Çfarë është mbështetja në distancë – Samsung UE32F4500AW User Manual

Page 192

Advertising
background image

Shqip - 12

Çfarë është mbështetja në distancë?

Shërbimi i mbështetjes në distancë i Samsung-ut ju ofron mbështetje individuale me një teknik të
Samsung-ut i cili në distancë mund të.

diagnostikojë televizorin tuaj

rregullojë cilësimet e televizorit për ju

kryejë një rivendosje në vlerat fillestare të fabrikës të televizorit

• instalojë përditësime të rekomanduara të

firmuerit

Si funksionon?

Është shumë e thjeshtë të merrni një teknik të Samsung-ut për shërbime të televizorit në distancë

1. Telefononi qendrën

e kontaktit të
Samsung-ut dhe
kërkoni mbështetje
në distancë.

2. Hapni menynë në

televizorin tuaj dhe
shkoni në seksionin
e mbështetjes.

3. Zgjidhni kontrollin në

distancë dhe jepini
agjentit numrin e
PIN-it .

4. Agjenti më pas do të

hyjë në televizorin
tuaj. Kjo është e
gjitha!

Ndërrimi i fjalëkalimit

Menyja e ekranit > Sistemi > Ndrysho PIN
Ndryshoni fjalëkalimin e televizorit.

1. Hapni Ndrysho PIN dhe jepni fjalëkalimin aktual në fushën e fjalëkalimit. Fjalëkalimi i parazgjedhur është

0000.

2. Jepni një fjalëkalim të ri dhe rifuteni për ta konfirmuar. Ndryshimi i fjalëkalimit përfundoi.

Nëse harroni kodin PIN, shtypni butonat në sekuencën vijuese, gjë e cila e rivendos PIN-in në "0-0-0-0":

Në modalitet pritjeje:

MUTE

→ 8 → 2 → 4 →

POWER

(aktiv).

[UF4500-XH]BN68-04807F-06L16.indb 12

2013-12-19 9:30:36

Advertising