Foleja evolution kit (shitet veçmas), Shikimi i e-manual, Lëvizja në faqe – Samsung UE40F7000ST User Manual

Page 253: Përdorimi i ikonave të sipërme

Advertising
background image

Shqip - 13

Shqip

• Informacioni i çiftimit që përmban një numër

telefonik, ID-ja “KARTA CI ose CI+”, ID-ja e Pritësit
dhe informacione të tjera do të shfaqen brenda 2-3
minutave. Nëse shfaqet mesazh gabimi, kontaktoni
ofruesin tuaj të shërbimit.

• Kur përfundon konfigurimi i informacionit të kanaleve,

shfaqet mesazhi “Përditësimi u krye”, duke treguar se
lista e kanaleve tashmë është përditësuar.

SHËNIM

• Duhet të merrni një “KARTË CI ose CI+” nga një

ofrues lokal i shërbimit kabllor.

• Hiqeni “KARTËN CI ose CI+” duke e tërhequr me

kujdes me duar, pasi rrëzimi mund ta dëmtojë.

• Futeni “KARTËN CI ose CI+” në drejtimin siç

tregohet në kartë.

• Vendndodhja e folesë së NDËRFAQES SË

PËRBASHKËT mund të ndryshojë në varësi të
modelit.

• “KARTA CI ose CI+” nuk mbështetet në disa

vende dhe rajone; konsultohuni me shitësin tuaj
të autorizuar.

• Nëse keni ndonjë problem, kontaktoni një ofrues

shërbimi.

• Futni “KARTËN CI ose CI+” që mbështet

cilësimet aktuale të antenës. Ekrani do të
deformohet ose nuk do të mund të shihet.

Foleja Evolution Kit
(shitet veçmas)

Pjesa e pasme
e televizorit

Vendosja e Evolution Kit tek televizori Samsung
përmirëson harduerin dhe softuerin e televizorit pa
pasur nevojë të blini një televizor të ri. Me Evolution Kit
mund ta mbani televizorin të përditësuar me veçoritë
dhe shërbimet më të fundit të ofruara nga Samsung
Electronics.

Evolution Kit shitet veçmas. Nëse përdoruesit blejnë
një Evolution Kit të hedhur në treg në vitin 2014 ose
më vonë, televizori mund të përmirësohet për t'u
përshtatur me versionin e softuerit të Evolution Kit.
Sidoqoftë, Evolution Kit mund të mos disponohet në
varësi të produktit.

Ngjyra dhe modelimi i Evolution Kit mund të
ndryshojnë në varësi të modelit.

Shikimi i e-Manual

e-Manual i integruar përmban informacion rreth veçorive
kyçe të televizorit.
Ky televizor ka udhëzues të integruar përdorimi. Përdorni një
nga metodat e mëposhtme për ta lexuar atë:

• Hapni menynë

Mbështet dhe zgjidhni e-Manual

(Zgjidhja e problemeve).

• Shtypni butonin

E-MANUAL

në telekomandën

standarde.

• Shtypni butonin

MORE

në Smart Touch Control për

t'i shfaqur butonat e kontrollit në ekran. Goditni lehtë
bllokun e prekjes derisa të shfaqet e-Manual dhe
zgjidheni.

Fjalët në ngjyrë blu i referohen opsioneve të menysë
së ekranit dhe fjalët në ngjyrë të kaltër i referohen
butonave të telekomandës.

Versioni i printueshëm i këtij udhëzuesi disponohet
edhe në www.samsung.com/support.

Lëvizja në faqe

Për të lëvizur në faqe, përdorni një nga mënyrat e
mëposhtme:

• Shtypni butonin

ose

në shiritin e lëvizjes në anën

e djathtë të ekranit.

• Tërhiqni ose lëvizni gishtin shpejt lart ose poshtë përgjatë

vijës në anën e majtë ose të djathtë të bllokut të prekjes.

• Vendosni fokusin në butonin

ose

në anën e

djathtë të ekranit, tërhiqni ose lëvizni gishtin shpejt lart
ose poshtë në bllokun e prekjes.

Përdorimi i ikonave të sipërme

Përdorni ikonat Pas, Përpara dhe Faqe e hapur në pjesën
e sipërme majtas të ekranit për të lëvizur nëpër faqe. Këto
ikona disponohen kur kalohen dy ose më shumë faqe.

Kthimi te Faqja kryesore

Për t'u kthyer në faqen kryesore, shtypni butonin

a

ose

zgjidhni

në pjesën e sipërme djathtas të ekranit.

Kërkimi tek Treguesi

Shtypni butonin

b

ose zgjidhni

në pjesën e sipërme

djathtas të ekranit për të shfaqur treguesin. Zgjidhni një
fjalë për të shfaqur faqen që e përmban atë fjalë.

Kërkimi i faqeve

Shtypni butonin

{

ose zgjidhni

në pjesën e sipërme

të ekranit për të hyrë në ekranin e kërkimit. Futni një
shprehje kërkimi dhe zgjidhni Kryer. Zgjidhni një element
nga lista e rezultateve të kërkimit për të shkuar në faqen
përkatëse.

[UF7000-XH]BN68-04851G-04L16.indb 13

2013-11-15 10:23:48

Advertising
This manual is related to the following products: