Ruajtja dhe mirëmbajtja, Sigurimi i ajrimit të duhur për televizorin – Samsung UE40F7000ST User Manual

Page 261

Advertising
background image

Shqip - 21

Shqip

Ruajtja dhe mirëmbajtja

Nëse televizori ka pasur ngjitëse në ekran, pas heqjes së saj mund të mbeten disa papastërti. Pastroni
papastërtitë përpara se të shihni televizor.

Pjesa e jashtme dhe ekrani i produktit mund të gërvishten gjatë pastrimit. Për të parandaluar gërvishtjet
sigurohuni që ta pastroni me kujdes pjesën e jashtme dhe ekranin me një copë të butë.

Mos spërkatni ujë drejtpërdrejt mbi produkt. Çdo lloj
lëngu që futet brenda në produkt mund të shkaktojë
avari, flakë ose goditje elektrike.

Pastrojeni produktin me një leckë të butë të njomur me
pak ujë. Mos përdorni lëng të ndezshëm (p.sh. benzen,
hollues) ose agjent pastrues.

Sigurimi i ajrimit të duhur për televizorin

Kur të instaloni televizorin, mbani një distancë prej të paktën 10 cm mes televizorit dhe objekteve të tjera (mureve,
anëve të bufesë etj.) për të siguruar ajrosjen e duhur. Mosarritja e ajrosjes së duhur mund të rezultojë në zjarr ose në një
problem me produktin, të shkaktuar nga rritja e temperaturës së brendshme.

Nëse përdorni mbajtëse ose montues në mur për instalimin e televizorit, rekomandojmë përdorimin vetëm të
pjesëve të ofruara nga Samsung Electronics.

• Nëse përdorni pjesë të ofruara nga prodhues të tjerë, kjo mund të shkaktojë vështirësi me produktin ose lëndime të

mundshme nga rrëzimi i produktit.

Instalimi me mbajtëse.

Instalimi me montim në mur.

10 cm

10 cm

10 cm

10 cm

10 cm

10 cm

10 cm

Paralajmërime të tjera

Pamja aktuale e televizorit mund të ndryshojë nga ilustrimet e këtij manuali, në varësi të modelit.

Bëni kujdes kur ta prekni televizorin. Disa pjesë mund të jenë paksa të nxehta.

[UF7000-XH]BN68-04851G-04L16.indb 21

2013-11-15 10:23:51

Advertising
This manual is related to the following products: