Kujdesi dhe pastrimi – Zanussi ZFC639WAP User Manual

Page 56

Advertising
background image

të plotë si dhe për të bërë të mundur si

rrjedhojë shkrirjen e tij në sasinë e

dëshiruar;

• mbështilleni ushqimin me letër alumini ose

polietileni dhe sigurohuni që paketimi të

jetë hermetik;

• mos lejoni ushqimet e freskëta, të

pangrira, të prekin ushqimet që janë

tashmë të ngrira, në mënyrë që të

shmangni një rritje temperature të këtyre

të fundit;

• ushqimet pa dhjamë ruhen më mirë dhe

më gjatë se ushqimet e yndyrshme; kripa

redukton jetëgjatësinë e ruajtjes së

ushqimit;

• akujt e ujit, nëse konsumohen menjëherë

pas nxjerrjes nga dhomëza e ngrirjes,

mund të shkaktojnë djegie të lëkurës nga

ngrirja;

• është e këshillueshme të shënoni në çdo

pako ushqimi të ngrirë datën e ngrirjes, për

të pasur parasysh kohën e ruajtjes.

Këshilla për vendosjen e ushqimeve të

ngrira

Për të arritur një rendiment sa më të lartë nga

kjo pajisje, duhet:
• të siguroheni se ushqimet e ngrira që keni

blerë janë ruajtur siç duhet nga shitësi;

• të siguroheni se ushqimet e ngrira të

transportohen nga dyqani në ngrirës, në

një kohë sa më të shkurtër;

• të mos e hapni shpesh kapakun apo ta lini

hapur më gjatë se ç'duhet.

• Pasi e keni shkrirë, ushqimi prishet shpejt

dhe nuk mund të ngrihet sërish.

• Mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes të

përcaktuar nga prodhuesi i ushqimit.

Kujdesi dhe pastrimi

Kujdes Shkëputeni nga korrenti pajisjen

përpara se të kryeni çdo veprim

mirëmbajtjeje.

Kjo pajisje përmban hidrokarbon në

njësinë e saj ftohëse; për këtë arsye,

mirëmbajtja dhe ringarkimi duhet të kryhen

vetëm nga teknikë të autorizuar.

Pastrimi periodik

1. Fikni pajisjen.
2. Shkëputeni pajisjen nga priza.
3. Pastrojeni rregullisht pajisjen dhe

aksesorët e saj me ujë të ngrohtë dhe

sapun neutral. Pastrojeni me kujdes

guarnicionin e kapakut.

4. Thajeni plotësisht pajisjen.
5. Futeni sërish në prizë pajisjen.
6. Ndizni pajisjen.

Kujdes Mos përdorni detergjentë,

produkte gërryes, produkte pastrues me

shumë parfum ose pastrues me përmbajtje

dylli për të pastruar pjesën e brendshme të

pajisjes.

Kujdesuni që të mos dëmtoni sistemin

ftohës.
E rëndësishme Nuk është nevoja të pastroni

zonën e kompresorit.
Shumë pastrues për sipërfaqe kuzhine

përmbajnë kimikate që mund të sulmojnë/

dëmtojnë lëndën plastike të përdorur në këtë

pajisje. Për këtë arsye, këshillohet që veshja

e jashtme e kësaj pajisjeje të pastrohet

vetëm me ujë të ngrohtë me pak lëng larës.

Shkrirja e ngrirësit

Shkrini ngrirësin kur shtresa e brymës arrin

një trashësi prej 10-15 mm.

Koha më e mirë për të shkrirë ngrirësin kur

brenda tij ka pak ose nuk ka ushqime.

Për të hequr brymën e formuar, ndiqni

udhëzimet e mëposhtme:
1. Fikni pajisjen.
2. Hiqni çdo ushqim nga brenda, paketojini

me disa shtresa gazete dhe vendosini në

një vend të freskët.

3. Lëreni kapakun hapur, hiqni tapën nga

tubi i kullimit të ujit të shkrirë dhe

mblidheni ujin e shkrirë në një kovë.

56

Advertising