Maluerët dhe viruset, Hedhja e këtij produkti sipas rregullave – Samsung GT-P5200 User Manual

Page 28

Advertising
background image

Shqip

27

Maluerët dhe viruset

Për të mbrojtur pajisjen nga maluerët dhe viruset, zbatoni këto

këshilla përdorimi. Mosrespektimi i tyre mund të shkaktojë

dëmtime ose humbje të të dhënave të cilat mund të mos mbulohen

nga shërbimi i garancisë

• Mos shkarkoni aplikacione të panjohura.

• Mos vizitoni faqe interneti të pabesueshme.

• Fshijini mesazhet e dyshimta ose email-ët nga dërguesit e panjohur.

• Vendosni një fjalëkalim dhe ndryshojeni atë rregullisht.

• Çaktivizojini veçoritë wireless si për shembull Bluetooth, kur nuk e përdorni.

• Nëse pajisja sillet në mënyrë jo normale, hapni një program antivirus për të

kontrolluar për infektime.

• Hapni një program antivirus në pajisjen tuaj para se të hapni aplikacionet

dhe dosjet e sapo-shkarkuara.

• Instaloni programe antivirus në kompjuterin tuaj dhe hapini rregullisht për

të kontrolluar për infektime.

• Mos bëni ndryshime në cilësimet e regjistrit ose të modifikoni sistemin

operativ të pajisjes.

Hedhja e këtij produkti sipas rregullave

(Hedhja e Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike)

(E aplikueshme në shtetet me sisteme të veçanta grumbullimi)
Ky shënim mbi produkt, aksesor ose literaturë tregon që produkti

dhe aksesorët e tij elektronikë (p.sh. karikuesi, kufja, kablli USB)

nuk duhet të hidhen bashkë me mbeturinat e tjera shtëpiake.
Për të parandaluar dëmtimin e mundshëm të mjedisit ose të

shëndetit të njerëzve nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave,

ju lutemi që t’i ndani këto sende nga llojet e tjera të mbeturinave

dhe t’i ricikloni ato me përgjegjësi për të nxitur ripërdorimin e vazhdueshëm të

burimeve materiale.
Përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë ose shitësin me pakicë nga i cili e

kanë blerë këtë produkt, ose zyrën e qeverisjes së tyre lokale, për të dhëna rreth

vendit dhe mënyrës së dërgimit të këtyre sendeve për një riciklim që respekton

mjedisin.
Përdoruesit e bizneseve duhet të kontaktojnë furnizuesin e tyre dhe të

shqyrtojnë termat dhe kushtet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe aksesorët

e tij elektronikë, kur të hidhen, nuk mund të përzihen me mbeturina të tjera

komerciale.

Advertising
This manual is related to the following products: