjera praktike për të

siguruar dhe mbështetur materialin e punës në një

platformë të qëndrueshme (mbajtja e materialit me

duar ose të mbështetur në trup bën që materiali të mbetet

i paqëndrueshëm ose mund të shkaktojë humbje të

kontrollit)

• Mos e shtrëngoni veglën në një morsë

• Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,

me një kapacitet 16 amper

• Niveli i zhurmës gjatë punës mund të kalojë 85 dB(A);

mbani mbrojtëse për veshët

• Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje

drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të

dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund të

shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje

respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani

një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje

për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet

• Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene (si

pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me

lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një

maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për

heqjen e pluhurave kur mund të lidhet

• Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për

materialet me të cilat dëshironi të punoni

• Sigurohuni që pajisja të jetë e fikur kur ta vendosni në

prizë

GJATË PËRDORIMIT

Mbajeni veglën e punës nga pjesët e izoluara të

kapjes pasi prerësi mund të bjerë në kontakt me

kordonin e tij (prerja e një teli me elektricitet mund të

bëjë që pjesët metalike të ekspozuara të përcjellin

elektricitetin dhe të shkaktojnë goditjen elektrike të

përdoruesit)

• Mbajeni gjithmonë kordonin larg nga pjesët e lëvizshme

të veglës; drejtojeni kordonin në anën e pasme, larg nga

vegla

• Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni pse pllaka e

bazës R 2 (=mbrojtësja) është e dëmtuar;

zëvendësojeni nga një person i kualifikuar

• Mbajini duart dhe gishtat larg nga puntot e frezës kur

pajisja është e ndezur

• Mos e kaloni kurrë thellësinë maksimale të prerjes të

puntos së frezës gjatë procesit të prerjes

• Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni

menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën

• Në rast se puntoja e frezës bllokohet, duke shkaktuar

forca dridhjeje mbi pajisje, fikeni menjëherë pajisjen

• Në rast të ndërprerjes së energjisë ose kur hiqet

aksidentalisht spina, fikeni menjëherë pajisjen për të

parandaluar rindezjen e pakontrolluar të saj

• Mos ushtroni shumë presion mbi pajisje sa të ndalojë

plotësisht

PAS PËRDORIMIT

• Pasi të mbaroni punë, lironi levën H 2, çojeni përsëri

veglën në pozicionin e sipërm të nisjes dhe fikeni pajisjen

PËRDORIMI

• Montimi/heqja e puntove të frezës 4

! fikni pajisjen dhe hiqni spinën

! sigurohuni që boshti i puntos së frezës të jetë

plotësisht i pastër

! sigurohuni që madhësia e dados tub (6 mm, 8

mm) të përputhet me madhësinë e boshtit të

puntos së frezës

- kthejeni veglën përmbys

- bllokoni boshtin duke shtyrë bllokuesin e boshtit A

(rrotulloni dadon tub B, nëse është e nevojshme) dhe

mbajeni ndërsa

PËR MONTIMIN:

- lironi dadon tub B me çelës C

- futni punton 3/4 në dadon tub

- shtrëngoni fort dadon tub me çelës C

PËR HEQJEN:

- lironi dadon tub B me çelës C

- hiqni punton

- lironi bllokuesin e boshtit A

! për lirimin e puntos së frezës mund të duhet të

lëvizni dadon tub me çelës 5

! mos e shtrëngoni kurrë dadon tub nëse nuk ka

punto në tub; mund të dëmtoni tubin

• Ndërrimi i tubit

! fikni pajisjen dhe hiqni spinën

! sigurohuni që boshti i tubit të jetë plotësisht i

pastër

- lironi dadon tub B me 2 ose 3 rrotullime

- lëvizni dadon tub B me çelës C

- hiqni dadon tub B dhe tubin (bllokuesin e boshtit)

- kthejeni veglën përmbys

- futni një tub të ri në boshtin e tubit

- montoni dadon tub B (bllokuesin e boshtit)

! mos e shtrëngoni kurrë dadon tub nëse nuk ka

punto në tub; mund të dëmtoni tubin

Advertising