Këshillë për përdorimin – Skil 8003 CA User Manual

Page 135

Advertising
background image

135

• Kontrolli i vazhdueshëm i nxehtësisë (mbrojtja nga

mbingarkesa)

Mbron elementin e nxehjes nga dëmtimi kur pajisja është

e mbingarkuar pa u detyruar ta ndaloni dhe/ose ta lini të

ftohet për pak kohë

- kur temperatura ngrihet shumë, elementi i nxehjes

fiket vetë, kurse motori vazhdon të punojë dhe krijon

ajër të ftohtë

- kur temperatura të ketë rënë ndjeshëm (zgjat vetëm

disa sekonda), elementi i nxehjes do të ndizet

automatikisht

! kur pajisja fiket pas punës në një përcaktim të lartë

të temperaturës, dhe ndizet përsëri pas një pushimi

të shkurtër, mund të zgjasë pak para se elementi i

nxehjes të arrijë në temperaturën e dëshiruar

KËSHILLË PËR PËRDORIMIN

• Heqja e bojës/llakut 8

- përdorni një spatull të pastër, të mprehtë

- gërryejeni fort, kur boja të zbutet

- eksperimentoni për të përcaktuar gjatësinë e kohës që

duhet për të ushtruar nxehtësinë për rezultate

optimale

- gërryeni menjëherë bojë e zbutur ose ajo do të

forcohet përsëri

- mbani një kënd 30° deri në 40° midis pajisjes dhe

materialit

- hiqni bojën dhe copërat menjëherë nga spatulla për të

parandaluar ndezjen e tyre

- gërryeni me sipërfaqen e drurit, kur është e mundur

- mos e drejtoni rrymën e ajrit të nxehtë drejt të njëjtës

sipërfaqe për një kohë të gjatë

- hidhni mbetjet e bojës në mënyrë të sigurt

- pastroni plotësisht zonën e punës pasi të përfundoni

punën

! kini kujdes kur të hiqni shtresat e bojës në

ndërtesa të vjetra; në të kaluarën ndërtesa mund

të jetë lyer me bojë që përmban plumb, që është

shumë helmuese

! ekspozimi edhe ndaj niveleve të ulta të plumbit

mund të shkaktojë dëmtime të rënda nervore dhe

të trurit; fëmijët e vegjël dhe të palindur janë

veçanërisht të rrezikuar

! boja me bazë plumbi të hiqet nga një specialist

pa përdorur pistoletën me ajër të nxehtë

SHEMBULL TJETËR I PËRDORIMIT:

★ heqja e shtresës së murit (sintetike)

• Heqja e bojës/llakut mbi xham 9

- gjithmonë përdorni gypin e mbrojtjes së xhamit F kur

punoni mbi xham

- hiqeni bojën me një spatull manuale

! mos përdorni pajisjen për heqjen e bojës në

dritare me kornizë metalike; metali është

përcjellës i nxehtësisë dhe mund të shkaktojë

thyerjen e xhamit

• Heqja e ngjitëseve (përdorni gypin e rrafshët G) 0

- shumë ngjitëse bëhen më të buta kur nxehen, duke

lejuar ndarjen e lidhjeve ngjitëse dhe heqjen e

ngjitësve të panevojshme

! nxehini ngjitëset në anën e sipërme

! gjithmonë kini kujdes që të mos e nxehni shumë

sipërfaqen poshtë

SHEMBUJ TË TJERË TË PËRDORIMIT:

★ heqja e linoleumit dhe tapetit me vinil

★ heqja e pllakave të tapetit me fibra sintetike

★ heqja e rimesos/vendosja e shiritave të rimesos

★ zbutja/shkrirja e ziftit, kallajit, bitumit, dyllit (përdorni

gypin e rrafshët G)

★ dyllosja (mobilie) (përdorni gypin e rrafshët G) !

★ heqja e ngjitësit

★ lirimi i vidave, dadove dhe bulonëve metalikë të

ndryshkur/të shtrënguar fort

★ heqja e parafinës së qirinjve (mos e nxehni shumë

sipërfaqen poshtë)

★ riparimi i qirinjve të thyer/rikthimi i qirinjve të përkulur

në formën origjinale

• Përshtatja me tkurrje @

- përdorni gypin e reflektorit H ose gypin e zvogëlimit J

- zgjidhni një tub me përshtatje me tkurrje me diametër

të përshtatshëm me atë të materialit

- nxehni tubin në mënyrë të njëtrajtshme

SHEMBULL TJETËR I PËRDORIMIT:

★ mbështjellja me tkurrje

• Ngjitja e tubave të ujit #

Kjo pajisja është më e përshtatshme për punën me

bashkues të butë (pika e shkrirjes nën 400°)

- përdorni gypin e reflektorit H

- pastroni plotësisht të dyja pjesët bashkuese para

ngjitjes

- nxehni paraprakisht të dyja pjesët dhe përdorni tel për

saldim (mos përdorni tel saldimi me bazë plumbi)

• Shkrirja e tubave të ngrirë të ujit $

- përdorni gypin e reflektorit H

- nxehni zonën e ngrirë në mënyrë të njëtrajtshme

! mos shkrij e tubave të ujit me PVC

! tubat e ujit është e vështirë të dallohen nga tubat

e gazit; nxehja e tubave të gazit është shumë e

rrezikshme - rrezik shpërthimi

SHEMBUJ TË TJERË TË PËRDORIMIT:

★ shkrirja e bravave të ngrira të makinës (pozicioni 1,

maks. 70°C) (përdorni gypin e zvogëlimit J)

★ shkrirja e frigoriferëve ngrirës (mos dëmtoni paretin

plastik)

★ shkrirja e shkallëve dhe rrugicave me akull

• Dhënia e formës për tubat plastikë

- përdorni gypin e reflektorit H

- mbusheni tubin me rërë dhe izolojeni në të dyja anët,

për të shmangur përdredhjen e tubit

- nxeheni tubin në mënyrë të njëtrajtshme duke e lëvizur

nga njëra anë në tjetrën

SHEMBUJ TË TJERË TË PËRDORIMIT:

★ dhënia e formës për të gjitha materialet plastike me

shkrirje në pikë të ulët (polietilen, PVC, etj.)

★ dhënia e formës për të gjitha materialet plastike me

shkrirje në pikë të lartë (xham akrilik, pleksiglas, etj.)

★ dhënia e formës dhe përkulja e pllakave të tapetit me

fibra sintetike

★ dhënia e formës dhe përkulja e drurit (ndërtimi i

modeleve)

• Ngjitja e plastikës

- vija e ngjitjes duhet të jetë e pastër dhe pa vajra

- mbajeni shufrën e shkrirjes në vijën e ngjitjes dhe

ushtroni nxehtësi deri sa shufra e shkrirjes të bëhet

ngjitëse

Advertising