Konfigurimi i telekomandës universale – Samsung UE40H6640SL User Manual

Page 236

Advertising
background image

Shqip - 16

Shfaqja e telekomandës në ekran (telekomanda virtuale)

Shtypni butonin KEYPAD për të shfaqur telekomandën virtuale në ekran. Mund t'i fusni me lehtësi shifrat, të kontrolloni
materialet dhe të përdorni butonat e televizorit me anë të telekomandës virtuale.

- Butonat e telekomandës virtuale mund të ndryshojnë në varësi të gjendjes aktuale të televizorit.

Komandimi i pajisjeve të jashtme me telekomandën
e televizorit (Konfig. i telekomandës universale)

Sistemi

> Konfig. i telekomandës universale

- Disponueshmëria varet nga modeli dhe rajoni specifik.

Veçoria e telekomandës universale mundëson komandimin e dekoduesve kabllorë, luajtësve për Blu-ray, sistemeve të
kinemasë dhe të pajisjeve të tjera të jashtme të lidhura me televizorin, me anë të telekomandës së televizorit. Për të përdorur
telekomandën e televizorit si telekomandë universale, duhet së pari duhet të lidhni kabllon zgjatuese infrakuqe (e përfshirë).

- Mund ta përdorni funksionin Anynet+ (HDMI-CEC) edhe për të komanduar disa pajisje të jashtme Samsung me

telekomandën e televizorit pa konfigurime shtesë. Për më tepër informacion, drejtojuni e-Manual.

- Disa pajisje të jashtme të lidhura me televizorin mund të mos e mbështesin funksionin e telekomandës universale.

Konfigurimi i telekomandës universale

Lidhni kabllon zgjatuese infrakuqe me folenë e daljes infrakuqe të televizorit siç tregohet në skemë dhe vendoseni
transmetuesin brenda 10 cm nga marrësi i pajisjes së jashtme të drejtuar në drejtim të marrësit të telekomandës. Megjithatë,
nuk duhet të ketë pengesa midis kabllos zgjatuese infrakuqe dhe pajisjes së jashtme. Prania e pengesave ndërhyn në
transmetimin e sinjalit të telekomandës.

- Kur përdorni pajisje të jashtme të regjistruar me telekomandën universale në Samsung Smart Control, mund të përdorni

pajisjen e jashtme pa lidhur kabllo zgjatuese infrakuqe. Megjithatë, nëse dëshironi të përdorni pajisje të jashtme me anë
të Kontrolli zanor, sigurohuni që të lidhni një kabllo zgjatuese infrakuqe.

10 cm

Komandimi i pajisjeve të jashtme me telekomandën e televizorit

1. Ndizni pajisjen e jashtme për të cilën do të konfiguroni funksionin e telekomandës universale dhe shfaqni ekranin Burimi.

2. Zgjidhni

Konfig. i telekomandës universale në pjesën e sipërme të ekranit. Kjo nis procesin e konfigurimit të

telekomandës universale.

3. Ndiqni udhëzimet në ekran dhe regjistroni pajisjen e jashtme.

[UH6500-XH]BN68-06009C-01L16.indb 16

2014-05-20 2:24:19

Advertising