Këshillë për përdorimin – Skil 1840 AD User Manual

Page 125

Advertising
background image

125

• Rregullimi i thellësisë së frezimit 6

! fikni pajisjen dhe hiqni spinën

- sigurohuni që shufra e vogël brenda treguesit të

thellësisë D të dalë rreth 3 mm (përdor dorezën e

rregullimit të imët E) 6a

- rrotullo kupolën F në mënyrë që pozicioni i saj më i

lartë të shkojë në vend pikërisht nën treguesin e

thellësisë D (për zerim) 6b

- lironi çelësin G në mënyrë që treguesi i thellësisë D të

bjerë në kupolën e ndalimit të thellësisë F 6b

- vendoseni veglën mbi materialin e punës

- lironi levën e bllokimit H 6c

- shtyjeni veglën poshtë deri sa puntoja e frezës të jetë

në kontakt me materialin e punës 6d

- shtrëngoni levën e bllokimit H 6e

- thellësia e frezimit tani është e vendosur në 0 mm (kini

parasysh vlerën siç tregohet në shkallën e thellësisë)

- ngrini treguesin e thellësisë D aq mm sa thellësia e

dëshiruar e frezimit dhe shtrëngoni çelësin G 6f

- lironi levën e bllokimit H dhe drejtojeni pajisjen përsëri

lart

- përdorni çelësin e rregullimit të imët E për të

përcaktuar thellësinë e frezimit me më shumë saktësi

(0-10 mm)

- me kupolën e ndalimit të thellësisë F thellësia e

frezimit mund të rritet përkatësisht me 5 ose 10 mm

! rregulloni përsëri thellësinë e frezimit pasi të keni

ndryshuar puntot e frezës

• Kontrolli i shpejtësisë 7

Për rezultate optimale të frezimit në materiale të

ndryshme

- zgjidhni shpejtësinë e frezimit me rrotën J (edhe kur

pajisja është në punë)

- përdorni tabelën 8 si referencë për të përcaktuar

shpejtësinë e duhur të frezimit

- para se të filloni një punë, gjeni shpejtësinë optimale

duke e provuar në materiale për provë

! pas periudhave të gjatë të punës me shpejtësi të

ulët, lëreni pajisjen që të ftohet duke e përdorur

për afro 3 minuta me shpejtësi të lartë pa

ngarkesë

• Thithja e pluhurave9

- lidhni fshesën me korrent në pjesën e zgjatimit K

! mos e lini kurrë tubin e fshesës me korrent që të

ndërhyjë në veprimin e frezimit

• Funksionimi i veglës 0

- rregulloni thellësinë e frezimit

! mbajeni gjithmonë pajisjen fort me të dyja duart

! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në

zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri

- vendoseni veglën mbi materialin e punës

- ndizeni pajisjen duke tërhequr çelësin e aktivizimit L

- bllokojeni çelësin për një përdorim në vazhdim duke

shtypur butonin M

! para se puntoja e frezës të arrijë te materiali i

punës, vegla duhet të punojë me shpejtësinë e

saj të plotë

- lironi levën e bllokimit H dhe shtyjeni ngadalë pajisjen

poshtë deri sa treguesi i thelllësisë D të arrijë te kupola

e ndalimit të thelllësisë F

- shtrëngoni levën e bllokimit H

- kryeni procedurën e frezimit me një shpejtësi uniforme

të marrjes së materialit

- përdoreni veglën me pllakën e bazës rrafsh mbi

material

- si rregull i përgjithshëm, duhet ta tërhiqni pajisjen, jo të

shtyni

- zhbllokoni çelësin duke tërhequr përsëri çelësin L dhe

më pas lëshojeni atë

- pas përfundimit të punës, lironi levën H dhe drejtojeni

pajisjen përsëri në pozicionin e sipërm të nisjes

• Rregullimi i pozicionit të dorezës !

- zhbllokoni të dyja dorezat duke rrëshqitur çelësat N në

pozicionin e jashtëm dhe mbajini ndërsa i rrotulloni

dorezat në pozicionin e dëshiruar

- lëshoni të dy çelësat N deri sa të zënë vend (4

pozicione të mundshme)

• Drejtimi i përshtatshëm @

- mos harroni se puntot e frezës rrotullohen në drejtim

orar

- drejtojeni pajisjen në mënyrë që puntoja të rrotullohet

drejt materialit, jo larg tij

• Montimi i pllakës së adaptorit P (për kopjimin me një

model) #

• Montimi i treguesit paralelQ $

- futni shufrat e treguesit paralel V nëpërmjet vrimave në

pllakën e bazës R

- rrëshqisni treguesin paralel në gjerësinë e dëshiruar

dhe shtrëngojeni me 2 çelësat W

• Përdorimi i treguesit paralel si një tregues rrethor %

! ktheni në fillim treguesin paralel në drejtimin e

kundërt

- shtrëngoni kunjin X me dadon e krahut Y si në ilustrim

- futni shufrat V në pllakën e bazës R

- shtyjeni kunjin X në qendrën e shënuar të harkut

rrethor

- shtrëngoni treguesin parael me 2 çelësat W

- drejtojeni pajisjen me një marrje të qëndrueshme të

materialit të punës

• Përdorimi i treguesit paralel me amortizatorin e harkut Z

^

- montoni amortizatorin e harkut Z (me rulin e treguesit

të montuar) si në ilustrim

- drejtojeni pajisjen përgjatë anës së materialit duke

ushtruar pak trysni anash

KËSHILLË PËR PËRDORIMIN

• Për prerje paralele me anën e materialit, përdorni

treguesin paralel

• Për realizimin e prerjeve paralele në një material larg

anës së tij 0

- shtrëngoni një copë druri të drejtë në material me anë

të 2 kllapave

- drejtojeni pajisjen me pllakën e bazës përgjatë anës

së drurit që tani funksionon si një tregues paralel

• Kur përdorni punto me sfera ose me shina, sfera ose

shina duhet të rrëshqasë përgjatë anës së materialit që

duhet të jetë plotësisht i lëmuar &

• Për thellësi më të mëdha të frezimit, rekomandohet që të

kryeni disa prerje të përsëritura me nivele më të ulta të

heqjes së materialit

Advertising