Samsung UE32F4500AW User Manual

Page 194

Advertising
background image

Shqip - 14

Montimi i televizorit në mur me anë të bazamentit për
mur (opsional)

Montimi në mur ose në tavan
Nëse e montoni këtë produkt në mur, duhet të montohet vetëm siç rekomandohet
nga prodhuesi. Në rast se nuk montohet siç duhet, produkti mund të rrëshqasë ose të
rrëzohet, duke shkaktuar dëmtime serioze te fëmijët apo të rriturit dhe dëmtime serioze në
produkt.

Instalimi i bazamentit për mur

Pajisja për montimin në mur (e shitur veçmas) ju lejon që të vendosni televizorin në mur.
Për informacion të hollësishëm në lidhje me instalimin e bazamentit për mur, shihni udhëzimet që jepen me
montuesin në mur. Rekomandojmë të kontaktoni me teknikun për ndihmë gjatë instalimit të kapëseve të
bazamentit për mur. Nuk këshillojmë që këtë ta bëni vetë. Samsung Electronics nuk është përgjegjëse për
ndonjë dëmtim të produktit ose lëndimin tuaj apo të të tjerëve nëse zgjidhni ta montoni televizorin vetë në
mur.

Specifikimet e bazamentit për mur (VESA)

Bazamenti për mur nuk disponohet por shitet veçmas. Instaloni bazamentin për mur në një mur të
fortë vertikal me dyshemenë. Kur e vendosni në materiale të tjera ndërtimi, kontaktoni shitësin tuaj më
të afërt. Nëse instalohet në një tavan ose në një mur të pjerrët, mund të bjerë dhe të shkaktojë lëndime
të rënda të personit.

SHËNIM

− Përmasat standarde për bazamentin për mur tregohen në tabelën më poshtë.

− Kur blini bazamentin për mur, ju jepet një manual i hollësishëm i instalimit dhe të gjitha pjesët e

nevojshme për vendosjen.

− Mos përdorni vida që nuk janë në përputhje me specifikimet e vidhës standarde VESA.

− Mos përdorni vida që janë më të gjata se përmasat standarde ose që nuk përputhen me

specifikimet për vidhën standarde VESA. Vidat që janë më të gjata mund të shkaktojnë dëmtim në
brendësi të televizorit.

− Për bazamentet për mur që nuk janë në përputhje me specifikimet e vidhës standarde VESA,

gjatësia e vidave mund të ndryshojë në varësi të specifikimeve të tyre.

− Mos i shtrëngoni vidat shumë, pasi kjo mund të dëmtojë produktin ose të shkaktojë që produkti të

bjerë, duke sjellë lëndim të personit. Samsung nuk është përgjegjës për këto lloj aksidentesh.

− Samsung nuk është përgjegjës për dëmtimin e produktit ose dëmtimin personal kur përdoret një

bazament për mur i paspecifikuar nga VESA ose nëse konsumatori nuk arrin të ndjekë udhëzimet e
instalimit të produktit.

− Mos e montoni televizorin në kënd më të madh se 15 gradë.

Familja e
produktit

Inç

Spec. VESA (A * B)

Vidhë standarde

Sasia

Televizor LED

32

200 X 200

M8

4

Mos instaloni bazamentin për mur ndërkohë që televizori është ndezur. Mund të sjellë
lëndimin e personit nga goditja elektrike.

[UF4500-XH]BN68-04807F-06L16.indb 14

2013-12-19 9:30:36

Advertising