Konfig. telekom. univers, Konfigurimi, Shtoni pajisjen e jashtme – Samsung UE40F7000ST User Manual

Page 251

Advertising
background image

Shqip - 11

Shqip

Konfig. telekom. univers.

Ky televizor ka një veçori të telekomandës universale që ju mundëson të kontrolloni dekoderët kabllorë, lexuesit Blue-ray,
kinematë në shtëpi dhe pajisje të tjera të treta të jashtme të lidhura me televizorin duke përdorur telekomandën e televizorit.

5 cm

Mbani largësi së paku 5 cm midis KABLLOS ZGJATUESE INFRAKUQE dhe pajisjes së jashtme, siç tregohet në figurë.
Drejtojeni KABLLON ZGJATUESE INFRAKUQE nga marrësi i sinjalit i telekomandës së pajisjes së jashtme. Mbani parasysh
që nuk duhet të ketë pengesa ndërmjet zgjatuesit infrakuq dha pajisjes së jashtme. Prania e pengesave do të interferojë me
transmetimin e sinjalit të telekomandës.

Shtoni pajisjen e jashtme

1. Ndizni pajisjen e jashtme për të cilën doni të konfiguroni funksionin e telekomandës universale dhe pastaj shtypni

SOURCE

për të shfaqur ekranin Burimi.

2. Zgjidhni Konfig. telekom. univers. nga pjesa e sipërme e ekranit. Kjo nis procesin e konfigurimit të telekomandës

universale.

3. Ndiqni udhëzimet në ekran dhe konfiguroni telekomandën universale. Nëse nuk funksionon, konfiguroni

telekomandën duke futur numrin e modelit manualisht.

KONFIGURIMI

Kur televizori aktivizohet për herë të parë, shfaqet dritarja e konfigurimit fillestar. Ndiqni udhëzimet në ekran për të
përfunduar procesin e konfigurimit fillestar, ku përfshihet zgjedhja e gjuhës së menysë, kërkimi i kanaleve, lidhja me
rrjetin e të tjera. Në çdo hap, ose bëni një zgjedhje, ose kapërcejeni. Përdoruesit mund ta kryejnë manualisht procesin
më vonë në menynë Menyja e ekranit > Sistemi > Konfig..

Nëse lidhni çdo pajisje me HDMI1 përpara se të filloni instalimin, Burimi i kanalit do të ndryshohet automatikisht
në Kutia konfiguruese e sipërme.

Nëse nuk dëshironi të zgjidhni Kutia konfiguruese e sipërme, ju lutemi zgjidhni Antena.

Ndërrimi i fjalëkalimit

Menyja e ekranit > Sistemi > Ndrysho PIN
Ndryshoni fjalëkalimin e televizorit.

1. Hapni Ndrysho PIN dhe jepni fjalëkalimin aktual në fushën e fjalëkalimit. Fjalëkalimi i paracaktuar është “0-0-0-0”.

2. Jepni një fjalëkalim të ri dhe rifuteni për ta konfirmuar. Ndryshimi i fjalëkalimit përfundon.

Nëse harroni kodin PIN, shtypni butonat në sekuencën vijuese, gjë e cila e rivendos PIN-in në "0-0-0-0":
Për telekomandë standarde: Në modalitet pritjeje:

MUTE

→ 8 → 2 → 4 →

POWER

(Ndez )

Për Smart Touch Control: Kur ndizet televizori:

MUTE

→ Volumi lart →

RETURN

→ Volumi poshtë →

RETURN

→ Volumi lart →

RETURN

[UF7000-XH]BN68-04851G-04L16.indb 11

2013-11-15 10:23:46

Advertising
This manual is related to the following products: