Licencat, Paralajmërim për figurat statike, Rekomandim - vetëm për be-në – Samsung UE40H6640SL User Manual

Page 243

Advertising
background image

Shqip - 23

Shqip

Licencat

The terms HDMI and HDMI High-Definition Multimedia Interface, and the HDMI Logo are trademarks or
registered trademarks of HDMI Licensing LLC in the United States and other countries.

Paralajmërim për figurat statike

Evitoni shfaqjen e figurave statike (si p.sh. skedarë fotosh jpeg), të elementeve të figurave statike (si p.sh. logot e programeve
televizive, shiritat e bursës ose të lajmeve në fund të ekranit etj.) ose programet me panorama ose në format figure 4:3. Shfaqja
e vazhdueshme e figurave statike mund të shkaktojë djegie të figurës në ekranin LED, gjë e cila ndikon në cilësinë e figurës.
Për të ulur rrezikun e këtij efekti, ndiqni rekomandimet më poshtë:

Evitoni shfaqjen e të njëjtit kanal televiziv për një kohë të gjatë.

Mundohuni t'i shfaqni gjithmonë figurat në ekran të plotë. Përdorni menynë e formatit të figurës së televizorit për një
përshtatje sa më të mirë.

Ulni ndriçimin dhe kontrastin për të shmangur mbetjen e figurave në ekran.

Përdorini të gjitha veçoritë e televizorit për të ulur mbetjen e figurave dhe djegien e figurës në ekran. Drejtojuni manualit
elektronik për më shumë hollësi.

Rekomandim - vetëm për BE-në

Samsung Electronics deklaron se ky televizor është në përputhje me kërkesat bazë dhe dispozita të tjera përkatëse të
Direktivës 1999/5/KE.
Deklarata zyrtare e konformitetit mund të gjendet në http://www.samsung.com, shkoni te Support > Search Product Support
dhe futni emrin e modelit.
Kjo pajisje mund të përdoret vetëm në mjedise të brendshme.
Kjo pajisje mund të përdoret në të gjitha vendet e BE-së.

Hedhja e duhur e produktit (mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike)
(Vlen për shtete me sisteme grumbullimi të diferencuar)
Kjo shenjë mbi produkt, aksesorë ose dokumentacionin shoqërues tregon se produkti dhe aksesorët e tij elektronikë (p.sh. ngarkuesi,
kufjet, kablloja USB), pasi të kenë mbaruar funksionin e tyre, nuk duhen hedhur bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Për të
parandaluar dëmet e mundshme ndaj mjedisit ose shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ndajini këto pajisje nga
llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini në mënyrë të përgjegjshme për të nxitur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.
Përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë me shitësin e pakicës ku kanë blerë produktin ose autoritetin vendor për hollësi se ku dhe si
mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor.
Përdoruesit e kompanive duhet të kontaktojnë furnizuesin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe
aksesorët e tij elektronikë nuk duhet të përzihen me mbeturina të tjera tregtare gjatë hedhjes.
Hedhja e duhur e baterive të produktit
(Vlen për shtete me sisteme grumbullimi të diferencuar)
Ky shënim mbi bateri, manual ose paketim tregon që bateritë në këtë produkt, pasi kanë mbaruar funksionin e tyre, nuk duhet të hidhen
bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Aty ku shënohen, simbolet kimike Hg, Cd ose Pb tregojnë se bateria përmban merkur,
kadmium ose plumb mbi nivelet e referuara në Direktivën e KE-së 2006/66. Nëse bateritë nuk hidhen siç duhet, këto substanca mund
të dëmtojnë shëndetin e njeriut ose mjedisin.
Për të mbrojtur burimet natyrore dhe për të nxitur ripërdorimin e materialeve, ndajini bateritë nga llojet e tjera të mbeturinave dhe
riciklojini nëpërmjet sistemit vendas dhe falas të kthimit të baterive.

[UH6500-XH]BN68-06009C-01L16.indb 23

2014-05-20 2:24:22

Advertising