Si të veprojmë nëse – Zanussi ZFC627WAP User Manual

Page 8

Advertising
background image

Shumë pastrues për sipërfaqe kuzhine

përmbajnë kimikate që mund të sulmojnë/

dëmtojnë lëndën plastike të përdorur në

këtë pajisje. Për këtë arsye, këshillohet që

veshja e jashtme e kësaj pajisjeje të

pastrohet vetëm me ujë të ngrohtë me pak

lëng larës.

Shkrirja e ngrirësit

Shkrini ngrirësin kur shtresa e brymës arrin

një trashësi prej 10-15 mm.

Koha më e mirë për të shkrirë ngrirësin kur

brenda tij ka pak ose nuk ka ushqime.

Për të hequr brymën e formuar, ndiqni

udhëzimet e mëposhtme:
1. Fikni pajisjen.
2. Hiqni çdo ushqim nga brenda, paketojini

me disa shtresa gazete dhe vendosini

në një vend të freskët.

3. Lëreni kapakun hapur, hiqni tapën nga

tubi i kullimit të ujit të shkrirë dhe

mblidheni ujin e shkrirë në një kovë.

Përdorni një kruese për të hequr shpejt

akullin.

4. Kur procesi i shkrirjes ka përfunduar,

thani pjesët e brendshme të pajisjes

tërësisht dhe rivendoseni tapën.

5. Ndizni pajisjen.
6. Vendoseni çelësin e temperaturës në

pozicion të tillë që të përftoni ftohtësinë

maksimale dhe lëreni pajisjen të punojë

për dy ose tre orë me këtë përzgjedhje.

7. Rivendosni në pajisje ushqimet që hoqët

më parë.

E rëndësishme Mos përdorni kurrë mjete të

mprehta metalike për të kruar akullin pasi

mund të dëmtoni pajisjen. Mos përdorni

asnjë pajisje mekanike apo mjete artificiale

për të përshpejtuar procesin e shkrirje, veç

atyre të rekomanduara nga prodhuesi.

Ngritja e temperaturës së pakove të

ushqimit të ngrirë, gjatë shkrirjes, mund t'i

shkurtojë jetën ruajtjes së ushqimit.

Kohë të gjata mos-përdorimi

Kur pajisja nuk përdoret për periudha të

gjata, merrni masat paraprake të

mëposhtme:
1. Fikni pajisjen.
2. Shkëputeni pajisjen nga priza.
3. Nxirrini të gjithë ushqimet nga pajisja.
4. Shkrini dhe pastroni pajisjen dhe gjithë

aksesorët e saj.

5. Lëreni kapakun hapur për të

parandaluar erërat e pakëndshme.

E rëndësishme Nëse pajisjen do ta mbani

të ndezur, kërkojini dikujt të kontrollojë herë

pas herë për të shmangur prishjen e

ushqimit brenda, në rast të luhatjeve

elektrike.

Si të veprojmë nëse…

Kujdes Përpara se të kryeni veprime

për mirëmbajtjen e pajisjes, hiqeni atë

nga priza.

Vetëm elektricistët e kualifikuar ose

personat kompetentë duhet të merren me

rregullimet apo defektet që nuk janë në këtë

manual.
E rëndësishme Gjatë përdorimin normal

dëgjohen disa tinguj (nga kompresori,

qarkullimi i lëndës ftohëse).

Problemi

Shkaku i mundshëm

Zgjidhja

Pajisja bën zhurmë.

Pajisja nuk është mbështetur

mirë në dysheme.

Kontrolloni nëse pajisja

qëndron pa lëvizur (të katër

këmbët e saj duhet të kenë

prekur tokën).

8

Advertising