Funksionimi – Zanussi ZFC639WAP User Manual

Page 53

Advertising
background image

Instalimi

E rëndësishme Për lidhjet elektrike, ndiqni

me kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët

përkatës.
• Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni nëse

ka dëmtime. Mos e lidhni pajisjen nëse ajo

është e dëmtuar. Raportoni menjëherë

dëmtimet e mundshme në vendin ku keni

blerë pajisjen. Në këtë rast, ruajeni

paketimin.

• Është e këshillueshme të prisni të paktën

katër orë përpara se të lidhni pajisjen, për

t'i lejuar vajit të rrjedhë në kompresor.

• Rrotull pajisja duhet të ketë një qarkullim

të mjaftueshëm të ajrit, pasi mungesa e tij

do të shkaktonte mbinxehje. Për të arritur

ventilim të mjaftueshëm, ndiqni udhëzimet

përkatëse për instalimin.

• Pajisja nuk duhet vendosur pranë

radiatorëve apo sobave.

• Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas

montimit të pajisjes.

Shërbimi

• Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për

instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer nga

një elektriçist i kualifikuar ose nga një

person i aftë.

• Shërbimi i këtij produkti duhet të kryhet

nga një Qendër e autorizuar Shërbimi, si

dhe duhen përdorur vetëm pjesë këmbimi

origjinale.

Mbrojtja e Mjedisit

Kjo pajisje nuk përmban gazra që mund

të dëmtojnë shtresën e ozonit në qarkun

e ftohësit apo në materialet izoluese. Pajisja

nuk duhet të hidhet së bashku me plehrat e

tjera të qytetit. Shkuma izoluese përmban

gazra të ndezshëm: pajisja duhet të hidhet

në përputhje me rregullat e zbatueshme të

vendosura nga autoritetet tuaja lokale.

Shmangni dëmtime në njësinë ftohëse,

veçanërisht në pjesën e pasme pranë

shkëmbyesit të nxehtësisë. Materialet e

përdorura për këtë pajisje që kanë simbolin

janë të riciklueshme.

Funksionimi

Ndezja

Futni spinën në prizën e murit.

Rrotulloni çelësin e Temperaturës në drejtim

orar.

Drita treguese do të ndizet.

Drita e Alarmit do të ndizet.

Fikja

Për të fikur pajisjen, rrotulloni çelësin e

Temperaturës në pozicionin OFF.

Rregullimi i temperaturës

Temperatura rregullohet automatikisht.

Për të venë pajisjen në funksionim, veproni

si vijon:
• rrotulloni çelësin e Temperaturës në

pozicionin për të përftuar minimumin e

ftohtësisë.

• rrotulloni çelësin e Temperaturës në

pozicionin për të përftuar maksimumin

e ftohtësisë.

Një përzgjedhje mesatare është

përgjithësisht përzgjedhja më e

përshtatshme.

Gjithsesi, përzgjedhja e saktë duhet të

zgjidhet duke mbajtur parasysh se

temperatura brenda në pajisje varet nga:

53

Advertising