Samsung UE32F4500AW User Manual

Page 197

Advertising
background image

Shqip - 17

Shqip

Parandalimi i rrëzimit - Sigurimi i televizorit në mur

Kujdes: Tërheqja, shtyrja ose ngjitja mbi televizor mund të bëjë që televizori të
rrëzohet. Në veçanti, sigurohuni që fëmijët të mos varen ose ta destabilizojnë
televizorin. Nëse ndodh kjo, televizori mund të bjerë, duke shkaktuar lëndime të
rënda ose vdekje. Ndiqni të gjitha masat e sigurisë që paraqiten në Broshurën
e Sigurisë që vjen me televizorin. Për të rritur stabilitetin dhe sigurinë, mund të
blini dhe të instaloni pajisjen kundër rënies, siç përshkruhet më poshtë.

Për të shmangur rrëzimin e televizorit

1. Vendosni vidat në kapëse dhe shtrëngojini fort në mur. Sigurohuni që vidat të jenë instaluar fort në mur.

Mund të keni nevojë për materiale shtesë, si mbajtëse, në varësi të llojit të murit.

Meqenëse kapëset, vidat dhe kabllot e nevojshme nuk përfshihen, duhet t'i blini veçmas.

2. Hiqni vidat nga pjesa e pasme në qendër të televizorit, vendosini në kllapa dhe shtrëngojini mbi

televizor.

Vidat mund të mos jepen me këtë produkt. Në rast të tillë duhet t'i blini veçmas sipas
specifikimeve të mëposhtme.

Specifikimet e vidave

• Për 32 inç: M8

3. Lidhni kllapat e vendosura në televizor dhe kllapat e fiksuara në mur me

një kabllo të fortë dhe më pas lidheni kabllon fort.

SHËNIM

− Instaloni televizorin pranë murit në mënyrë që të mos bjerë

mbrapsht.

− Një mënyrë e sigurt është lidhja e kabllos në mënyrë të atillë që

kllapat e fiksuara në mur të jenë në një nivel apo më poshtë se
kllapat e fiksuara në televizor.

− Zgjidheni kabllon para se të lëvizni televizorin.

4. Verifikoni që të gjitha lidhjet janë siguruar siç duhet. Kontrolloni herë

pas here lidhjet për shenja problemesh ose dëmtimesh. Nëse keni
ndonjë dyshim në lidhje me sigurinë e lidhjeve, kontaktoni një instalues
profesionist.

Muri

[UF4500-XH]BN68-04807F-06L16.indb 17

2013-12-19 9:30:37

Advertising