Zgjidhja e problemeve – Samsung UE32F4500AW User Manual

Page 193

Advertising
background image

Shqip - 13

Shqip

Zgjidhja e problemeve dhe informacione të tjera

Zgjidhja e problemeve

Nëse keni ndonjë pyetje lidhur me televizorin, drejtojuni më parë kësaj liste. Nëse asnjë nga këto këshilla
nuk zgjidh punë, vizitoni “www.samsung.com” dhe shtypni te "Support", ose kontaktoni numrin e qendrës
telefonike që ndodhet në kapakun e pasmë të këtij manuali.

Probleme

Zgjidhjet dhe shpjegimet

Televizori nuk ndizet.

• Sigurohuni që kordoni elektrik është futur siç duhet në prizë dhe në televizor.
• Sigurohuni që priza elektrike në mur funksionon.
• Provoni të shtypni butonin

P

në televizor për t'u siguruar që problemi nuk vjen nga telekomanda.

Nëse televizori ndizet, drejtojuni “Telekomanda nuk punon” poshtë.

Nuk ka figurë/video.

• Kontrolloni lidhjet e kabllove. Hiqni dhe rilidhni të gjithë kabllot e lidhura me televizorin dhe me pajisjet

e jashtme.

• Vendosini daljet e videove të pajisjeve të jashtme (kuti kabllori/satelitori, DVD, Blu-ray etj.) për të

përputhur lidhjet me hyrjen e televizorit. Për shembull, nëse një dalje e pajisjes së jashtme është

HDMI, duhet të lidhet me një hyrje HDMI në televizor.

• Sigurohuni që pajisjet e lidhura të jenë të ndezura.
• Sigurohuni të zgjidhni burimin e duhur të hyrjes.
• Rindizeni pajisjen e lidhur duke e hequr nga priza dhe më pas duke rilidhur kabllon e rrymës së

pajisjes.

Telekomanda nuk punon.

• Ndërroni bateritë e telekomandës. Sigurohuni që bateritë janë vendosur me polet (+/–) në pozicionet

e duhur.

• Pastroni dritaren e transmetimit të sensorit në telekomandë.
• Përpiquni ta drejtoni telekomandën nga televizori në largësi 150-180 cm.

Telekomanda e marrësit/dekoduesit nuk

ndez apo fik televizorin dhe nuk rregullon

volumin.

• Programoni telekomandën e kabllorit/marrësit që të komandojë televizorin. Drejtojuni manualit të

marrësit/dekoduesit për kodin e televizorit SAMSUNG.

Ky panel TFT LED përdor një panel që përbëhet nga pikëza të vogla që kërkojnë teknologji të
sofistikuar për t'u prodhuar. Megjithatë, mund të ketë disa pikëza me shkëlqim ose të errëta në ekran.
Këto pikëza nuk do të kenë asnjë ndikim në funksionimin e produktit.

Për ta mbajtur televizorin në kushte optimale, përditësojeni me firmuerin më të fundit në faqen e
internetit së Samsung-ut me USB (Samsung.com > Mbështetja > Shkarkime).

Disa nga figurat dhe funksionet e mësipërme disponohen vetëm në modele të caktuara.

[UF4500-XH]BN68-04807F-06L16.indb 13

2013-12-19 9:30:36

Advertising