Konfigurimi i telekomandës universale – Samsung UE65HU8500L User Manual

Page 258

Advertising
background image

Shqip - 18

Shfaqja e telekomandës në ekran (telekomanda virtuale)

Shtypni butonin KEYPAD për të shfaqur telekomandën virtuale në ekran. Mund t'i fusni me lehtësi shifrat, të kontrolloni
materialet dhe të përdorni butonat e televizorit me anë të telekomandës virtuale.

- Butonat e telekomandës virtuale mund të ndryshojnë në varësi të gjendjes aktuale të televizorit.

Komandimi i pajisjeve të jashtme me telekomandën
e televizorit (Konfig. i telekomandës universale)

Sistemi

> Konfig. i telekomandës universale

- Disponueshmëria varet nga modeli specifik dhe nga zona.

Veçoria e telekomandës universale mundëson komandimin e dekoduesve kabllorë, luajtësve për Blu-ray, sistemeve të
kinemasë dhe të pajisjeve të tjera të jashtme të lidhura me televizorin, me anë të telekomandës së televizorit. Për të përdorur
telekomandën e televizorit si telekomandë universale, duhet së pari duhet të lidhni kabllon zgjatuese infrakuqe (e përfshirë).

- Mund ta përdorni funksionin Anynet+ (HDMI-CEC) edhe për të komanduar disa pajisje të jashtme Samsung me

telekomandën e televizorit pa konfigurime shtesë. Për më tepër informacion, drejtojuni "e-Manual".

- Disa pajisje të jashtme të lidhura me televizorin mund të mos e mbështesin funksionin e telekomandës universale.

Konfigurimi i telekomandës universale

Lidhni kabllon zgjatuese infrakuqe me folenë e daljes infrakuqe të televizorit siç tregohet në skemë dhe vendoseni
transmetuesin brenda 10 cm nga marrësi i pajisjes së jashtme të drejtuar në drejtim të marrësit të telekomandës. Megjithatë,
nuk duhet të ketë pengesa midis kabllos zgjatuese infrakuqe dhe pajisjes së jashtme. Prania e pengesave ndërhyn në
transmetimin e sinjalit të telekomandës.

- Kur përdorni pajisje të jashtme të regjistruar me telekomandën universale në Samsung Smart Control, mund të përdorni

pajisjen e jashtme pa lidhur kabllo zgjatuese infrakuqe. Megjithatë, nëse dëshironi të përdorni pajisje të jashtme me anë
të Kontrolli me lëvizje ose Kontrolli zanor, sigurohuni që të lidhni një kabllo zgjatuese infrakuqe.

10 cm

Komandimi i pajisjeve të jashtme me telekomandën e televizorit

1. Ndizni pajisjen e jashtme për të cilën do të konfiguroni funksionin e telekomandës universale dhe shfaqni ekranin Burimi.

2. Zgjidhni

Konfig. i telekomandës universale në pjesën e sipërme të ekranit. Kjo nis procesin e konfigurimit të

telekomandës universale.

3. Ndiqni udhëzimet në ekran dhe regjistroni pajisjen e jashtme.

[HU8500-XH]BN68-06777E-00L16.indb 18

2014-08-07 1:46:40

Advertising
This manual is related to the following products: