Përmbajtja, Të dhëna për sigurinë – Zanussi ZFC627WAP User Manual

Page 2

Advertising
background image

Përmbajtja

Të dhëna për sigurinë _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 2

Funksionimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 4

Paneli I kontrollit _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 5

Përdorimi i parë _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 5

Përdorimi I përditshëm _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 5

Udhëzime dhe këshilla të nevojshme _ _ 7

Kujdesi dhe pastrimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 7

Si të veprojmë nëse… _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 8

Të dhëna teknike _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 11

Instalimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 12

Probleme që lidhen me mjedisin _ _ _ _ 12

Rezervohet mundësia e ndryshimeve.

Të dhëna për sigurinë

Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një

përdorim të saktë, përpara se të instaloni

dhe të përdorni për herë të parë pajisjen,

lexoni me kujdes këtë manual të

përdoruesit, duke përfshirë këshillat dhe

paralajmërimet. Për të shmangur gabime

dhe aksidente të panevojshme, është e

rëndësishme që të gjithë personat që do të

përdorin këtë pajisje, të njohin mirë

mënyrën e përdorimit dhe veçoritë e

sigurisë. Ruajini këto udhëzime dhe

sigurohuni që t'i bashkëngjiten pajisjes në

rast se do ta falni apo do ta shisni atë, në

mënyrë që kushdo që do ta përdorë gjatë

jetëgjatësisë së saj, të jetë i mirinformuar

për përdorimin e pajisjes dhe sigurinë ndaj

saj.

Për sigurinë e jetës dhe pronës, zbatojini

masat paraprake të udhëzimeve të

përdorimit, pasi prodhuesi nuk mban

përgjegjësi për dëmtime të shkaktuara nga

pakujdesia.

Siguria e fëmijëve dhe personave me

probleme

• Kjo pajisje nuk është përshtatur për

përdorim nga personat (përfshirë fëmijët)

me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore apo

mendore, ose me mungesë përvoje dhe

njohurish, për sa kohë nuk janë të

mbikëqyrur apo janë udhëzuar si të

përdorin pajisjen nga një njeri përgjegjës

për sigurinë e tyre.

Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u

siguruar që nuk luajnë me pajisjen.

• Mbajini të gjitha materialet e paketimit

larg fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.

• Nëse do ta hidhni pajisjen, hiqni spinën

nga priza, pritni kabllon e ushqimit (sa më

pranë pajisjes sa të mundeni) dhe hiqni

derën për të parandaluar fëmijët që

luajnë të pësojnë ndonjë goditje elektrike

apo të mbyllen vetë brenda.

• Nëse kjo pajisje që përmban brava

magnetike të derës do të vendoset në

vend të një pajisjeje të vjetër me bravë në

trajtë suste (shul) mbi derë apo mbi

kapak, sigurohuni që ta shkatërroni atë

bravë përpara se të hidhni pajisjen e

vjetër. Kjo do të parandalojë që pajisja të

kthehet në rrezik vdekjeje për fëmijët.

Siguria e përgjithshme

Kujdes Mos i bllokoni zgavrat e

ventilimit.

• Pajisja është ndërtuar për të mbajtur

ushqimet dhe/ose pijet në shtëpi, siç

shpjegohet në këtë broshurë udhëzuese.

• Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo

mjete artificiale për të përshpejtuar

shkrirjen e akullit.

• Mos përdorni pajisje të tjera elektrike (si

makinë akulloresh) brenda pajisjeve

ftohëse, për sa kohë që nuk janë

përshtatur për këtë nga prodhuesi.

• Mos e dëmtoni qarkun e lëndës ftohëse.
• Gazi ftohës (izobutani) (R600a) që

ndodhet në qarkun ftohës të pajisjes,

është një gaz natyror me një nivel të lartë

pajtueshmërie me ambientin, por që

është gjithsesi i ndezshëm.

2

Advertising